Ramush, o Ramush ndalu mate veten?!

Opinione

Ramush, o Ramush ndalu mate veten?!

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Ramush Haradinaj

Në këto tre-katër muajt e fundit gati së krejt jeta politike është bërë rrëmujë rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, pasi që presidenti i deri tanishëm Hashim Thaçi dha dorëheqje për shkak të aprovimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për mbi 100 krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Zgjedhja e presidentit është bërë mollë sherri midis partive politike se kujt i takon ta ketë presidentin nga radhët e veta. Kanë filluar edhe pazaret midis partive dhe se zgjedhja e presidentit është bërë mollë sherri, nuk lëshojnë pe asnjëra ndaj tjetrës, secila dëshiron me e pas presidentin nga radhët e veta. Thënë në mënyrën më të thjeshtë asnjëra nga partitë të interesuar për president nuk meritojnë ta kenë nga radhët e veta presidentin, sepse liderët e këtyre partive nuk janë figura unifikuese janë persona përçarës, persona mafioz, hajna dhe plaçkitesh së shtetit të korruptuar deri në fyt, njerëz të cilët nuk e kanë pa dinjitet dhe pa respekt nga populli.

Kështu për shembull; PDK-së, se cilës të dy liderët janë pas grilave në Hagë po synon që për president ta nominojë Vlora Çitakun ambasadore e tërhequr nga vet Thaçi nga SHBA për të cilën mendoj së nuk është një figurë e qëlluar, duke e pas parasysh se vjen nga PDK, parti kjo e cila për shumë vite ishte në pushtet e që cilësohet më keqqeverisje dhe afera e skandale korruptive dhe së nuk mund të jetë ndonjë faktor unifikues ashtu siç nuk ishte as Hashim Thaçi i cili kurrë liderët e partive politike nuk ia shkelën derën e pragut në presidencë, kurse partitë tjera Vlora Çitakun po e konsiderojnë si pinjolle e Thaçit.

Edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nuk është i pa interesuar për president, jo që nuk e dëshiron, por e ëndërron por e ruan si në fshehtësi, duke mos u shprehë haptas. Isa Mustafa poashtu nuk mund të jetë një figure e përshtatshme unifikuese për shkak të karakterit të tij i njohur si grindavec i cili është pa qëndrime dhe pa parime, nuk i zënë fjala fjalën, të pretë në besë sa çel e mbyll sytë. Ky njeri u ngjitë në LDK duke e sharë PDK dhe SHIK-un por kur e përforconte pozitën e tij shkonte e bënte koalicion prapë me ta duke e treguar fytyrën e tij prej një karrieristi të paskrupullt. Po ndihën zërat se për me u bë president Isa Mustafa duhet me e dërgu Skënder Hysenin ne Amerikë te Grinelli për ndihmë, ashtu siç e kërkoj prej tij ndihmën për rrezimin e Qeverisë Kurti.

Ky njeri është i papërshtatshëm për president sepse është një finok përçarës dhe figure jo unifikuese. Por, dosido figura më tragjiko-komike e cila ka hyrë edhe zyrtarisht duke u nominuar nga partia e tij AAK është Ramush Harajdinaj.

Ramushi punën e postit të presidentit e ka kapë për qyke, donë me u bërë president më zor, me shantazhe dhe kërcime së gjoja vetëm ai paska merita për këtë post. Që sa muaj Ramushi sorollatet nga një parti të tjetra, por edhe nëpër media e portale duke vajtuar duke kërkuar “kokrrat”për president.

Hiç nuk ka dert, bile as fytyrë që kërkon me ngulim të bëhet president ani pse partia e tij e ka vetëm një grusht deputetësh. Ky njeri e ka aq në qejf pozitën në pushtet sa që as gjumin nuk bënë të qetë.

Që nga pas çlirimit të vendit partia e tij AAK e ka luajt vetëm rolin e patericave në formimin e qeverisë nga partitë tjera. Bile tashti po kërcënon haptas se do ta rrezojë qeverinë e çka mos tjetër nëse nuk e zgjedhin për president të vendit, pra është një njeri me arrogancë të tepruar, i korruptuar me pasuri enorme për të cilën nuk ka zgjedhë mjete se si ka ardhë deri te ajo. Si njeri nuk e ka kaçikun për president.

Është njeri me shkollë “partizançe” të përfunduar pasluftës, nuk është njeri i kalibrit për ta udhëheqë shtetin si brenda poashtu edhe jashtë ne arenën ndërkombëtare. Por gjithsesi për tu bërë president merr turrë, jep kërcënime sikur donë me u bërë më zor president i vendit.

Ramush, o Ramush ndalu?!

Sepse nuk është presidenca për ty, nuk bëhet njeriun president duke kërkuar vota si në “pazar specash”, por postin ta sjellë partia e jote e cila kurrë nuk po mundet t’i bëjë kurrë më shumë se 12 deputetë. Pra, ndalu o Ramush mos merr yrysh, mate veten? Sepse po thonë nuk është presidenca për ty, sepse tanimë e kuptove se plase nga zori dhe votat askush nuk po t’i jep, sepse ambicie për president kanë edhe partitë tjera që kanë shumëfish deputetë më shumë se ti. Më mirë për ty është t’i kthehesh partisë, ta reformosh atë, t’i kthehesh elektoratit tënd sepse vetëm ata në zgjedhje mund të të ndihmojnë dhe askush tjetër.

Në fund duke i pas parasysh figurat qe po sillën ne rrethin vicioz për president të vendit del as njeri nga udhëheqësit e deritashëm pa kurrë fare autoriteti dhe bile pa kurrfarë dinjiteti, nuk e meritojnë ta udhëheqin shtetin, sepse shteti e donë një figure të autoritetshëm unifikuese, të respektuar.

Mendoj së do të ishte më vend dhe për të mirën e vendit që partitë politike t’i hedhin këto “verzllama” rreth presidentit sepse asnjëra nuk e kanë ndonjë figurë të përshtatshme pos atyre të korruptuara të “domolisura” për të parin e vendit.

Do të ishte shumë më mire që partitë politike të bien dakord që për president të ardhshëm të vendit të jetë një figure jashtë partive politike i cili ka një bagazh politik, patriotik dhe atdhetar, një figurë unifikuese që e bashkon kombin dhe jo qe e përçanë siç veproi Hashim Thaçi gjatë gjithë kohës i cili shkoi aq larg sa që të mos e ndalnin që në gjendje edhe ta ndajë Kosovën.

Figura të tilla unifikuese me dije, mençuri dhe diplomaci ka mjaftë në vend siç janë: Murat Jashari, Jusuf Buxhovi e shumë të tjerë të cilët kanë krdibilitet politik, shkencor të respektuar nga populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat