Rama Ik nga Vlora: “Bualli e bën, bualli e ha”!

Opinione

Rama Ik nga Vlora: “Bualli e bën, bualli e ha”!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Qamil Gjyrezi

Nga Vlora e “Lungomares” mrëmë u hodhën thirrjet: “Edvini vret të rinjtë, biznesin e vogël, vret shpresën e pensionistëve! Inteligjenca dhe mencuria e vlonjatëve ka dy shprehje popullore vlonjate që janë shumë aktuale për situatën ku e ka degraduar Edvin Rama qytetin e pavarësisë dhe të dijes: “Ku ka zjarr do të dali tym” dhe “Bualli e bën, bualli e ha”!

Reagimet e qytetarëve vlonjatë për situatën aktuale social-ekonomike dhe papërgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve të tij të qeverisë Rama, janë një shkëndijë për ndryshimin e qeverisë së Edvinit, që si “Buall” premtoi shumë por nuk bëri asgjë për qytetarët e thjeshtë të Vlorës!

Vlora është e pavarësisë e patriotizmit dhe e demokracisë. E quajta “metaforikisht” “Vlora e Lungomares”, mbasi propaganda e Rilindjes së Edvin Ramës e prezantoi me bujë të madhe si model zhvillimi për turizmin dhe ekonominë në Vlorë!

Në realitet Lungomare është shumë e rëndësishme, por nuk mban me bukë dhe ilace pensionistët e Vlorës dhe nuk mbështet biznesin e vogël që është në ditët e tija më të këqia në qytetin bregdetar të jugut të Shqipërisë. Biznesi i vogël i deklaroi Kryetarit të opozitës Lulzim Basha për gjëndjen e mjeruar, ku e ka degraduar Rilindja e Edi Ramës në këta 7vite.

Në tezgat e varfëra qytetarët vlonjatë flasinpër situatën aktuale ekonomike. Ata janë të zhgënjyer me “Kryeministrin mashtrues” që i mori votat, i premtoi parajsën dhe i solli ferrin shpirtëror dhe material, një ekonomi të varfëruar në palcë. Lungomare me të vërtetë zhvillon një zonë të qytetit dhe disa biznese, por nuk është shpëtimi i vlonjatëve që meritojnë një qeverisje më të mirë dhe më funksionale. Bashkia e Vlorës dhe kryetari Dritan Leli, vegël e Edi Ramës, i kërkon taksat “deri më një”, kësaj shtrese duke mos i toleruar as varfërinë e tejskajshme.

Pensionistët e Vlorës u ankuan për pensionet qesharake të qeverisë së Ramës, sic ishte rasti i ish-mësuesit të fizikës, që paratë e pensionit nuk teprojnë vetëm për të pirë një teke raki dhe një kafe dhe për bukën e gojës, pët ilace as që bëhet fjalë.

Pritja e ngrohtë që i bënë Zotit Basha është edhe një shpresë e madhe për ndryshimin e madh me drejtuesin politik Zotin Bujar Leskaj të P.D.-së së Vlorës, në qytetin e Edvinit që i “bëri Lungomaren”, por i gënjeu dhe solli varfëri të tejskajshme për qytetarët e thjeshtë.

Ndryshimi fillon nga e gjithë Shqipëria, por këtë herë edhe Vlora do të jetë në ballë të ndryshimit, që mrëmë me pankarta qytetarët e Vlorës, e “akuzuan shtetin dhe kryeminstrin Rama për vrasjen e të riut 25 vjecar nga Tirana.

Kur të jep fjalën vlonjati e mban dhe Vlora do da ndëshkojë kryeminstrin Edvin Rama që mbi të gjitha vrau shpresën për të ardhmen e Vlorës dhe Shqipërisë.

Si përfundim po sjelli edhe njehere, dy shprehjet popullore shumë domethënëse vlonjate: “Ku ka zjarr do të dali tym” dhe “Bualli e bën, bualli e ha”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat