2020 viti i mbrapsht për neve dhe botën

Opinione

2020 viti i mbrapsht për neve dhe botën

Nga: Fehmi Rama Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Fehmi Rama

Errësira kosovare

Viti 2020 për Republikën e Kosovës ishte një nga vitet më të errëta që nga paslufta.

Ekonomia jonë edhe ashtu e brishtë u godit nga pandemia, pasojë e saj humbëm mijëra vënde pune.

Arrestimet e krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale ishte kryesisht produkt i punës së prokuroris serbe. Beogradi zyrtar nuk po lë gur pa lëvizur vetëm e vetëm që krimet e tyre para botës t'I ekuilibrojë mE viktimat tona.

Hashim Thaçi natyrshëm dha dorëheqje nga pozita e presidentit dhe uroj për stabilitet të vendit.

U krijua një momentum i ri politik, Kushtetuta jonë parasheh që pozita e presidentit është unifikuese dhe në rast se mbetet vakante atëhere u.d. e presidentit bëhet kryekuvendari në kohën prej 6 muajsh.

Urimi për ndërgjegjësim!

Ndërgjegjia jonë shtetërore dhe nacionale në rrethana të tilla që gjEndemi duhet të jetë në piedestale të larta, në mënyrë që egot për gllabërim pozitash institucionale të mos ekzistojnë.

Po që se jemi atdhetarë atëherë të paktën për pozitën e presidentit do duhet futur shpatat në këllef, duke uruar që në atë pozitë të kemi njeriun e formësuar si intelektual, si atdhetar dhe si unifkiues.

Bota në 2020

Iranianët rrëzuan një aeroplan ukrainas, ku mbetën të vdekur 176 persona.

SHBA-të eleminuan komandantin e forcave elite iraniane, Qasim Soleimani.

Një miliard kafshë u asgjësuan dhe 25 njerëz humbën jetën, pasojë e zjarrëve në Australi.

Covid -19 goditi botën, nga kjo pandemi humbën jetën mbi 1.6 milionë njerëz, ekonomia në mbarë botën pësoi tkurrje.

Megjithatë Biden fitojë zgjedhjet në SHBA, ku në janar të 2021 pritet të marrë pushtetin, andaj uroj të jetë ky ogur i mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat