Dija dhe paraja nuk vijnë prej qiellit

Opinione

Dija dhe paraja nuk vijnë prej qiellit

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Shpend Salihu

Më vjen keq që shumë qarqe të caktuara në Kosovë, përfshirë shumë intelektual të devotshëm për çështjen kombëtare, kanë rënë pre e manipulimeve të grupeve dhe qarqeve të ndryshme fetare, dhe ky populli ynë i përvuajtur ndër etapa të ndryshme të historisë është bërë pre e manipulimeve dhe indoktrinimeve të qarqeve të tilla fetare.

Në parim do duhej thënë se materia e fut në lëvizje sistemin psiko-motorik dhe gjendjen metafizike të individit në shoqëri, çfarë nënkupton që kjo rrit vetëbesimin e individit, normal mvarret edhe prej strukturës gjenetike të ADN-së, gjë e cila e rrit potencën e individit që në aspekt intelektual, fizik dhe psikologjik të jetë në gjendje të ballafaqohet me sfidat e ndryshme në jetë, punë, sport, familje etj.

Botëkuptimi religjioz se besimi fetar të rrit potencën intelektuale dhe të sjell paranë nuk qëndron, sepse ai që nuk lexon dhe studion le të i lutet kujtdo asnjëherë nuk do bëhet i mençur, ai që nuk punon dhe nuk mundohet të përfitojë kapital e të rregullojë gjendjen e tij financiare personale dhe familjare, asnjëherë nuk do bëhet i pasur, sepse paraja duke vegjetuar dhe ëndërruar dhe duke iu lutur kujtdo nuk bie nga qielli, ai që nuk merret me aktivitet fizik, sado që të i lutet kujtdo, asnjëherë nuk do arrijë të krijojë fizikus të mirë. Broçkullat e grupeve fetare mbi përjetësinë nuk qëndrojnë sepse askush deri më tani nuk u ringjallë që të na dëshmojë të kundërtën. Teoria e evolucionit biologjik të Çarles Darvin, mbi zanafillën e krijimit të njerëzimit, ku përmes evolucionit biologjik, erdhi deri tek etapat e fundit të krijimit të njerëzimit ku të parët tonë evoluan prej australopitekusit deri tek homosapienci, akoma nuk kanë arritur grupet fetare të i përgënjeshtrojnë, pasiqë nëse shiqohet struktura antropologjike e gorillave, shifet jo vetëm struktura antropoligjike e ngjajshme me njeriun, pos që njeriu e ka bishtin e reduktuar, e gjithashtu edhe gjestikulacionet dhe mimikat e tyre janë të ngjajshme me të njeriut, pos që truri i tyre ishte shumë më i reduktuar e me kohë pësojë metamorfozë dhe evoluim radikal të zhvillimit të mbamendjes dhe sistemi psiko-motorik i avancuar arriti që ta konfigurojë qëndrimin e shtyllës kurrizore, dhe lëvizjet e trupit të jenë më në simetri ose të koordinuara sesa të qenieve të para arkaike.

Sidoqoftë ky koncept është edhe koncept i kokave briliante Amerikane dhe rendit të iluminatëve që racionalitetin e mendimit, dhe gjykimit, si dhe strukturën gjenetike të ADN-së, pra prejardhjen e familjeve të ndryshme e marrin si pikënisje të evoluimit edhe më të madh të pasardhësve të tyre, se normal familjet intelektuale dhe inteligjente, në shumicën e rasteve krijojnë fëmijë edhe më të avancuar sesa vet. Karl Jung psikonalisti i madh, i cili gjithashtu ishte Iluminatë, thekson se zhvillimi psiko-fizik dhe intelektual i individit, mvarret prej përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës intelektuale dhe fizike që ai bën, për të u munduar të jetë sa më ideal ose i përsosur në këtë rrafsh, por se edhe shumë faktorë ndikojnë në arritjen e një shkalle të caktuar të perfeksionimit të këtij individi e faktori kryesor është prejardhja gjenetike e më pas avancimi i tij i palodhur intelektual e fizik, e normal si faktor sekondar e cekë edhe rrethin dhe mjedisin në shkollë dhe shoqëri, që ai të jetë në të ardhmen një figurë e ndritur prej të cilit mund të pres familja dhe shoqëria ku ai jeton dhe vepron.

Për fat të keq, pas luftës në Kosovë, çarqet anti- Shqiptare, Ruse-Serbe- Turko- Greke, disa përmes OJQ-ve të ndryshme disa përmes strukturave të UNMIK-ut, ku këto çarqe ishin të inkorporuar, arritën të legjitimojnë shumë organizata fetare, lëvizje fetare të ndryshme me qëllim të manipulimit dhe indoktrinimit shoqëror në Kosovë. Siç kam shkruar më parë prej vitit 1945 e deri kah vitet e 60ta Rusët në bashkëveprim me Alekandar Rankoviçin famëkeq e Milovan Djilasin si dhe shumë figura të asaj kohe arritën që heshtazi të i sjellin mbi 150 hoxhallarë nga Rusia të cilët mësuan gjuhët Boshnjake, Shqipe dhe Maqedone e u shkepën nëpër këto troje, duke u folur se Isaia do ringjallet dhe se e tërë bota do bëhet muslimane, duke u thënë se nuk u duhet pasuria as shkollimi, sepse përmes pasurisë së tepërt do varfërohen gjoja se në aspekt shpirtëror, gjersa përmes shkollimit do devijojnë nga rruga e zotit. Ishte tendenca tek ne Shqiptarët të dominojë injoranca dhe analfabetizmi si dhe skamja ekonomike-sociale që ta nënshtrojnë këtë popull të përvuajtur. Në këtë qëllim Rusëve dhe shkijeve u shërbenin edhe qarqet Greke dhe Turke, pasiqë siç dihet Turqia prej kohës së mbretërisë Serbe- Kroate- Sllovene, në vitin 1918 e deri në fillim të viteve 60ta, i manipulojë shumë Shqiptarë, duke i dërguar në Anadolli, duke u ndërruar emrat dhe duke i Turqizuar e më pas arriti të u imponojë të martohen mes vehte sepse në atë kohë Turku as nuk u jepte as nuk u merrte vajza, dhe Shqiptarët e përvuajtur u detyruan të martohen kushërinj mes vete, që të huajt i thonë porka mizëria, pra ishte tendenca e degradimit të Shqiptarëve si rasë. Këtë veprim e bën Grekët të cilët sipas shumë historianëve janë Arvanitas, pra burojnë nga fiset tona Pellazgo- Ilire, të cilët ua imponuan fenë ortodokse dhe emrat Grekë, Shqiptarëve e krejt kjo me qëllim që ta asimilojnë popullin Shqiptar, duke ia mohuar emrat Shqiptar e gjithashtu edhe përdorimin e gjuhës dhe kulturës Shqiptare, e cila sipas shumë historianëve Amerikano- Anglez, gjuha Shqipe është gjuha më e vjetër në botë dhe shumë ngjason me gjuhën Pellazgiane.

Andaj të lëmë broçkullat fetare siç thoshte i madhi Fan Stilian Noli, mos shifni kisha dhe xhamia, sepse feja e Shqiptarëve është Shiptaria. Të vazhdojmë të shkollohemi e edukohemi e të ngritemi në aspekt ekonomik, siç bën miqtë tonë Amerikan, me qëllim që të i mposhtim çarqet Anti- Shqiptare kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat