Kryefjala e kastës politike kosovare, është çështja e presidentit

Opinione

Kryefjala e kastës politike kosovare, është çështja e presidentit

Nga: Hafiz Shala Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:56
Hafiz Shala

Në një situatë në të cilën gjindtë vendi, me pandemi, më një gjendje të rënd ekonomiko sociale, më protesta e greva e të pakënaqurve e që janë shumicë, pa president, më një qeveri të cilën e drejton koha e jo kjo ti paraprijë ngjarjeve për mos mbetur pas tyre.

Në krejt ketë rrëmujë, çështje primare u bë çështja e presidentit me pretendues që, nuk e manifestojnë shumicën e elektoratit por, gjithnjë duke u bazuar ne pazare e kalkulime politike të pandershme, të pamerituara, aq ma keq, edhe më një bekraund komprometues.

Nuk kemi individ të cilin mund t’i glorifikim për punën dhe veprimtarin e tyre ne poste partiake e shtetërore që do t’u besonim ne mbrojtje të interesave të shtetit dhe popullit.

Pasi nuk kemi një individ të tillë atëherë, e kemi familjen emblematike dhe heroike Jashari, nga gjiu i secilës do të mund të kemi kandidatin i cili do të propozohet për postin e presidentit, si apartiak dhe ky ngërç do të hiqej nga rendi i ditës deri në ndryshimet e Kushtetuese.

Shkaku dhe arsyeja, shkojnë paralelisht sepse, ngërthehen interesat karrieriste, pra lufta për pushtet, duke e mbivlerësuar vetën si ma i merituari ani pse atë duhet ta vlerësoi populli përmes votës së lirë, por, ajo që është edhe ma kryesorja, marrja e pushtetit, për ta ruajt status quon, që do të thotë, vazhdimi më politikat e vjetra të cilat e favorizojnë e jo e luftojnë, krimin, korrupsionin, nepotizmin, kapjen e shtetit dhe drejtësisë si çështje kyçe për avancimin dhe përmirësimin e imazhit të zbehur të Kosovës në arenën ndërkombëtare, posaçërisht  vazhdimin e bisedimeve kudo të ndërmjetësohen nga miqtë tan ndërkombëtar të cilët, për fatkeqësinë tonë, gjërat janë aq të mjegulluara e të paqarta sa që, është ma se e nevojshme një politikë e re reale sipas vullnetit të sovranit i cili deri me tani, nuk ishte përfillë por ishte i nëpërkëmbur nga ish udhëheqja e instaluar përmes pazareve politike te cilës i ndihmoi edhe faktori ndërkombëtar i pa ndërgjegjshëm dhe i dëmshëm për interesa të Kosovës.

Kacafytjet politike në distancë, fyerjet e denigrimet në mes udhëheqësve shtetëror e partiak përmes portaleve dhe mediave vizuale, janë një e pashpresë për çfarëdo marrëveshje apo konsensuse shtetërore të cilat e pamundësojnë çdo tentim krijimi i unitetit apo ndonjë dakordance minimale qoftë edhe në temat me interes nacional, që del së është s’mundje kancerogjene e pa shërueshme.

Në një shkrim timin para sa ditësh më titull: Do të shokohemi në vazhdim se çka është përgatitur nga njerëzi tanë në pushtet e parti politike... Aty është menduar për shumë skenarë të cilat vetëm kemi mund t’i imagjinojmë pasi, nuk kemi pasur qasje në dokumentet e e marrëveshjeve tjera si kjo e Uashingtonit ndër të cilat, pos tjerash, doli së në një pikë ka ekzistu edhe propozimi për amnestimin e krimeve të dy anshme, në marrëveshjen Kosovë-Serbi, siç deklarojë Ivica Daciq të cilën Serbia kategorishtë e ka refuzuar më pretendim së Kosova po iu ikë krimeve që i bie, pala kosovare po ndihet fajtore për krimet që i ka bërë, duke i barazuar me ato të Serbisë.

Tani, sa po duket, Grenell, më pëlqimin fillestar të dy palve, për qellim ka pasur që ta shpëtojë presidentin nga akuzat për krime për favoret të cilat ishte në gjendje t’i bënte presidentit Trump e Grenell për të fituar vota gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet  aktuale në SHBA si veprime “historike“ duke i “pajtuar dy popuj dhe duke i ndaluar vrasjet” dhe mbarimin e dy popujve historikisht të acaruara.

Fatkeqësisht, sapo kalon koha, po dalin gjëra të dëmshme për shtetin për çka populli ma së paku është i informuar qoftë edhe partneret e koalicionit dhe anëtaret e qeverisë.

Pushtetarët e rijnë që do të vijnë pas zgjedhjeve të reja, duhet të kenë kujdesin maksimal se në çfarë “ minave “ politike, e  marrëveshjeve të fshehta skutave më Serbinë më politikan  të pamoralshëm dhe dinak,  në bashkëpunim të deleguarin e Presidentit Trump, Richard Grenell, duke fshehur të vërteten duke biseduar më udhëheqës të cilët nuk e kanë besimin e popullit  duke i rrezikuar interesat e vendit, deri në atë nivel ku iu janë dhënë premtime edhe për amnestime qofshin ato edhe krime ndaj njerizimit por, duke i kamufluar në përmbajtje të një “ marrëveshje historike” e cila, po të zbatohej, do të jetë historike për të keq për Republikën e Kosovës.

Prandaj, këtu qëndron rezistenca e lëshuarjës së pushtetit sepse, do të dalin skandalet njëra pas tjetrës.

Ai i cili pas zgjedhjeve do të vijë në pushtet, duhet të ketë kujdes sikur kur të kur ecin mbi një fushë të minuar më mina, siç i quajnë në terminët ushtarake që, mund të jenë nga ato që aktivizohen duke shkelur mbi të apo, ato të cilat aktivizohen përmes një teli të padukshëm duke e tërheq. Të dytat janë vdekjeprurëse.

Gjykata Speciale në Hagë, po merret rreth krimeve të pretenduara ndaj njerizimit të ish udhëheqësve të UÇK-së, qofshin politik apo ushtarak të cilët kanë angazhuar avokat më të njohur për t’i mbrojtur për “ pafajësinë “ e tyre. E futa në thonjëza fjalën pafajësi sepse, nëse presidenti është i sigurt në” pafajësinë “ e tij ndaj akuzave për krime ndaj njerizimit, atëherë, pse i angazhon 5 avokat të njohur.

Pablo Escobar ( Pablo Emilio Escobar Gaviria) një narkoterorist nga Columbia i cili ishte themelues dhe udhëheqës kryesor i shitjes dhe distribuimit të drogës një përfitues miliarda dollarësh i cili, në vitin 1992 ka pasur një përfitim prej 32 miliard dollarësh më një ekuivalencë prej 49 miliard dollarësh. Në një moment, kur vajza e tijë kishte të ftoftë, ai për ta ngrohë vajzën, i kalli 2 milion dollar që të ngrohej e qetësohej.

Nuk kam lexuar së ky narkoterorist i ka angaxhue 5 avokat. A do ta ngarkojnë buxhetin e shtetit të varfër të Kosovës apo, shpenzimet do t’i mbulojë vet ish presidenti dhe ndoshta, përmes “ Fondit “për mbrojtjen e presidentit apo, larg qoftë, shpëlarje parash.

Nëse nuk është fake news së, pasuria e tundshme dhe e patundshme e presidentit arrin deri në 300 milion euro, atëherë, nuk ka vend për brengosje.

Sido që të jetë, t’iu kthehem pak lajmeve shpresëdhënëse për Kosovën,

Mbrëmë, definitivishtë Kolegji Zgjedhor, e shpalli Presidentin të zgjedhur Joe Biden si fitues të më 306 vota elektorale, kundër Donald Trump i cili fitojë 232 vota elektorale.

Trump, i pat varë shpresat së, rastin mund ta dërgojë në Gjykatën Supreme duke menduar se do t’i ketë votat e gjykatësve të nominuar nga ky dhe, fitoren ta kthej në interes të tij.

Fatbardhësisht së Gjykata Supreme në SHBA, njeh vetëm zotin dhe ligjin dhe askënd tjetër kur është pyetje drejtësia. Pra, Presidenti nuk ka kurrfarë fuqie ndikuese e as urdhëruese, siç ndodhe në shtetet tona shqiptare.

Mbajtja e Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë në Kongresin Amerikan kur në vend të Kongresmenit Eliot Engel, mik i shquar i shqiptareve, i cili, si mik i vërtetë ia la amanetin më të dhëna dhe dëshmi rreth çështjes së Kosovës në duar të Kongresmenit Gregory Meek, pas zgjedhjes se tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.

Se, bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të vazhdojnë pasi Administrata e Biden ta marr detyrën, pra, më 20 janar, që për udhëheqjen e re të Kosovës është një ndër detyrat prioritare.

Per ketë marrëveshje, duhet një ridefinim apo Platform e re duke i përfshi temat aktuale si çështja e dhembshme e të pagjeturve dhe shumë temave tjera.

Duke e pasur kujdes së, bisedimet me Serbinë deri tani, janë zhvilluar në mënyrë jotransparente, të dyshimta dhe definitivishtë të dëmshme, duke i dhënë përparësi interesave personale për të shpëtua nga akuzat e rënda qoftë edhe nëse rrezikohen interesat e Kosovës si, tërësia territoriale përmes iniciativave të diktuara nga Serbia.

Dukët së shpresa për Kosovën po rikthehet. Atë që e paralajmëroi miku im dhe i shqiptarëve, Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Server se, zonja e hekurt dhe shumë e nderuar, mikja e ditëve të vështira kur bisedohej për fatin e Kosovës, do të jetë pjesë e ekipit negociator e zgjedhur nga Presidenti i zgjedhur Biden e që të dytë ishin prezent në seancën e Komitetit për Marrëdhënie  më Jashtë, të them ashtu, pranim dorëzimi i detyrës në mes të dy Kryesuesve.

Kosova, definitivishtë, pas ndërrimeve në Administratën Amerikane, duke ardhur në pushtet miku i shquar dhe luftëtari i paepur për të drejtat e shqiptare në një përudhë 30 vjeçare, pas zgjedhjeve të reja në Kosovë, pas një pushteti demokratik të zgjedhur nga populli dhe i konsoliduar, viti 2021, do të jetë vit historik i shpresës për popullin shqiptar të Kosovës duke u qliruar përfundimisht nga kasta e vjetër hajduto kriminele dhe kapës e ngulfatëse të shtetit të cilët, e vodhën, e vranë dhe, deshën ta copëtojnë.

Popullit, edhe njëherë po i po i jepet shansa ti zgjedhe ata të cilët i besojnë. Ardhmëria, mund të jetë e ndritshme vetëm atëherë kur sovrani e jep fjalën përmes votës së  lirë dhe demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat