William Walker, ambasador me moral të lartë njerëzor

Opinione

William Walker, ambasador me moral të lartë njerëzor

Nga: Rexhep Torte Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:16
Rexhep Torte

Besojmë e shpresojmë se ambasadori William Walker mund ta ndihmojë edhe sot Kosovën në realizimin e e veprimeve tejet të rëndësishme për Kosovën, por që nuk deshtën t’i realizojnë udhëheqësit e derisotëm në Kosovë në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri në diasporë dhe kudo në botë, e kanë rrënjosur në zemër ambasadorin William Walker, si mikun dhe shpëtimtarin e Kosovës, për guximin, mençurinë dhe përgjegjësinë e një personaliteti me moral të lartë njerëzor.

William Walker më 16 janar 1999, në cilësinë e ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, i cili ndiqte situatën e agresionit gjenocidal e vrasës të Serbisë në Kosovë, pasi vizitoi vendin e masakrës së kryer në Reçak një ditë më parë nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë, deklaroi se, “ Ngas ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është njgjarja më etronditëse në jetën time”.

Kjo deklaratë sensibilizoi opinionin mdarkombëta dhe e alarmoi Administratën i Bill Clinton-it për aktivizimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi.

William Walker me një vetëdije dhe urtësi të lartë profesionale e njerëzore, në situatën dhe kohën e duhur bëri punën e duhur për ta ndaluar agresionin gjenocidal e vrasës të Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

William Walker me përvojën, përgjegjësinë dhe angazhimin e tij mund ta ndihmojë edhe n sot Kosovën në grumbullimin e dëshmive të krimeve të Serbisë në Kosovë, në përkthimin e tyre në gjuhë të huaja dhe në shpërndarjen e tyre te ambasadorët në OKB, në BE dhe në KE, gjë të cilën udhëheqësit e derisotëm në Kosovë nuk deshtën ta bejnë në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

William Walker një veprim të këtillë mund ta bëjë mbi baën e përgjegjesisë ë tij ndaj punës, duke hartuar një projekt të mirfilltë për grumbullimin e dëshmive të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, gjë që nuk deshën ta bëjnë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës gjatë qeverisjes së tyre 21 vjeçare.

William Walker me përvojës së tij organizative munt të hartojë një projekt për grumbullimin e dëshmive të krimeve serbe në Kosovë, dhe me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, mund t’i angazhojë ekspertët e fushave përkatëse për këtë qëllim, duke filluar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë dhe tërë ekspertët ekzistues në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në diasporë.

Mjetet financiare për një veprim kaqë të rëndësishëm e domethëës për Kosovën mund të sigurohen nga Qeveria e Kosovës, dhe nga donatorët të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare.

Grumbullimi i dëshmive të krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99, në libra të shkruar, në dokumentarë filmikë, dhe në dokumente tjera, dhe shpërdarja e tyre te ambasadorët e OKB-së, BE-së dhe KE-së, do të ishte gjëja më e dobishme për Kosovën, në drejtim të luftimit të suksesshëm ndaj diplomacisë genjeshtare të serbisë, e cila e ka dëmtuar shumë Kosovën.

Në këtë drejtim do të ishte i mirëseardhur edhe angazhimi për përgatitjen dhe botimin e një libri me të vërtetat dhe faktet e gjenocidit shekullor serb ndaj shqiptarëve fisnikë dhe paqedashës.

Ky libër njëherit do të ishte edhe përgjigja me e efektshme e librit skandaloz dhe me gënjeshtra e të pavërteta që e botoi ditë më parë Serbia në gjuhë të huaja me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20”.

William Walker mund të inicojë edhe një projekt për restaurimin edhe të Kompleksit Memorial “Adem jashari” në Prekaz, mjetet të cilat do të siguroheshin nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë nga Kosova dhe diaspora shqiptare.

Autoritetet dhe intelektualët në Kosovë duhet të mendojnë që një institucion i rëndësishëm në Kosovë të pagëzohet me emrin Wiliam Walker, për të qenë gjithmonë i pranishëm në kujtesën mbarëshqiptare brez pas brezi, si mik i përzemërt i shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat