Albin Kurti, gabove shumë. E dëmtove Kosovën, të akuzuarin, LVV-në dhe vetën. Pse?!

Opinione

Albin Kurti, gabove shumë. E dëmtove Kosovën, të akuzuarin, LVV-në dhe vetën. Pse?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Albin Kurti

U shokova nga ajo që e lexova se ju i keni dërguar letër Gjykatësit të Hagës për lirimin e zotit Rexhep Selimi, duke i lënë anash të akuzuarit tjerë.

A nuk e konsideron këtë, ndërhyrje në gjyqësi dhe atë ndërkombëtare?!

A nuk mendove së kjo letër, ma shumë e dëmton së sa i ndihmon të akuzuarin apo, të akuzuarit.

Edhe veprimet e pa matura të Veteraneve të luftës më dosjet më të cilat, ma shumë e dëmtojnë procesin se sa e sfidojnë këtë gjykatë.

Duhet hequr nga mendja dhe veprimi më mentalitetin tonë të degjeneruar duke menduar së, edhe këto gjykata mund ta kontrolloni dhe të ndikoni.

U befasova me zotin Glauk Konjufca në një debat ku u deklarua se Hashim Thaçi është i pafajshëm. Sipas kësaj logjike, edhe të tjetër duhet të ishin të pafajshëm.

Një gjë është e vërtetë. Në Kosovë dikush është vrarë, dhe dikush i vrau. Serbia jo, sepse, ajo nuk ishte më në Kosovë. A duhet hulumtuar së kush i bëri këto krime.

Në një moment, mendova se mos ke kaluar në PDK pasi, zoti Thaçi është themelues dhe ideolog i kësaj partie që, nuk do të më befasonte nëse këtë do ta kërkonin anëtaret e kësaj partie.

 

Keni krijuar një konfuzion, tek unë sa që vërtetë jam në dilemë se, kush është i ndershëm, nëse ka nderë në politikë, e që ju po iu referoheni përkrahësve tuaj numerikisht të mëdhenj, sipas sondazheve aq sa janë të sakta, dhe, si do të rezonojnë tani votuesit potencial pas këtyre veprimeve dhe deklarimeve kontradiktore më të cilat po bien në kundërthënie me vetveten e  që në tërë elektorati, do të krijohet një rrëmujë.

Tani unë “do të propozojë që, Parlamenti i Kosovës t’i drejtohet kësaj Gjykate më kërkesën që të gjithë të akuzuarit të lirohen më kusht”.

E vëra në thonjëza që do të thotë, absolutisht nuk mendojë kështu dhe, po të vepronte Parlamenti i Kosovës në ketë mënyrë, Kosovën do ta injoronte bashkësia Ndërkombëtare si jo serioze.

Tani, më duhet t’i bashkëngjitëm vërejtjes miqësore dhënë nga ana e profesori të nderuar, Enver Bytyçi i cili iu drejtua zonjës Vjosa Osmani, më këshillë që të ketë kujdes më Albin Kurtin.

Unë personalisht, dua dhe do të kem simpati dhe do t’ua jepi përkrahjen të gjithë atyre që janë të ndershëm dhe punojnë për shtetin dhe popullin. Kjo, asnjëherë, nuk do të nënkupton një përkrahje blanko dhe të përhershme.

Më këshillojë veprimeve politike, me a po pa qëllim, është lojë më elektoratin i cili, më të drejtë në shenjë zhgënjimi, edhe do t’u bojkotojnë.

Atëherë, kë ta zgjedhin ata të “gjorë”?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat