Edi Rama, po i kushton “shumë shtrenjtë” shqiptarëve!

Opinione

Edi Rama, po i kushton “shumë shtrenjtë” shqiptarëve!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Qamil Gjyrezi

Edi Rama është kryeministri post-komunist që po i kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve në planin material dhe mendor duke bere represion social qe con ne depresion social.

Shqiptarët prej 7vitesh janë nën stresin dhe depresionin e qeverisë Rama me kosto te medha!

Ndjenja dhe emocione negative si rezultat i "reformave" te deshtuara në favor të oligarkëve dhe jo të njerëzve kanë krijuar një gjendje negative, pesimiste shpirtërore dhe mendore.

Pesimizmi njerëzor ka të bëjë me një dhimbje të vazhdueshme, ku personi pesimist nuk angazhohet dhe s`ka besim për tu angazhuar apo të kryer një punë, pra njeriut pesimist  i mungojnë përpjekjet për të realizuar apo pasur atë që i mungon.

Lexova pardje ne nje media, që Shqipërisë i duhen vite për të arritur nivelin ekonomik europian!?

Katastrofa natyrore dhe "Katastrofa rilindase" 7 vjecare po i bëjnë njerëzit shumë pesimistë dhe të paqartë për të ardhmen e tyre.

Po lexoja përsëri sot në lajm në media, që Rilindja e propagandon si arritje, që rroga minimale nuk do të jetë nën 30.000 mijë lekë. Nuk e kuptoj se cfarë mund të blejë një shqiptar me 30.000 lekë, ushqimin, shkollimin, faturat  e energjisë ujit apo ilacet!?

Me këta të dhëna të qeverisë, pesimizmi për të gjithë shqiptarët është në cdo qelizë të tyre dhe do të kthehet në "patologji".

Shqiptarët në këta 7 vite janë keqtrajtuar në zyrat e shtetit, në gjykata, në rrugë nga "policia politike", nga njerëzit e rrugës që edhe ata janë të pashpresë dhe stresi dhe depresioni është sot pjesë e jetës së gjithsejcilit shqiptar.

Qeverisja 7 vjecare e Edi Ramës ka shkaktuar një depresion social që është vështirë të përmirësohet, jo më të kurohet.

Depresioni është një gjendje me humor të ulët dhe neveri ndaj aktivitetit. Mund të ndikojë në mendimet, sjelljen, motivimin, ndjenjat dhe ndjenjën e mirëqenies së një personi. Mund të shfaqë trishtim, vështirësi në të menduar dhe përqendrim dhe një rritje ose ulje të ndjeshme të oreksit dhe kohës së kaluar për të fjetur. Njerëzit që përjetojnë depresion mund të kenë ndjenja degjenerimi, mungesë shprese dhe ndonjëherë, mendime vetëvrasëse.

Të gjithë shqiptarët kanë një gjendje me humor të ulët, kanë sjellje dhe mendime të cuditshme, ndjejnë trishtimi, kanë vështirësi në përqendrim.

Kjo gjëndje depresive është si rezultat i qeverisjes  7 vjecare dhe katastrofës natyrore që i dëmtoi nga pak të gjithë mendërisht dhe shpirtërisht.

Psikologja Juela Mecani shkruan: "Kriza ekonomike dhe varfëria i ka ulur në gjunjë shqiptarët. Dukshëm ka dy realitete. I pari është  realiteti me shifra në ngritje që i duhet bankave dhe ministrisë, një realitet ky i bukur proqeveritar që përkrahet në shumë raste edhe nga ekspertë të huaj, një makroekonomi librash e burokratësh por që nuk mbush barkun e pjesës më të madhe të shoqërisë. Realiteti tjetër është ai që shikojmë e ndeshim ne njerëzit që jetojmë në tokë e jo në hënë, realitet që e shikon edhe në lagje që dikur presupozoheshin për të kamur, e që sot bëjnë pazar me lista në minimarketet e lagjeve, Pazar ky për të mira parësore materiale, pra bazën ushqimore e të higjienës. Por ajo që është edhe më shqetësuese është se, me shumë gjasa, shoqëria shqiptare është në depresion social. Varfëria dhe konjukturat ekonomike jo të favorshme, si një minë me sahat, kanë bërë të shpërthejnë spiralet mendore të ankthit e panikut, duke e futur tërësisht shoqërinë tonë në pasiguri për të nesërmen. Kush jeton në varfëri rezulton të ketë një rrezik më të madh sëmundjesh mendore kundrejt moshatarëve të të njëjtës gjini por që janë të kamur.Depresion social si rrjedhojë e një represioni social.Por nëse krizën ekonomike pushtetet e paguajnë shtrenjtë përmes zgjedhjeve dhe humbjeve e ndërrimit të pushteteve, kush paguan për këtë depresion social që po shkatërron familjet, që po prish ekuilibrin mendor tek të rinjtë, që po huton ose drejton keq të vegjlit, që po u heq dinjitetin të moshuarve? Në Shqipëri nuk do të paguajë askush e kjo do të jetë nesër më e rëndë se sa dëmtimi i ADN-së. (Juela Mecani 2019)

Qeveria e Rilindjes i ka dëmtuar shqiptarët edhe materialisht.

Kriza ekonomike e qeverisë 7 vjecare dhe situate pandemike i bën njerëzit të vuajnë dhe të jenë të pashpresë.

Kriza shëndetësore si rezultat i pandemisë dhe i të ushqyerit shumë keq po i bën të gjitë të vuajnë cdo ditë e më shumë.

Mbi 200.000 familje shqiptare ushqehen vetëm një vakt në ditë, që ndikon tek imuniteti fizik dhe mendor i njeriut.

Policia përdor dhunë dhe humbet besimin tek qytetarët e një vendi. A munden shqiptarët të ankohen në polici, kur "drejtuesit" e saj bashkëpunojnë me narkotrafikantët?!

Edi Rama dhe ministret e tija akuzohen nga media që shpenzojnë para publike për udhëtime të shtrenjta.

Zoti Lulzim Basha shkruan në statusin e tij: “Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”.

Prandaj nëse situate nuk ndryshon shumë shpejt Edi Rama do t’i kushtojë shtrenjtë të gjithë shqiptarëve dhe dëmi material dhe mendor do të jetë i pa riparueshem dhe i shërueshëm në të ardhmen.

Vetëm ndryshimi do të sjelli shpresë dhe do të krijojë optimizëm për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve, duke shpëtuar nga Kryeministri që i’u "kushtoi shtrenjë" në këta 7 vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat