Liqeni i Ujmanit është çështje e mbyllur

Opinione

Liqeni i Ujmanit është çështje e mbyllur

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:11
Liqeni i Ujmanit

Çështja e Liqenit të Ujmanit ( Gazivodes) duhe shikuar edhe ndryshe, gjithnjë duke u thirrë në fakte, dokumente edh duke iu referuar kohës së ndërtimit të tij. Në shtypin e Kosovës vazhdimisht shkruhet:” I ndërtuar në fund të viteve `70 nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, shtet ky tanimë i vdekur, ai të enjten rrinte i qetë para një furtune politike që së shpejti do ta godasë në tërë gjatësinë e tij prej 23.3 km, në gjerësinë mesatare rreth 300 e thellësi mbi 100 m (gazetat e Kosoves)”

Ata që shkruajnë harrojnë që digen e Liqenit të permendur e kishte ndërtuar Kosova , në kuadër të kompetencave të saja që i kishte si njësia e tetë integrale e Jugosllavisë . Me qëllim po “harrohet “ të përmendet Kushtetuta e vitit 1974 e cial ishte edhe promotor i intervenimit të fuqive të mëdhe Euro-amerikane kundër Republikes së Serbisë-Malit të Zi. Intervenimi i përket kohës kur Jugosllavia nuk egzistonte më .

Mos të harrojmë që:” Kosova për herën e parë, më 28 shkurt të viti 1974 miratoi Kushtetutën e saj, edhe pse nuk u lejua të jetë në grupin e shteteve që njiheshin republika të Jugosllavisë. “.Me miratimin e Kushtetutës së viti 1974, Kosova si krahinë, fitoi kompetenca që ngritën debate dhe kundërshtime të fuqishme nga ana e Serbisë.

Image

“Më 1976 nga Serbia u tentua që të rishikohen edhe njëherë raportet kushtetuese mes Serbisë dhe dy krahinave. Kosova dhe Vojvodina refuzuan çfarë do rishqyrtim i dhe ajo çështje shkoi te kryetari i shtetit Josip Broz Tito. Ai e mbylli atë çështje me një konkludim se Kushtetuta e Jugosllavisë është aprovuar, kushtetuta e njësive federale janë aprovuar.”

Shikoni, unë po e shkruaj atë që ishte, aspak nuk më intereson nëse dikujt i pëlqen apo jo . Të këthehemi pak mbrapa në vitet 1971dhe 1072:” Amendamentet kushtetuese të viteve 1971-1972, bazë e ndryshimit të statutit juridik të Kosovës”

Në korrik të vitit 1966 në Brione u mbajt Mbledhja e IV e KQ të LKJ, që njihet me emrin Plenumi i Brioneve, i cili shënoi një etapë të re në zhvillimin e Jugosllavisë. Në këtë Plenum u mënjanua rryma unitariste e ultrashoviniste e udhëhequr nga serbët, ku triumfoi rryma më demokratike në krye me Titon e përkrahësit e tij. Vendimet e Plenumit të Brioneve patën një rëndësi të veçantë edhe për Kosovën dhe viset e tjera shqiptare jo vetëm sepse u zvogëluan në një farë mase dhuna dhe terrori mbi shqiptarët, por edhe për arsye se për herë të parë do t’u kushtohej kujdes më i madh Kosovës e shqiptarëve dhe zgjidhjes së problemeve të tyre të shumtë “

Na pëlqeu apo jo, ne duhet të cekim se: “Diskutimet kushtetuese që u organizuan kudo në Kosovë, i udhëhiqte një Komision i Posaçëm në krye të të cilit ishte Fadil Hoxha, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në shumë tubime të aktivëve politikë si në Gjakovë, në Prishtinë, në Gjilan, në Pejë, në Mitrovicë etj….u kërkua që me Kushtetutën dhe ligjet e RSFJ kombësia shqiptare të emërtohej kombi shqiptar, të lejohej përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar dhe Kosova të shpallej Republikë. Në këtë mënyrë kërkohej që popullit shqiptar t’i njihej e drejta e vetëvendosjes.”

A ishte kështu apo jo ? “Jo pak intelektualë shqiptarë, me argumente hodhën dritë mbi faktorët që çuan në lindjen e Kosovës, si njësi e veçantë territoriale politike, duke veçuar, së pari faktorin kombëtar. Ata theksonin dhe dëshmonin se shqiptarët e Kosovës në të gjitha dokumentet e partisë dhe të pushtetit gjatë LANÇ quheshin komb ose popull e jo kombësi. Me argumente historike shkencore u kundërshtuan dhe pikëpamjet antishqiptare të shfaqura në simpoziumin e Novi Sadit nga dr. Radomir Lukiç dhe dr. Jovan Gjorgjeviç, të cilët mohonin qenien e Kosovës si element kushtetues i Federatës jugosllave (Syrja Pupovci, Nuk është shkencë ajo që predikon pabarazi, Përparimi ,” Prishtinë”, 10 prill 1971, fq. 205., Esat Stavileci, Autonomia dhe federalizmi, Përparimi, Prishtinë 1971, nr. 1, f. 71.,)

Pas debatit publik që zgjati më shumë se gjysmë viti, Kuvendi federativ miratoi më 21 shkurt 1974, kushtetutën e re të RSFJ. Disa ditë më vonë secili kuvend republike dhe krahine autonome miratoi kushtetutën e vet. Kushtetuta e KSA të Kosovës u miratua më 28 shkurt të vitit 1974. Kjo ishte kushtetuta e parë e KSA të Kosovës.
Pra : “Kushtetuta Federative e përcaktonte KSA të Kosovës si pjesëmarrëse të drejtpërdrejtë në kushtetutën e federates Jugosllave “

(Mos të harrojmë :” Në Bujan në vitin (1943-1944) u arrit një marrëveshje ndërmjet komunistëve nacionalistë e patriotëve të tjerë shqiptarë dhe nacional-komunistëve serbo-malazeze për respektimin e të drejtave të popullit të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit pas lufte, të drejta që shkonin deri tek shtetformimi dhe shkëputja nga Jugosllavia e Versajes, marrëveshje që u prish nga Millovan Gjilasi, me urdhër të Titos.)

(Mos të harrojmë; Në Kosovë u hap më 1970 Universiteti i Prishtinës. Nëse pas Procesit të Prizrenit shqiptarët persekutoheshin për armë, serbët thanë se me hapjen e këtij universiteti “shqiptarëve ua dhamë topat”! Kosova kishte Akademinë e Arteve dhe Shkencave, si dhe Radiotelevizionin e Prishtinës, institucione këto që i çelën rrugë ngritjes së tyre intelektuale e kulturore. Në pranverën e këtij viti (1974) marrin hov po ashtu punimet në ndërtimin e Pallatit të Shtypit, që edhe sot njihet si Rilindja, e që ishte motor i zhvillimit të shqiptarëve. Në këtë vit miratohet Kushtetuta e re e Jugosllavisë, me të cilën shqiptarëve u njihen më shumë të drejta, kurse Kosova bëhet element konstitutiv i Federatës jugosllave.)

Të dalim tek Liqeni i Ujmanit:’ “Serbia as që ka qenë, e as që ka mundur të jetë e involvuar kur është ndërtuar objekti. Ky tentim për involvim tash është një lloj blofi që përdoret për zgjedhje e edhe për të bërë propagandë jashtë, se gjoja ata kanë pasuri këtu. Është fakt se ky liqen në një pjesë të vogël prek territorin e Serbisë pas akumulimit të ujit, por për këtë ekzistojnë praktika dhe konvente ndërkombëtare, për mënyrën se si adresohen çështjet në këto raste. Ndaj kjo çështje në aspektin e pronësisë dhe disponimit është praktikisht një çështje e mbyllur.”

“Sa investoi Kosova e sa është i rëndësishëm për të liqeni i Ujmanit?

260 milionë dinarë i kishte paguar Kosova që ta realizojë digën dhe projektin për Liqenin e Ujmanit në fund të viteve të 70-a. Përveç tyre, edhe 45 milionë të tjera i kishte marrë kredi, po që vetëm një pjesë të vogël kishte arritur ta paguante si pasojë e inflacionit të kohës, raporton KTV.”
Pra , Ujmani ishte investim dhe vepër e akterëve të Kushtetes së viti 1974

Liqeni në një pjesë të vogël e prekë territorin e Serbisë. ( Kufinjt e Kosovës sot janë,po ata të Kushtetutes së vitit 1974 ). Duhet të thirremi konkretisht në shembujt me shtete që na rrethojnë dhe praktikat botërore në kë këso raste: “Liqeni i Kukësit ose siç njihet nga shumëkush Liqeni i Fierzës, shtrihet përgjatë rrjedhës së Drinit të Bashkuar deri në qytetin e Kukësit dhe vijon në rrjedhën e Drinit të Bardhë deri në Nashec të Prizrenit e në rrjedhën e Drinit të Zi deri afër Skavicës së Kukësit. Sipërfaqja e këtij liqeni në territorin e Shqipërisë është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2. Niveli i ujrave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra. Ky liqen u krijua në vitin 1976 me ndërtmin e hidrocentralit të Fierzës “.

Po mire, me çfarë të drejte Kosova mund t`i thoshte Shqiperisë se Liqeni i Fierzës është i joni ? As që guxon!

Çështja e përmbytjes se tokave në Kosovë nga Liqeni i Fierzes, si dhe përmbyetja e tokave të Serbisë nga Liqeni i Gazivodes janë të rregulluara me marreveshjet ndërshteërore Shiperi-Jugosllavi dhe në rastin tonë Kosovë-Serbi Ku janë ato marrëveshje?

Image
Liqeni i Kukësit i shtrirë në Shqiperi dhe Kosovë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat