Vuçiqi i shkruan Ramës!

Opinione

Vuçiqi i shkruan Ramës!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq

Miku im i shtrenjtë kryeministri Rama.

Unë të jam mirënjohës për rrugën që ne kemi zgjedhur, afrimin e dy popujve tanë. Shikoni se si EU-ja, po na injoron. Unë dhe ti me kohë e hetuam këtë prandaj edhe zgjodhëm hapat, që te formojmë Minishengenin Ballkanik. Kjo zgjidhje do të vërehet që ka qenë ideja më e mirë për dy popujt tanë dhe rajonin.

Për fat të keq kemi edhe të tillë që na hudhin gurë dhe pengesa në rrugën tonë. Miku im, ne duhet të këmbëngulim dhe t´i demaskojmë të gjithë ata që janë kundër një ideje të tillë, sepse ndryshe ne nuk do të arrijmë që t´i ndihmojmë vendet dhe popujt tanë.

Unë dhe populli im serb si gjithmonë do t´i qëndrojmë pranë popullit shqiptar të Shqipërisë, sepse ne gjithnjë kemi pohuar se udhëheqësit shqiptar të shtetit tuaj keni vizione, gjithmonë së bashku me ne, keni punuar dhe punoni për të ardhmen e popullit tuaj. Kjo është dëshmuar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Thënë të drejtën ne kemi vështirësi me kosovarët, po ata janë disi ndryshe nga ju, duket sikur iu mungon edukata familjare dhe janë të mbushur plot urrejtje ndaj nesh. Ne gjithmonë kemi bërë përpjekje që t´i afrojmë, t´u ndihmojmë dhe të palëkundur u qëndrojmë këtyre parimeve, po me ta nuk është e lehtë.

 E marr me mend se të njejtat vështirësi me kosovarët i keni edhe ju, andaj propozoi që në këtë drejtim të punojmë së bashku.

Ne ashtu siç kemi biseduar dhe jemi marr vesh do të vendosim afate dhe do t´i definojmë agjendat për bashkim dhe bashkëpunim. Të jeni të bindur se rrugës sonë do t´i bashkohen edhe të tjerët.

 Dikush duhet t´u prijë këtyre proceseve, nëse jo unë dhe ti, nga kush mund të presim iniciativa të tilla. Po mbetëm që ta presim tutje EU - në do të vendnumrojmë.

Unë do të bëjë përpjekje që t´i bindi Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën, kurse unë pa ndihmën tënde nuk mund t´i bindi kosovarët, sepse ju i njihni si na urrejnë ata deri në racizëm.

Unë e di se në të kaluarën kanë ndodhur gjëra të tmerrshme si për ne ashtu edhe për ta, po e kaluara duhet të mbetet e kaluar dhe ne duhet të orientohemi drejt së ardhmes dhe perspektivës.

I dashur kryeministër Rama, me dashuri të fuqishme e mora lajmin se gjatë fjalimit në parlamentin tuaj të Vjosa Osmanit, kinse ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës e Metohisë, ju nuk ndodheshit në sallë. Unë ju kuptoi dhe për këtë, ju përkulem dhe ju shpreh falenderimet vëllazërore. Ju e dinit që ajo fund e krye do të fliste kundër Serbisë dhe popullit serb. Ju e dinit po ashtu që me patriotizëm tutje nuk mbërrinë as në fshatin më të afërm, prandaj në këtë kohë dixhitale duhet të orientohemi drejt së ardhmes, po të gjithë si unë nuk ju kuptojnë ju, e aq më pak kosovarët.

I dashuri mik dhe kryeminister i vendit tim fqinj, politikani dhe shkrimtari i vendit tim Draskovic, gjithmonë flet me respekt dhe dashuri për atdhetarin tuaj Esat Pashën. Ai thotë se rregullisht viziton varrin e tij në Paris duke e falenderuar dhe çmuar për angazhimin e tij dhe miqësinë ndaj popullit serb.

Unë po ashtu po ju premtoi ju se unë gjeneratave të ardhëshme të popullit tim do tua lë për detyrë që për ju të këndojnë, të ju lartësojnë, të ju ngrisin përmendore dhe të ju sjellin lule pranë varrit tuaj, për përpjekjet dhe angazhimin që po bëni për afrinë e popujve tanë.

Sikurse shkrimtari Draskovic që ka simpati dhe dashuri ndaj Esat Pashës, po ashtu unë do të kem të njejtën dashuri ndaj popullit tuaj e posaçërisht ndaj jush.

Përjetë i juaji, presidenti i Serbisë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat