Dritan Hila e quan elefant Vjosa Osmanin, reagon Kimete Berisha - ja çka thotë për Bajram Gecajn

Opinione

Dritan Hila e quan elefant Vjosa Osmanin, reagon Kimete Berisha - ja çka thotë për Bajram Gecajn

Nga: Kimete Berisha Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Vjosa Osmani

Burri i Rudina Xhungës (Dritan Hila) e quan Vjosa Osmanin-Elefant.

Dhe e quan 'nënkryetare' e Albinit.

Anipse Vjosa s'është nënkryetare e Albinit, të pyes unë ty:

A më mirë me qenë 'nënkryetare' e Albinit (që kurrë keq nuk i ka bë kujt në jetë) apo si Ti dhe Rudina, adhuruese e sëmurë e Edi Ramës, njeriut më arrogant që ka njohur politika shqiptare!

Kur një grua që i thotë vetes gazetare 'pozitiviste, them unë', e adhuron verbërisht, nuk lë shibël me ra në një politkan që i urren gratë, problem puna...

Pra, kqyre ti veten kur flet për shqiptarë të pakorruptuar, si Albini dhe Vjosa.

Pastaj, të jesh Elefant nuk është keq, është e dhimbshme, sepse elefantët vdesin vetëm.

Edhe kujt gjë keq nuk i bëjnë.

Bajram Gecaj e quan Vjosën 'Dhelpër e vetmuar'.

Dhelpra jeton e vetmuar, fakt, por pa qenë 'dhelpër' nuk mund t'ia nxish jejtën kundërshtarit, ta vësh në pritë atëherë kur më se paku e pret.

Pra, mirë është me qenë dhelpër, por edhe më mirë ndërkohë me qenë edhe luaneshë.

Një herë e veneron armikun pastaj e sulmon.

Krejt diçka me kafshë po u asocojnë gratë.

Veç s'po guxojnë se më me qejf mashkulli shqiptar e quan gruan 'lopë'.

Hajde ky Bajram Gecaj (s'ja rrokë, s'ka sharm as stil as dije), veç këtij të shqipnisë, qysh nuk po i vjen marre së paku prej çikës së tij.

Megjithëse nuk është mirë me nënvlerësu as urrejtjen e Bajram Gecajt ndaj grave që ia shajnë Isa Mustafën.

Një ditë (kësaj vere) te Galeria e Arteve, duke e kaluar rrugën këmbë, ishte me veturë, më pa, ashiqare më shikoi me urrejtje, mundi me

më dhënë rast me trupu rrugën, por nuk më dha përparësi dhe ia shkeli, shllajfiti.

Pra, me pas ngul këmbë unë, me ja lshu rrugën, më së paku isha rrëzu.

Ky dhe të gjithë ata që po sillen si në patriarkat duhet të adaptohen me gratë e zonja t'i kthehen 'xhelozisë retroaktive' dhe ta rikujtojnë faktin se para patriarkatit (ku sundonin burrat) ka ekzistuar matriarkati (ku sundonin gratë).

Pra Juve, gratë ju kanë mësuar të udhëhqni dhe të bëheni prijës (edhe të tyre).

Zemra jem, është mirë m'u shëru nga mizogjinia. Më mirë. Shko shkruj dikund, lutu, gjindu, bën diçka për veten tënde.

Dhe me kuptu se gratë, edhe gruaja më e thjeshtë ty të lënë ulur.

P.S. Zotniu (kavaleri) nuk e fyen gruan as kur ajo e meriton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat