Alketa Gashi gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit

Opinione

Alketa Gashi gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit

Nga: Baki Ymeri Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:57
Alketa Gashi

Alketa Gashi-Fazliu është gazetare. Ajo, është nga Prizreni, por publiku i gjerë e njohu kur erdhi në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”. Fillimet në fushën e gazetarisë i ka nisur në ‘’Radio Prizren’’, kur ishte ende e re. Tani e prezanton me ëmbëlsi emisionin e mëngjesit në ‘’Radio Televizionin e Kosovës’’. Ajo është gazetare dhe gjithashtu shkrimtare – poete. Alketa gjithmonë e ka pasur në gjak shkrimin, bile ka botuar qysh në fëmijërinë e hershme. Megjithatë, pasioni i saj i vërtet është leximi. Kuptojmë se lexon me shumë dashuri. Kjo është familja e bukur e spikeres së lajmeve në “RTK”, shkruan “Kosovarja”. Në bazhdim po japim disafragmente nga revista ”Shqiptari”  me 50 faqe në kolor, kushtuar kësaj Zonje të respektuar. 

SHËNIME AUTOBIOGRAFIKE

Jam redaktore (gazetare dhe prezantuese) në RTK. Mbaj dy programet kryesore: Lajmet qëndrore dhe programin e mëngjesit. Punoj në media prej nëntorit 1999, mënjëherë pas luftës si fëmiu i parë i kyçur në media në Kosovë! Isha 13 vjëçe asokohe. Nnjëkohësisht prezente në radio me emisionet për fëmijë, pastaj në TV! Aktorë amatorë në teatër e disa shfaqjeve. Kam përfunduar shkollën e muzikës - dega violinë. Vij nga Prizreni, e martur në Drenicë dhe jëtoj në Prishtinë. Jam nënë e tre fëmijëve të mrekulluëshëm. Gruaja e një komandanti të UÇK-së. Autore e gjashtë librave të botuar. Në botim kam librin e shtatë, në dorëshkrim dhe dy të tjerë. Dy libra i kam përuruar në Tiranë. Kam dy Master shkencorë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe aktualisht po merrem me studimet e doktoratës. Prezantuese e shumë ngjarjeve me rëndësi në vend (konferencave shkencore, koncerteve, akademive). Anëtare e Unionit të Shkrimtarëvë dhe Kritikëve Shqiptarë. Publiciste e një serë artikujsh politik brënda dhe jashtë vendit. Së fundi më është botuar në Francë nga Shtëpia prestigjioze "Le Harmattan", libri "Lakuriq drejt pavarësisë". Jam autore dhe moderatore e mbi 500 kronikavë të librit, në programin pothuajse me më shumë interes në RTK! Kam organiuar disa fushata ndërgjegjësimi dhe bamirësie ku vlen të theksohet nisma "Brënda dollapit tim" më të cilën arrita të gëzoj një numër të madh familjesh me gjëra të nevojshme elemëntare për jetë. Jam pasionante e ushqimit dhe udhëtimeve. Kkam shëtitur në disa vende dhe më pelqen të ekspërimëntoj me gjëra të reja. Gatuaj shumë mirë dhe ha shumë! Kam një projekt për Yemen - një dokumentar të cilin shpresoj ta realizoj sapo të kalojë pandemia. Jam e shpërblyer për punën time me disa mirënjohje nga institucione dhe organizata!

Krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë

Çdokush që i rikthehet Vlorës kreshnike të 28 Nëntorit, rilindësve tanë, betejave të lavdishme të Skënderbeut, lashtësisë enigmatike shqiptare, do të konstatojë se historinë tonë e fisnikërojnë shembuj të shkëlqyer të shqiptarizmit. Familja, flamuri, gjuha e kombi janë dhunti të shenjta. Hymni kombëtar dhe Flamuri Shqiptar janë sintagma që ndërlidhen me atdheun dhe frymëzimet e atyre që  dinë të ndjekin në jetë një ideal të lartë me moral ideal. Atdhetarë të përkushtuar janë ata që dinë t’i frymëzojnë gjeneratat e reja me atdhetari dhe qytetërim, me bashkim, unitet dhe prosperitet, me vepra konkrete në shërbim të shqiptarizmit dhe respekt ndaj simboleve të kombit. Janë ata që ia kujtojnë ushtarakut dhe çdo shqiptari, detyrën e shenjtë për mbrojtjen e atdheut. Duke qenë ndër më të vjetrit dhe më të bukurit në Evropë, flamuri ynë është dëshmi historike dhe vlerë e lartë, simbol i shenjtë që duhet të duhet, të ruhet dhe mbrohet, me dashuri, vigjilencë dhe trimëri.

Jemi bij të një kombi kreshnik, i gatshëm të të ngrejë në qiell po qe se këtë ndjenjë të shenjtë të atdhedashurisë e dëshmon edhe me fakte konkrete. Jemi popull i mrekullueshëm, në të gjitha pikëshikimet. Askund në botë, nuk mund të gjesh solidaritet më legjendar me rastin e pjesmarrjes masive në varrimin e heronjve të kombit, se sa te shqiptarët e Kosovës. Askush nuk mund ta harrojë heroinën e Prishtinës që hidhet nga ballkoni mbi tankun e okupatorit serb, e mbështjellë me flamurin tonë të shenjtë. “Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë”, ka thënë Enver Hoxha që e donte Kosovën pasi e shiti, dhe e shkretëronte Shqipërinë si sulltan Abdyl Hamiti. Për të vdekurit vetëm fjalë të mira, sepse përveç ligësive, baci Enver mbetet në histori edhe për punë të mira, sidomos kur vjen fjala për ushtrinë, apo për përkrahjen deklarative dhe inspirative të kosovarëve për çrobërim nga okupatori serb.

Historia shqiptare është e shkruar me gjak. I panumërt është numri i atyre që ranë nën hijen e flamurit, duke dhënë jetën për një ideal të shenjtë: për ritkthimin e trojeve stërgjyshore në trungun natyror të Shqipërisë historike. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë para 100  e ca vitesh, ishte shprehja simbolike e Shpalljes së Pavarësisë. Flamuri ynë është krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë. Dha Zoti që një ringritje të këtillë madhështore ta përjetojmë edhe me rastin e Bashkimit të Madh Kombëtar, sepse Kosova kreshnike dha mijëra martirë për çrobërimin e saj.

Dita e Flamurit është fryma e Shqipërisë Etnike. Për publicistin Skënder Zogaj, Dita e 28 Nëntorit, që nga viti 1912 është festë shpirtërore e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe të cilët, në mos paqin guxuar që ta festojnë legalisht, e kanë festuar ilegalisht. Sipas Presidentes Atifete Jahjaga, kjo është Dita që ka mbajtur të gjallë frymën dhe ëndrrën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për të ecur papenguar në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit, në kohë të ndryshme – sa të vështira dhe sfiduese – por me një qëllim të vetëm për të qenë pjesë e pandashme e vlerave demokratike në botë. Zonja Mimoza Lakna thekson se Dita e Flamurit është festa që bën bashkë dhe ngrit peshë shpirtin shqiptar.

Simbol i flijimit, qëndresës, bashkimit dhe ardhmërisë

Gazeta “Drita” e Tiranës (“Organ parimesh nacionaliste”), e drejtuar nga Dr. Zoi Xoxa, konsiderohet si një tribunë e rrallë e atdhetarizmit shqiptar. Duke shfletuar numrin 307 të saj (botuar më 28 Nëntor të vitit 1937), konstatojmë se kemi të bëjmë me vlera të larta të publicistikës shqiptare. Tema qëndrore e subjekteve të dinamizuara me fotografi të rralla historike, ka të bëjë me Lidhjen e Prizrenit, veprimin patriotik të shqiptarëve të mërgimit, Kosovën historike dhe 25 vjetorin e Pavarësisë. Në 20 faqet e saj defilon shpirti shqiptar i botës shqiptare në kohën e Mbretërisë. Gazeta hapet me artikullin-bazë “Flamuri dhe Mbreti”. 

Flamuri, sipas artikullshkruesit anonim, simbolizon jetën e një populli. “Ranë trimat, vdiq Gjergj Kastrioti, Flamuri u fsheh nëpër arkat e moçme të gruas shqiptare, e cila dijti t’i ruajë gjithmonë me devotshmëri të thellë kujtimet e shtrenjta. Kush e din se sa herë, duke e shikuar fshehtazi atë Flamur, nana shqiptare derdhi lot për djemtë që i kishin ra therorë me atë në krye, kush e din se sa herë, duke e puthur dhe vu në ballë, Virgjëreshat arbërore vajtuen të fejuemin, vëllanë, atin qi mbet në fushë të nderit. Gjaku i dëshmorëve nuk shkoj kot: Flamuri i tyne, Flamuri që që ndigjoi kangën “Ja vdekje, ja liri”, ka gjetë sot Shampionin e Math që po ringjall krenaritë Skënderbegiane. Urojmë që populli Shqiptar të tregohet gjithmonë i denjë për krenarinë e emblemit të vet”.

Të panumërt janë poetët tanë i kanë kushtuar qindra vjersha këtij simboli të bukur, që nga rilindësit tanë e deri te shkollarët e ditëve tona. Asdreni  i pavdekshëm, që kur e pa të qëndisur nga Spiridon Iloja në Bukuresht, e konsideronte flamurin si “engjëll i lirisë”, “engjëll i shpëtimit”. Patrioti korçar, Dhimitër Kristo Rëmbeci, qysh më 1934 i drejtohet kësaj vlere kombëtare me këto fjalë: “O Flamuri i Shqipërisë/ me Shqiponjën e Lirisë/ Ku ke qenë do të jesh/ Në Kosovë do të vesh/ Tjetër flamurë të rrëzosh/ Vetëm tinë të valosh”. Bijtë dhe bijat e shqipes po shtohen si lulet e pranverës. Ata e parandjenin se do të vijë koha kur “Flamuri i Shqiptarit/ Do të valojë, edhe në majë të Sharrit”. Eseistët tanë kanë shkruar për kultin e tij duke e konsideruar si “simbol i flijimit”, “simbol i qëndresës”, “simbol i bashkimit”, “simbol i ardhmërisë”. Sivëllezërit tanë e kanë skalitur shqiponjën e tij në banknota, emblema, ballina godinash, tagra automjetesh, pulla e kartolina postare, ballina revistash, duke botuar madje edhe gazeta me emrin e tij. Po i përmendim vetëm disa: 

Fiamuri i Arbërit (La Bandiera dell’Albania), e përmuajshme që e drejtonte në gjuhën shqipe Jeronim de Rada në Kozencë të Italisë (1883-1887); Flamuri i Shqiperis (La Bandiera Albanese), e drejtuar prej prof. Gjusepe Skiros në Napoli, më 1904; Flamuri, fletore e përjavshme, që e drejtonte Faik Konica në Boston, më 1910, me moton “Vetqeverim për Shqipërinë”, me Kryefjalën “Shqipëria për Shqipëtarët” dhe me Porosinë “Mos harroni Skënderbenë, Bashkimin, Krujën, Flamurin!”. Flamuri’ i Shqipërisë (1915), gazetë politike e shoqërore, organi shqiptarëve të Rumanisë që dilte në Konstancë me moton: “Kudo që vete/ Kudo që të jesh/ Mëndjen për Shqipëri ta kesh!”. Gazeta botohej me një mision të lartë patriotik, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të shtetit shqiptar, duke pasqyruar, paralelisht me këtë, edhe veprimtarinë e atdhetarëve të mërgimit. Vijnë pas saj: Flamuri, e përjavshme politike, ekonomike dhe letrare., e drejtuar në Tiranë, më 1922, prej Kristo Luarasit; Flamuri, organ i organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, e përdyjavshme politike, Tiranë, 1944, dhjetra gazeta e revista tjera me flamurin në ballinë si Besa e Stambollit, Shqiptari i Bukureshtit, Kuq e Zi e Brukselit etj.

Patriotizmi nuk këndohet por dëshmohet 

Të jesh patriot don të thotë ti duash prindërit, familjen dhe atdheun. Jo vetëm ti duash, por edhe ti ndihmosh, të punosh e të flijohesh për ta, po qe se paraqitet nevoja. Rilindasit tanë, ndër të cilët edhe Qiriazët, krahas korçarëve, kërçovarëve, kosovarëve dhe krejt shqiptarëve, digjeshin për Shqipërinë. Ata e hanin bukën me djersën e ballin dhe nuk ia shtrinin dorën kujt. E donin Shqipërinë dhe flamurin kombëtar me mish e me shpirt, duke e ruajtur gjuhën e shenjtë amtare, kudo që i hidhnin dallgët e jetës. 

Para 14 vitesh, në malet e Sharrit qëndronin perënditë e Shqipërisë, bijtë dhe bijat më të zgjedhura të popullit, që edhe sot i kemi atje, siç i kemi patur, që nga lashtësia. Në malet e Sharrit e të Karadakut, në Drenicë, Sllupçan e Shipkovicë, në Tanushë, Poroj e Radushë, dhe në qindra lokalitete tjera shqiptare, shpërtheu shqiptarizmi. Shpërtheu vrrulli i shqiponjave me flamur në dorë, dhe me trimëri në zemër. Askush nuk mund t’i harrojë ato ditë heroike, kur shqiptari diti t’i bëjë ballë botës barbare, kur vullneti i burrave, i shkulte malet. Zoti i mbronte ata që përkujdeseshin për shpirtin e kombit, në ato çaste të paharruara, kur parakalonin ushtarët e lirisë, duke patur në ballë flamurtarë të togës, flamurtarë të brigadës, flamurtarë të bataljonit, sokolat dhe sokoleshat e shqiptarizmit, ata që se bashku me ne, presin me padurim që një ditë, ta festojmë së bashku, të bashkuar nën flamurin e Shqipërisë Reale, Ditën e Bashkimit të Madh Kombëtar. 

Sipas Lasgush Poradecit, festa më e madhe e Kolonisë dhe kishës shqipe të Bukureshtit ishte 28 Nëntori: Dita e Flamurit dhe Shën Gjergji: Emri i Gjergj Kastriotit. Këto kremtime bëheshin me bujën dhe madhështinë më të madhe, duke e ftuar në Seli të Kolonisë dhe në kishë autoritetet dhe personalitetet më të larta të vëndit, me mbretin në krye të të gjithëve. Ftoheshin dhe përfaqësitë e huaja, ambasadorët, ministrat, konsujt, të cilët në atë atmosferë ngazëllonjëse të botës shqiptare i jepnin kishës dhe festës një madhëri dhe një madhështi të rrallë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat