Gërnaqat e Valonit dhe lëpisat e sahanave

Opinione

Gërnaqat e Valonit dhe lëpisat e sahanave

Nga: Dedë Preqi Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:34
Dedë Preqi

Besoj se asnjë shqiptar i ndershëm nuk do e merr për mirë një gjest të tillë, që një mërgimtar të rrahi shuplaka atdhetarin e vet shqiptar dhe analist, sikur ishte rasti i Valonit, përshkak të fjalorit të tij, ndoshta të pa matur, që e përdor si fyrje, apo si përshtatje për mërgimtarët në diasporë.

Edhe pse fjala « gërrnaq » jep një lloj niveli të ulët dhe zbërthenë në vete edhe shumë mutacione të tjera të niveleve të veqanta njerëzore, konflikti dhe sjellja e mërgimtarit ndaj përsonit në fjalë nuk sjell zgjidhje dhe as nuk jep ndonjë shembull të mirë, duke ditur se, na lidh diçka më e rëndësishme në mes vete dhe nuk duhet të pretomi aq lehtë përmes një fjale dhe asgjëje tjetër.

Dhe, nëse fillohet në këtë mënyrë të zgjidhen problemet tona, apo në këtë rast në mes diasporës shqiptare dhe atyre që e kultivojnë varacionin e karakteristikës së tyre në fjalë, për ta evituar monotoninë e rrëfimit, atëherë shuplakat nuk do të ndalëshin, duke filluar prej atyre që mërgatën shqiptare e keqpërdorën në mënyra të ndryshme.

Ajo se çka ka dashur të thotë analisti Valoni, me fjalën « gërrnaqe » tregon se ndjenjat e njerëzve manifestohen në përputhje me natyrën e vet, dhe se ato shpeshherë me vetëdije dhe pa vetëdije i egërsojnë dhe i helmojnë raportet tona, dhe pastaj mbas një kohe e kuptojmë se, nga një konstrukt i këtillë dhe shumë të tjera, ndoshta edhe më të thjeshta, shqiptarët kanë rënë pre e tyre, duke treguar rrugën e viktimës së vet, që mund të shkakëtohet nga vetëvetja.

Megjithatë, kemi përshtypjen se, mërgatën shqiptare të gjithë e kemi kuptuar se kush është me kontributin dhe sakrificën ndaj atdheut, sidoqoftë gjeturia e të akceptuarit të diasporës shqiptare, është origjinale dhe fatlume për vepren e vet, aq sa edhe në kohët më të vështira kjo mërgatë ishte një arterje e frytshme dhe aktive, ku e dha pjesën më të çmueshme nga vetja, duke e mos kursyer edhe jetën në shërbim të atdheut dhe njerëzve të vet.

Sot dhe kurdoherë mërgata shqiptare është dhe do mbetët në shërbim të atdheut të vet, edhe pse « gërnaqat » e Valonit, duken të atillë, por « lëpisat e sahanave » janë më të këqij, janë ndoshta edhe bukëpërbysësh, të cilët janë të prirur për një arsye fare të thjeshtë… në një mënyrë, kur bashkëatdhetarët e vet i nënçmojnë, apo i fyjnë si « gërrnaqa «, « rrogëtarë » dhe fjalë të tjera të një niveli të tillë, është e njëjtë, sikur të marrin sharrën dhe të prejnë degët e lisit të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat