Mbrëmja që hyri në histori

Opinione

Mbrëmja që hyri në histori

Nga: Dibran Demaku Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:15
Dibran Demaku

Mbrëmja e 23 dhjetorit e vitit 1989 më zuri tek një mik imi.Ishte një mbrëmje e zakonshme,nëse do të mund të thuhhej për mbrëmjet e atij fundviti.Në të vërtetë ftohtësia e atij viti kishte filluar qysh në muajin mars (dhe pikërisht me datën 23 kur Serbia juridikisht dhe politikisht kishte pushtuar Kosovën.Që nga ai 23 mars,ditët dhe sidomos netët ishin bërë të ftohta dhe të frikshme.Në ato ditë dhe net policia serbe mund të hynte kur të donte nëpër shtëpitë tona,të arrestonte këdo që ia zinte rrugën.
Në ato mbrëmje të errta të funddhjetorit të atij viti,ne mbylleshim nëpër shtëpitë apo banesat tona me frikën se a thua do të na çelte drita aty ku na zinte nata,apo do të zgjoheshim në ndonjë kthinë të burgjeve të kohës.

Siç e ceka edhe në fillim të këtij shkrimi mbrëmja e 23 dhjetorit të vitit të mbrapshtë 1989,më zuri tek një mik imi.Kishim ngrënë darkë dhe pastaj ishim bërë të gjithë sy e vesh të dëgjonim lajmet e televizionit që jipeshin në orën 19,30.Edhe vetë lajmet e atyre ditëve vinin të ftohta, të frikshme.Serbia me krejt aparaturėn e vetë shtetërore kishte vendosur gjithçka nën kontrollin e saj.Edhe lajmet e asaj mbrëmje do të fillonin me integrimet e ndërmarrjeve të ndryshme të Kosovës me ato të Serbisë.Aty ku kishte kundërshtime,Serbia vendoste masa të dhunshme,duke zëvndësuar drejtorin apo udhëheqësin shqiptar me serb,qoftë me serb të Kosovës e shpeshëherë me serb të sjellur nga Serbia.

Lajmet e tilla as që na interesinin,por sikur ishim të detyruar t‘i dëgjonim.Diku nga fundi i lajmeve të asaj mbrëmjeje që do të hynte në histori,u dha një lajm se intelektualët shqiptarë të Kosovës ishin tubuar në lokalet e shoqatës së shkrimtarëve dhe kishin formuar një lloj partie politike. Në krye të asaj partie politike ishte zgjedhur intelektuali i njohur i kohës,dr.Ibrahim Rugova.Kaq,

Lajmi si i tillë edhepse i shkurtër dhe i transnetuar diku krejt në fund,ishte i një rëndësie të veçantë.Dhe siç ndodhë zakonisht pas një kajmi të tillë,ne që ishim në atë ndejë do të fillonim ta komentonim.Dikush thonte se intekektualët shqiptarë të Kosovës kishin bërë mirë që kishin ndërmarrë këtë hap,dikush tjetër nxiste frikën se ky hap ishte i nxituar,dhe mund të ndodhte që Serbia të reagonte ashpër.Mund të ndodhte,thonte dikush se pjesëmarrësit e atij tubimi që kishte themeluar atë parti,mund të arrestoheshin gjatë asaj nate.Miku im,që kishte bërë edhe burg në burgjet serbe do të shtonte:Ky veprim i intekektualëve shqiptar ishte i qëlluar,por sipas tij ishte i vonuar!Dhe kaq!
Dita tjetër do të agonte,nën kthetrat e frikës se athua ishin ende të lirë ata që një ditë më parë kishin filluar të shkruanin ndryshe historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në të.Dhe që në agimin e hershëm turma të mëdha njerëzish të profesioneve të ndryshme si dhe të kategorive të ndryshme sociale do të ia mësynin objektit të shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës,që ishte thuajse e pavërejtëshme si objekt,por që po hynte në histori si asnjë objekt i asaj kohe!Qinda e mijëra shqiptarë të Kosovës do të antarësoheshin vetëm në një ditë Lidhjes demokratike të ...

...kanë kaluar tridhjetë e një vite që nga atëherë.Mua dhe mikut tim na janë zbardhur flokët dhe rrudhat.Por,atë mbrëmje që po hynte në historinë shqiptare që në vete mbante liri e drejtësi,shpresë e besë...ka mbetur gjithnjë e freskët në mendjet dhe shpirtin tonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat