Letër publike për Valon Sylën

Opinione

Letër publike për Valon Sylën

Nga: Kasim Qafleshi Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:37
Valon Syla
Seç na zuri belaja me këto emisione televizive duke i dhënë hapësirë gjithkujtë të shfaqet dhe të diskutoj për neve "GËRRNAÇAT" e diasporës.Nuk e di pse gjithë ky mllef ndaj diasporës.Nuk e di ku është qëllimi.Aq bujë të madhe i paskan dhënë mediat dy grushtëve të Valonit sa që mendova tash do të ngriten në këmbë e mbarë Kosova për të " protestuar" kundër atij gjesti të atij "gërrnaçi" që e grushtoj këtë farë Valonin.
 
Dihet botërisht se në demokraci ndalohet dhuna ndaj fjalës së lirë term ky të cilin kohëve të fundit po e praktikojnë shumë prezantues nëpër shumë debate televizive.Edhe unë,edhe ti,edhe ai,edhe të gjithë jemi kundër dhunës.Ska fjalë.Por shtrohet pyetja

- kush po e nxitë që të ushtrohet dhunë ndaj gazetarëve apo ndaj kujtdo qoftë?!
Janë pikërisht vetë televizionet tona...A thua pse?...
Sepse i japin mundësi të flas lloj-lloj "Gërrnaçi" të botës mediatike e që ai duke shfrytëzuar atë mundësi,fillon e nxit urrejtje ndaj çdo qytetari qoftë brenda në vend apo edhe jashtë Kosovës.Mos harroni,mediat janë ato që mund t'i vënë flakën këtij vendi.
Po ndërlidhem tek fjala e këtij farë Valonit ku tha citoj: "se sipas tij "gërrnaçat" nuk mund të rrahin një gazetar të gazetës BLICK apo të ndonjë mediumi tjetër".Është mëse e vërtetë.Por nuk e di sa është në rrjedha ky "Gërrnaçi i gazetarisë moderne" se kudo në botën demokratike është vetë shteti ai i cili ngritë padi ndaj atij gazetari që mundohet të nxitë urrejtje tek qytetarët e atij vendi.Jo gjithëmonë fjala e lirë është me të vërtetë e lirë.Pra  po i atribohem gjithëmonë gazetarisë.
 
Meqë me mendimet e tij të skrupullta u mundua të bëjë dallimin ndërmjet "gërrnaçit" dhe diasporës së vërtetë.Prapë ishte i pakuptueshëm.Por në postimet të cilat ai i ka bërë,assesi dhe askund nuk vërejmë që ky pseudogazetar(analist) nuk shfaq ndonjëfarë dallimi ndërmjet "gërrnaçit" dhe diasporës së vërtetë.Dhe unë mendoj se ky farë Valoni ka qënë i vetëdijshëm se një ditë do ta pret kjo që i ndodhi para disa ditësh gjë që të cilën nuk e përkrahi absolutisht kurrë,e kam fjalën për dhunën.
 
  Filloj të hedhë akuza edhe ndaj estradës.E çfarë ka të bëjë këtu estrada me grushtët që mori ai?...
Hipokrizia ska fund nëse vazhdojmë të dëgjojmë këtë matrapaz të shitur.
  Nuk është se ai nuk e di,por nuk do që ta pranoj se kudo nëpër botë përformojnë këngëtarë e artista të vendeve të ndryshme.Kurse ne "gërrnaçat" jemi pak më ndryshe.Ne e duam atë që është e jona,me një fjalë e duam këngëtarin dhe artistin tonë.
Kishte folur edhe për sharjet dhe ofendimet që i kanë ardhur në drejtim të tij prej neve "gërrnaçave" e që njëri ndër ata jam edhe unë.E pranoj publikisht.Edhe do të vazhdoj ta shajë deri sa të arrinë që ai të kuptoj se ka qasje të gabuar.Sa për debat jam i gatshëm t'i dal përpara kurdo që ai është i gatshëm.
Jo njëherë,por shumë herë ai kishte deklaruar,se diaspora përbëhet prej disa shtresave si analfabet,primitiv edhe këta të fundit se kinse qenkan sipas tij një pjesë e vogël të cilët janë sistemuar me kohën.
  Po mirë,desha të pyes këtë hipokrit,vëllezërit Gërvalla,Kadri Zeka,Enver Hadri etj. cilës shtresë i takojnë?!...Sigurisht se nuk do të mund të gjëj përgjigje.
  Para disa vitesh,edhe kolegia e tij Arbana Xharra kishte filluar të qaset pikërisht në këtë lojë,por ajo vepronte pak me mençuri.Sulmonte diasporën por jo në mënyrë direkte.Ajo gjithëmonë përfshihej mëpërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE.Atë kohë isha unë që nëpërmjet gazetës BOTA SOT i kisha reaguar me një letër publike duke ia përmendur disa pika të nxehta e të cilat dua të ia përmendi edhe këtij farë Valonit:

1."Gërrnaç" Syla,jemi ne ajo diaspora që veprojmë dhe punojmë kudo nëpër botë vetëm e vetëm për t'i mbajtur gjallë familjet tona,ku propagandat e sojit tënd kanë bërë që e gjithë klasa politike të heqë dorë nga diaspora shqiptare.

2."Gërrnaç" Syla jemi ne ajo diaspora që me krenari dhe ballëlartë,kursimet e mundit tonë 11 muajsh i sjellim në Kosovë për ato ditë sa qëndrojmë në pushime.

3."Gërrnaç" Syla, për një sezon veror buxheti i Kosovës rritet për 20% nga ne diaspora,dhe kjo është thënë shumë her nga vetë institucionet e Kosovës.

4."Gërrnaç" Syla,jemi ne ajo diaspora që me djersën tonë po mundohemi ta fuqizojmë shtetin dhe po vazhdojmë të kontribuojmë në shtetndërtim,edhe pse jemi në dijeni se e gjithë djersa jonë ka adresën në klanet e hajnisë vendore.

5."Gërrnaç" Syla,jemi ne ajo diaspora që asnjëherë nuk kemi pasur synim të përfitojmë nga paraja publike e shtetit të Kosovës.

6."Gërrnaç" Syla,jemi ne ajo diaspora që çdo vit jemi viktima të policisë serbe duke na plaçkitur si në dogana ashtu edhe në rrugët tranzite që shpiejnë për në Kosovë dhe anasjelltas,dhe krejtë kjo vie si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit të cilës dikur i kanë prirë ata të cilët me propagandat tua po mundohesh t'i sjellësh prapë në pushtet.

7."Gërrnaç" Syla,jemi ne ajo diaspora që ata të pangopurit për të cilët ti lufton,keqpërdorin paratë tona që ne paguajmë nëpër dogana të Kosovës dhe ato prapë kanë drejtimin e klanëve të hajnisë vendore.

8."Gërrnaç" Syla është kjo diaspora që 21 vite më parë derdhën miliona marka,franga e dollar në arkat e fondeve të ndryshme të destinuara kinse për luftën çlirimtare,dhe ato përfunduan në xhepat e atyre që ti lufton me ngulm të vijnë në pushtet.

9."Gërrnaç" Syla jemi ne ajo diaspora që vazhdojmë të derdhim qoftë edhe një cent të fundit nëpër fonde të ndryshme për shërimin e fëmijëve tanë jashtë vendit,duke e ditur tashmë se shëndetsia në Kosovë është bërë biznes.Ky është rezultat i pushteteve që ti vazhdon t'i kesh idhuj.

10. "Gërrnaç" Syla nëse vërtetë ke "harruar po ta përkujtoj.Është kjo diaspora që e filloj,e bëri dhe e fitoj luftën,pa asnjë interes për t'u pasuruar.

11."Gërrnaç" Syla është po kjo diasporë që ka me qindra ushtarë të UÇK-së në mërgatë,që sot nuk gëzojnë pensionin veteran apo invalid i luftës,vetëm e vetëm se listat janë trashë duke u futur në të militant të klanëve të ndryshme.

12."Gërrnaç" Syla jemi ne ajo diaspora që asnjëherë nuk vizitohemi nga lidershipi i vendit bile as edhe nga ambasadorët e Kosovës.

13."Gërrnaç" Syla jemi ne ajo diaspora që po mundohemi ta ruajmë imazhin e dëshmorëve dhe heronjëve tanë edhe atëherë kur gazetarët e llojit tënd mundohen të nxisin konflikte ndërmjet një heroi të vërtetë dhe një heroi me bateria.

14. "Gërrnaç" Syla jemi ne ajo diaspora që kërkojmë nga të gjithë ju klasa e shitur mediatike si dhe nga e gjithë klasa politike,të na lëni të qetë sepse nuk dëshirojmë të jemi temë diskutimi për interesat e kinse "mediave" tuaja sa për të përfituar nga klikimet.

15."Gërrnaç" Syla jemi ne ajo diaspora që nuk presim miliona nga asnjëra parti politike për të na hequr shpenzimet e udhëtimit sa për të na rrëmbyer votën.Siç e ke thënë edhe vetë kemi paratë tona për "Kofa me akull e me Vodkë" për fenirim,për ndreqje dhëmbësh etj. e assesi nuk pranojmë të nënshtrohemi para një argati të një klani ku ti bënë pjesë.Dhe e fundit,

16." Gërrnaç" Syla jemi në kjo diaspora që kemi nxjerrë një zonjë të madhe si Fatime Blakaj koordinatore për trojet shqiptare në shoqatën ALLIANZ FÜR KINDER në Austri,e cila mbi 30 vite punoj dhe veproj me shumë vullnet që çdo fëmijë shqiptar të gjëj shërim jashtë Kosovës,pra pikërisht në Austri.

Përse nuk i tregon opinionit se je i blerë dhe angazhuar që me anë të linçimëve,sharjeve dhe ofendimeve të dërgosh në vend amanetin e tyre për të njollosur rivalët politikë të blerësve tu me anë të diasporës.Po të them troq,në diasporë janë vetëm dy fryma politike që korrin fitore nga vetë diaspora janë LDK dhe LVV.Historikun e këtyre dyjave e di edhe vetë se përse diaspora është ajo e cila e vendos kapakun e fitoreve të këtyre dyjave.

PS: Nëse mendon si i përkas ndonjërit subjekt politik,kurdo që e sheh të nevojshme mund të ta dëshmoj që e gjithë qënia ime njerëzore i përketë vetëm familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë për këtë Kosovë që ti me marrë frymë lirshëm dhe ne me ardhë atje për të të "gostitur" me ndonjë Redbull.
 
Kasim Qafleshi
Linz,Austri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat