Shesim tokë e det Shqipërie...hajde, kush do me ble tokë e det Shqipërie ?!

Opinione

Shesim tokë e det Shqipërie...hajde, kush do me ble tokë e det Shqipërie ?!

Nga: Ylli Mece Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:20
Ylli Mece

Kryerdaktori i gazetës duke e njohur pikën time të dobët për “Çështjen mbarë Kombëtare”më porositi që me rastin e fund vitit të përgatitja një artikull në formën e opinionit. Natyrisht që e pranova, por duke qenë se isha tejet i lodhur u shtriva dhe e lashë për të nesërmen. Por kini parë që se si mu feks në ëndërr e gjithë “tredekada”, ëndërr kjo, që unë do ta tregoj fill e për pe, sepse e di që ëndërra janë dhe nuk dalin....

Mu bë në ëndërr, sikur turma të mëdha ulërinin “Liri- demokraci” dhe me një flamur të Shqipërisë etnike parakalonin entuziastë si për t’i thënë Evropës “ik pirdhu” se për qejfin tënd që nga Londra kanaleve të zeza e deri te Beogradi i shtëpive të bardha, nuk kini se çtë na bëni më ! Perëndoi ajo kohë e ambasdorëve tuaj , madje kini për ta parë se sa shpejt do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, teksa një burrë i gjatë me një kapele cilindër tundëte e tundëte në tribunë para një grupi me kapardina të bardha, një çek të madh ku shkruhej “I Love Albania ” “Ohh my lovely Albania, i have gift for you 30 million $” dhe ata të kapardinave hidheshin përpjetë se kush e kush ta merrte i pari. Duke qenë se akush nuk mundi dot erdhi një shqiptar i cili hapi një gropë të madhe mu në mes të Tiranës dhe tha : Ça ka ba vaki?! Doni pare ju ? Ja e shikoni këtë gropën e madhe këtu që sapo hapa, ky ka për të qenë hambari i Shqipërisë jo me drithra e bereqet, por me pare. Ca nga ata të tribunës shqyen sytë dhe mu bë sikur zoti Berisha me Tritanin jepnin e merrnin me duar e këmbë që të mundnin dhe ata të prodhonin pare pa e lëvizur aspak gishtin, por nuk mundën dot ta përfundonin bisedën se ca përfaqësues të “Megalli idhesë” greke apo të “MAV”-it ishin futur në një postë kufitare të Shqipërisë dhe patën bërë një krim të madh i cili tronditi shumë miqsinë shqiptaro – greke dhe që për hatër të asj miqsie ne i patëm falur , i patëm falur sepse ata vertëtë kishin bërë krim por ama silleshin jashtëzakonisht mirë me popullatën shqiptare të Çamërisë. Madje në atë moment si nëpër tym mu çfaq Janullatosi me temjan në dorë nga ku prej tij dilte një tym i zi i cili një herë bekonte shqiptarët duke u lutur tu shkonte shpirti në parajsë, pastaj kthehej e bekonte ata të MAV-it duke ju lutur zotit të rronin sa më gjatë për interesa të paqes. Por në moment del Shpëtimi ai pari i Partisë së çamëve, pa e merr Janullatosin për gryke dhe pastaj ja grisi veladonin e zi dhe niset drejtim Çamërisë me tapi në dorë i shoqëruar nga Barka . Madje ky i fundit kishte marrë dhe miratim nga Qeveria greke se do hapte shkolla shqipe në të gjitha qendrat e banuara nga çamët autoktonë dhe se Qeveria greke do u njihte tapitë. Kjo ishte fare e sigurt, por ai përpiqej tashmë me gjithë Berishën, Nanon, Majkon Metën dhe Ramën për të hequr ligjin e luftës. Por kot e kini.. u thosh herë Metksai, herë Papndreu e herë Micotaqi. Po pse ore dhjavole, çju duhet juve paqja, kur shqiptaret dihet se janë rracë e lindur për luftë ? A nuk e kini thenë vet dhe ju qirjes Rama, se nga luftrat vijmë e në luftra shkojmë?! Dhe si të tillë bravo ju qoftë që nderuat dhe korofillakët tanë të rënë.

Përse e hapni temën e luftës kur ne jemi për paqe ?! Kush ju u ruan juve jugun e Shqipërisë dhe gjithë ajrin? A nuk jemi ne grekrit që mendojmë për të mirën tuaj? Kështu që shtrojuni punës hapni kufijtë të futim kapitalet tona dhe kini për ta parë si do lulëzojë allvanikoja! More qirjes Rama, po atë bazën e Sarandës, përse e mbani apo doni t’i harxhoni paratë kot?! Po ne përse jemi apo mos mendoni se bëjmë lojën e “kalit të trojës” ? Mirë ja bëtë atij oficerit marinarit Meçollari që e shkarkuat nga detyra, se ai nuk kupton asgjë nga gjeo-politika. Jemi apo sjemi dy popuj vëllezër. Vetëm ai Enveri i juaj nuk kishte aspak besim te ne, po mirë ore dhjavole, po ke parë ti “që populli i inë greku” donte më shumë atë, se sa ne? Jo po ta them një sekret: Një herë vetëm të fliste ai dhe ta drejtonte gishtin nga Hellasi (Greqia) ne rrinim një muaj në llogore me gavetë në dorë. E tani ikën to kohë .Veçse si miq që jemi për interesa të të di vendeve tona pse të mos i ndajmë ca gjera bashkë. Doni det ju ? Ju japim ne në Peleponez sa të doni, e ju na jipni atë përballë Himarës. Doni tokë ju, ju japim ne tutje nga Thrakia, merrni sa të doni ama na jipni dhe ne vllait të madh “Vorio epirin” në mos të Himarën, Korçen Gjirokastrën e deri në kufijtë e Vjosës. Mato theoo ! Po çju lidh ju me sllavët e Serbisë e sidomos Kosovën? Çju duhen pazarllëqet me ta duke shkëmbyer territore, po ne kot jemi këtu? Nuk thua “Dhokso sto theos”(Lavdi zotit) që ai Fazlliçi ja rruajti bishtin Shqipërisë, se desh e bleu me një Evro metron?! Po ai qirjes Berisha është në metro apo jo, a nuk e di ai se te ne 20 evro kushtojnë vetëm një palë brekë kurvash?! Sa qillometro katrore jini ju 28 mijë? E shikon qe me 28 miljardë evro do e kishte blerë Berluskoni gjithë Shqipërinë? Jeni me fat agapi Rama, jini me fat, që nuk i shkoi atij në mëndje se ai mëndjen e kishte te Robi që për pak “mish të bardhë pule” i fali 1 million evro asaj marokines. Ore ta themi hapur, do ju kishim blerë dhe ne, po çe do, na qëlloi keq se ishim për vete në krizë të madhe. E dini ju se ajo tedeska Merkel që duket si e urtë , deshi të na blinte ca ishuj nga Egjeu?! E dini si na tha ? Doni ju Evro? Ju jap unë sa të doni, por nëse kini mundësi mos mi jepni përsëri evro...por ishuj. Po pse e hanim ne atë koqe ulliri, apo ta hanim sa krahu që përveç Erdogan efendiut të kishim mbi kurriz dhe Frau Merkelin? Këtë e ka thënë dhe vet Presidenti i Serbisë Vuçiç në mos gaboj aty nga viti 2002, se ne ikim nga Kosova për të mos u largur kurrë prej saj. E jo doni të bëni “mini shengeni” U mortja që su hau?! Më dëgjoni mua mo u merrni me Serbinë e as me Italinë, a jemi vëllau me njëri tjetrin? Këtë e kanë thenë dhe deputetët tanë dhe një historiane e juaj që dhe ne jemi ..fisi antiki iliri . E se ishim fisi antiki iliri, do të thotë se jemi vëllau., unë i madhi e ti i vogli kalla qirjes? Ella.. e të bashkohemi me greku e jo me serbi.

Befas më ikën grekërit nga ënderra teksa në të pastajmen pashë Ramën me një kapele arabësh në kokë dhe përpara një tas me makarona, me ca ikona shtruar në rrugët e Parisit në krahun e majtë të lumit Sena krejtësisht i vetmuar duke bërtitur përpara disa ikonave të cilt ishin aq të trishtura madje gati më të qarë: Hajde det dhe tokë Shqipërie, kush do me ble? Çuditërisht më doli Dik Marty i cili i drejtohet Ramës : Keni tokë Kosove për Evropën? Dhe jo shumë mbas tij i afrohet Nanua me një çamçakiz në gojë si ai Roberti i filmit, duke tundur njërën këmbë si me tangërllëk e më i përvishet Ramës: Po ti ore, çmë je katandisur kështu ..”anës Senës i pa larë e me thonjtë e pa prerë”?

Endërra si për çudi më spostohet e si për inat më del Saliu me një tezgë të madhe mbushur me kallashë e fishekë duke bërtitur : Hajde Shqipëria një uro ...kush e do Shqipërinë për një euro ? Po ky thashë me vete, në tezgë mba municion e armë, teksa shet tokën tonë?! U ngrita nga gjumi i tmerruar, por përsëri dhe i zgjuar u lebetita, nga ajo që pashë dhe do më ndiqte nga mbas çdo ditë. Vërtetë ëndërra janë dhe e di që nuk dalin...po sikur të dalin?! Të nesërmen endërrën time, në formë opinioni i’a lashë mbi tryzën e punës K/redaktorit. Le të vendosë ai nëse do e botojë apo jo, veçse nuk është ky problemi...Puna është së mua që nga ajo ditë mu vra qetësia, mu vranë ëndërrat, mu vra liria e gjumit. Nuk e di por çdo gjë më duket e vrarë. Nga ajo ditë më dalin qeveritarë me kandar dore duke peshuar tokë, disa futin nëpër qeska ajërin e Shqipërisë, ca të tjerë në b/detin e Himarës , e Sarandës dalin çdo ditë me flamur të Vorioepirioteve. Pyes: KUSH NA E VRAU SHQIPËRINË?

Duke zbritur shkallët e redaksisë një miku im i vjetër lab, kur më pa në atë gjëndje më tha: Po ti pse ecën ashtu a i vrarë ?!... I vrarë..të vrarë..të vrarë. Po po ashtu është -ja ktheva - jemi të vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat