Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Opinione

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës

Nga: Fehmi Rama Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Fehmi Rama

Fundi i janarit apo fillimi i shkurtit të vitit 2021 do të jetë koha kur na si qytetar më të drejtë vote do ti drejtohemi kutive të votimit për të zgjedhur përfaqsuesit tonë për legjislaturen e VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Legjislatura e VIII e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të zgjedhë qeverinë e re, rrjedhimisht i mandatuari për kryeminister që gëzon mbështetjën e të paktën të shumicës së thjeshtë në kuvend paraqet kabinetin e tij qeveritar para të zgjedhurëve të popullit për votim.

Kjo legjislaturë që do të formohet do e zgjedhë poashtu presidentin e vendit, për zgjedhjën e presidentit kërkohet të jenë të pranishëm në kuvend 2/3 e deputetëve dhe shumica e thjeshtë nga votat e tyre.

Dalja në votime reflekton në intëres shtetror dhe i bënë mire demokracisë

Vota jonë është delegim i pushtetit, pra përmes votimit tonë pajtohemi se kush do të na udhëheq për katër vitet e ardhëshme.

Vota qytetare, e pa intereferuar jo ndëshkimore si votë në sajë të parimit dhe mirebesimit, është veprimi ynë më i mirë i mundëshem.

Vota jonë urojë të shkojë për programin më të mire që na u servohet, nga subjektet politike!

Populizmat dhe temat e mëdha urojë mos të kenë efektë në bindjet tona, për votim!

Më fjalë tjera kauza false dhe populizma janë regres nacional, kurse kuptohet vetëvetiu ata që angazhohen për shtetin qdo herë dhe pavarsisht interesave personale dhe karrieriste shpien në progres nacional dhe shtetror.

Urojë që në opinionin publik të mbretërojë pragmatizmi dhe realizmi, dhe të ngulfatet populizmi dhe primitivizmi fisnor!

Mbetet të shihet se qka do na u servohet nga subjektet politike, dhe sa do jemi vigjilent na si qytetar për të vënë njerëz adekuat në krye të shtetit.

Subjekti politik që në kupolë ka njerëz më diapazan të gjerë të dijës, të pakorruptuar dhe tejet atëdhetarë, dhe si subjekt është në vazhdimësi në reformim dhe jo burokratizim e meriton fitoren.

Zgjedhjet që kemi tash reflekton në një llojë simetrie më ato të vitit 2007, atëbotë nga të zgjedhurit e atëhershëm u krijua një shumicë mazhoritare duke pasur para vete sfida si shpallja e pavarsisë, ndërtimi i institucionëve, pranimi ndërkombëtar i subjektivitetit tonë, etj. Ndërsa tash kemi dialogun përfundimtar më Serbin, anetarsimi në OKB dhe organizma relevantë ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat