Kujdes i nderuar Albin, edhe pse do fitoni mund të mbeteni në opozitë!

Opinione

Kujdes i nderuar Albin, edhe pse do fitoni mund të mbeteni në opozitë!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Sulejman Mehazi

Në të shumtën e rasteve politika është treguar idiote ndaj votuesve e ndaj dëshirave të qytetarëve për ndryshime. Kjo idiotësi politike ka detyruar që shumë popuj të botës të presin shumë kohë për të bërë ndryshime rrënjësore politike. Idiotësirat politike më të frekëta në Kosovë ishin zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, ku qytetarë votuan Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për t'u freskuar me një fryme të re politike, por inatet e interesat klanore idioteske të grupeve politike të LDK-së prunë mocionin kundër qeverisë së Albin Kurtit. Qëllimi i Isa Mustafës e Agim Veliut ishte që të rrëzohet qeveria e Kurtit që për të udhëhequr vet LDK-ja qeverinë e Kosovës.

Problemi është se këto skena politike idioteske mund të ndodhin edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme të jashtëzakonshme që do mbahen së shpejti në Kosovë. Sipas asaj që shohim e vërejmë, se, gjatë këtyre zgjedhjeve të reja të janarit apo të shkurtit do ketë dy tabore koalicionesh partishë, njëra, e Albin Kurtit me Vjosa Osmanit, tjetra, e Mustafës, Haradinajt, Limaj, Pacollit, kurse ndërmjet këtyre dy taboreve do jetë PDK-ja e Hoxhajt i cili pas zgjedhjeve për shkak pazareve politike më shumë do pajtohej të bashkëpunonte me taborin e dytë, të Isa Mustafës e Ramush Haradinaj sesa me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Kjo na detyron të mendojmë se fitorja e Albin Kurtit pas zgjedhjeve nuk do jetë aq e lehtë për të formuar qeverinë, për shkak numrave të deputetëve, Albini do jetë i detyruar të koaliciononte me ndonjë parti tjetër politike.

Partia me të cilën duhet të bashkëpunojë Albini duhet të jetë PDK-ja, sikurse shihet, kjo do jetë partia kyçe për krijimin e qeverisë së re. Përvojat e mëparshme zgjedhore kanë treguar se votat e qytetarëve të Kosovës janë vota nahijesh, rajonesh, fshatrash e qytetesh.

Ramush Haradinaj si çdo herë i merr nga nëntë deri në katërmbëdhjetë deputetë, PDK-ja 15-20 deputetë, mos të bisedojmë për LDK-në që s'ka qenë nën 20  deputetë, duke marrë parasysh edhe 5-6 deputetët e Limajt dhe Pacollit del se LVV-ja e Albinit nuk mund t'i merr më shumë se 45-50 deputetë, kështu që sipas analizave del se Albini është e pamundur të merr mbi gjashtëdhjetë deputetë.

Që mos të përsëritet e keqja e 6 tetorit të vitit të kaluar, Albini, si e qysh duhet të bëjë një marrëveshje politike parazgjedhore me PDK-në, e kurrsesi mbaszgjedhore se rreziku më  i madh mbaszgjedhor mund të vijë nga PDK-ja e cila për shkak interesave më e afër është me partitë tjera sesa me LVV-në. Albin Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm e më i vëmendshëm gjatë këtyre zgjedhjeve të reja parlamentare, ai për hirë të votuesve për ndryshime duhet të afrohet e të bashkëpunojë me partitë tjera për formimin e qeverisë së re. Nëse Albini nuk bashkëpunon e mbetet i vetmuar, atëherë tabori tjetër i korruptuar e idiotesk i Isa Mustafës  së bashku me partitë tjera do krijojnë qeverinë për të çuar përsëri në opozitë LVV-në e Albin Kurtit.

Është e mundur që për inat të Albin Kurtit tabori kundërshtar i Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Hoxhajt, Pacollit e Limajt të dalin bashkë kundër LVV-së në këto zgjedhje të jashtëzakonshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat