Enver Hoxha e Mehmet Shehu ishin më të korruptuar apo Ilir Meta e Edi Ramë milionerët

Opinione

Enver Hoxha e Mehmet Shehu ishin më të korruptuar apo Ilir Meta e Edi Ramë milionerët

Nga: Sulejman Mehazi Më: 2 janar 2021 Në ora: 17:33
Sulejman Mehazi

Edhe ju keni mbetur të udhëheqni shtetin, horrat e bëmë, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë e Maqedoni, kurrën e kurrës s'mund ta keni atë autoritetin e udhëheqësve të mëparshme komunistë. Ju  në Shqipëri në gishtë të vogël s'mund të krahasoheni me stilin, pamjet, fjalimet dhe politikëbërjen e udhëheqësve koministë të Enver Hoxhës.

Katërdhjetë vjet Enver Hoxha me shokë udhëhiqte Shqipërinë, po kurrë s'u bë miliarder si Ilir Meta, krahasoni Edi Ramë narkomanin e sotëm me Mehmet Shehun e Ramiz Alinë e djeshëm komunistë?

Rinia e atëhershme shqiptare para këtyre kolosëve komunistë, nuk dinte ç'është droga e ku ta pinte. Këta demokratë legenësa me politikën e tyre plaçkitëse përzunë gjysmën e popullatës shqiptare jashtë Shqipërisë, në kohën e Enverit jo që s'guxonin të largoheshin, po familjet bënin më pak nga tre e më shumë fëmijë, të gjithë punonin. Shkollimi e shëndetësia ishte në nivelin e duhur e pa lekë për pacientët, s'guxonte bile një të vjedh e të korruptohej se pastaj rëndë e rreptë dënohej.

Po  Prontot e Kosovës a krahasohen me autoritetet e shqiptarëve komunistë të Titos, asnjëherë; vetëm të krahasojmë fytyrat udhëheqëse të shëmtuara të këtyre të Kosovës me fytyrat e qeta të Mahmut Bakallit, Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Fadil Hoxhës, Azem Vasit titistë, që një grimcë pasurie s'patën në krahasim të tanishmëve Mustafës, Hajredinajt, Hashimit, Kadrisë e tjerë, e vodhën fare shtetin e Kosovës.

Për politikanët shqiptarë të Maqedonisë, mos të bisedojmë më shumë, para 2001 aq të varfër saqë bukë s'kishin të hanë, tani të krekosur me para e pasuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat