Jemi shtatё vёllazёn – shtatё burra tё fortё!

Opinione

Jemi shtatё vёllazёn – shtatё burra tё fortё!

Nga: Qamil. S. Dardhankodra Më: 4 janar 2021 Në ora: 07:04
Qamil. S. Dardhankodra

Ne të bijtë e Bush Qifortit jemi shtatë vëllazën e pesë motra edhe pesë na kanë vdek në vogjlim – gjithsejt 17 pjella. Prandaj ia kanë ngjitun atit tonë ngallapin (llagap) Bush Qiforti i cili merreni me mend, baba Bush dy ditë para se me dhanë shpirt i hypi nanës (nga burimet e besueshme) dhe ne u frigësuem shumë se do të baheshin tetë vëllazën po Zoti asht i madh dhe na shpëtoi. Jemi të lumtun që kohëve të fundit ky ngallap nuk po përmendet aq shumë, ata tashti po na quejnë Poteraxhi ma mirë kështu se siç ishte ma parë. Kur mblidhemi ne shtatë vëllazënit - shtëpia dridhet, herë-herë bie ndonji çeremide prej kulmit. Flasim me za të naltë, shahemi, bajmë zhurmë e poterë, fqijt thonë “sonte qenkan këtu poteraxhitë”, ata po ankohen se me zhurmën tonë po ua nxjerrim gjumin fëmijëve të tyne e s’po i lamë njerëzit me fjetë. Diskutimet tona të zjarrta fillojnë së pari për politikën mandej vazhdojmë për hajninë, ndamjen e tokës së babës – fushave, arave, livadheve, maleve, etj.

Për politikën flasim ma së shumti me britma e me zhurma e me të shame ndërveti; ky politikan lyp q.n.b., tjetri lyp q.n. e tjetri lyp edhe q.n. edhe q.b. Gjithashtu flasim edhe për hajninë se hajnia asht temë e lezetshme dhe shumë e kandshme e kohës sonë. Ky vjedhi ma pak, ky vjedhi ma shumë, ky asht burrë i mirë prandaj nuk vjedh shumë, vjedh shumë je burrë i mirë, vjedh pak je ahmak, sa ma shumë aq ma mirë, ky nuk ngihet me kurgja, ky ta vjedh edhe dheun nën kambë, ky nuk vjedh se s’di me vjedhë e të tjerët vjedhin për ta, vjedh sa ma shumë ndash me të thanë burrë i mirë, askush nuk të thotë babë pa ia q. atë nanë, etj. Parqetrigjeprama folëm deri në mëngjes me britma e me të shame të shumta për çliruesin tonë të madh – Turqinë; folëm e sa folëm, u shamë e sa u shamë dhe aty kur zuni me dhanë ferk e me u nda nata prej ditës, doli rezultati i maposhtëm; për të gjitha të mirat që na i ka ba Turqia katër prej nesh (edhe unë isha në këtë grup) thamë se turqit duhet me i puth në faqe por jo edhe në b.; dy prej nesh u përcaktuen se turqit, për të gjitha këto të mira duhet me i puth në f. dhe në b. Ky Qatrafeli ynë i vogël apo si e quejmë Qifelli ende nuk po përcaktohej, pritëm e sa pritëm dhe ai ma në fund u çue në gujza dhe tha “për të gjitha ato të mira që na i ka ba Turqia unë sot i falenderoj turqit dhe i pshurri në qafë “, ne brofëm në kambë dhe të gatshëm për kacafytje po nana bërtiti “aman mos ma ngucni Çukin se ma të voglin e kam” nana e shpëtoi se patëm me e ba lesh se bishti i tij me na i sha mikun tonë të madh. Qatrafeli apo Qifelli e quejmë kështu sepse ai e ka nji grue shumë te mirë e të madhe e sot ajo u ba dyfish e u lodh me vdek. Ai na ngushtoi shumë para njikohe e na tha “nëse ju nuk mudeni me ba punë bjerni gratë te unë “ne iu vërsulëm e ia dham nji panxhalloz të mirë, të gjithë ia dham nga dy shkelma dmth. i hanger 12 shkelma të mirë. Qifelli do vjet ka punue në Gjermani e na çonte neve pare me thes e ne rrinim në kokërr të shpinës se me hangër e me pi kishim sa na donte shpirti. Kjo zgjati kështu derisa nji ditë nji njeri na tregoi se kah i fitonte ai ato pare. Na kujtonim se ai po punonte me kazmë e lopatë në baushtel e ai i kishte pas fitue këto pare ndryshe: t’ju kishte pas hy grave të gjermanit rend me rend, pa dallim feje e kombësie: të reja, të vjetra, të martueme e të pamartueme, të veja e të lëshueme, të veja e vejushka, plaka pa asnji dhamb në gojë – besa-besë plakat kishin pas pague bukur mirë. Kur e morrëm vesh këtë, këto paret ma nuk ia pranuem dhe i thamë në telefon “mos na ço pare” e ai na tha “e paçi veten në qafë se pata me ju kënaq me pare se vëllazën ju kam”. Dy ditë ma parë ai na i kishte pas çue 10 000 DM, dy mijë i patëm harxhue e tetë mijë marka të gjermanit i hodhëm në zjarr e i dogjëm se ne jemi njerëz të mirë e besimtarë të fortë e nuk i hamë ato pare prandaj jemi krenarë që jemi të bijt e Bush Qifellit. Qiforti ma nuk po shkon në Gjermani se për te Gjermani u ba këtu, ai këtu ma së shumti po merret me plaka. Më pas u fol edhe për çliruesit e tjerë të cilët mjerisht nuk ndejtën këtu ma shumë se nga disa vjet, si: suedezët, danezët, holandezët, portugezët, koreanët, japonezët, etj. sikur të rrinin këta së paku nga 500 vjet ne sot do të ishim shumë ma të kulturuem, të civilizuem, të mënçëm, etj. Para se me e mbyllë seancën shprehëm dëshirën që të na vijnë edhe çlirues të tjerë nga vendet, si: Qibuti (Xhibuti) e jo Qiforti, Omari, Katari e Madagaskari.

Ky vëllai ynë i vogël, ky magari i Çupërrlijes, pranoi që këto shtete të vijnë por jo me ushtri e me burra por vetëm gra, me çika e me nuse, ne i thamë se ato gra mund të jenë të pak si të zeza e ky Qatrafeli ynë tha se “nuk prish punë se të zezat janë ma të nxehta” ky asht vërtetë prishaxhi, propozoi që nëse nji ditë zhduken shqiptarët nga faqja e dheut t’u ngritet nji përmendore përkujtimore në Dakar e nuk na tregoi se nga i bie kyfar Dakari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat