Vota dhe shtetndërtimi

Opinione

Vota dhe shtetndërtimi

Nga: Ramiz Spahiu Më: 5 janar 2021 Në ora: 19:46
Ramiz Spahiu

Për të mirën e njerëzimit, para mijëra vitesh të diturit kanë shpikur një mekanizëm të shëndtshëm, shumë të rendësishëm dhe patjetër të domosdoshëm për të qeverisur shtetin. Një ditë, duhet shkuar lirshëm te një kuti e të hedhim vullnetshëm votën tonë. Më pastaj, ajo duhet të lexohet drejt, të mos tjetërsohet dhe ruana Zot të mos vidhet nga komisioneret militant të klaneve partiake. Dhe, nga shumica e votave bëhet një qeveri demokratike e përgjegjëshme që udheheq me institucionet e shtetit. Prandaj të rinjëve dhe jo vetëm atyre, duhet t’u ngjallim dashuri, respekt dhe përkushtim ndaj ligjit, shtetit, demokracis, morales dhe njerëzores të bashkëmbledhura në votën e lirë.

Historinë e votës,desha ta krahasoi me rrugëtimin demokratik të votës se lirë të qytetarit tonë, me të cilat u ndërtuan dy qeveritë e fundit. Qeveria Kurti u votua nga 57 deputet shqiptar të koalicionit qeverisës, gjegjësisht 427517 vota shqiptare (sipas KQZ). Edhe pse pati shumicën shqiptare, ajo u prishi hesapet disa elitave politike dhe bënëç’mos për ta rrëzuar,duke u thirr nëpandeminë, kërkuan gjendje të jashtëzakonshme, keqpërdorën mediat dhe grenell(mos)përkrahjen etj.

Qeveria Hoti – u votua nga gjithsejt (47 – 2) = 45 deputet shqiptar të koalicionit qeverises, me 345471 vota shqiptare. Kundër ishte Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 6 tetorit përfaqsonte votat e 176016 qytetarëve. Por marifetet vazhdojnë, koalicioni votohet , duke e zëvendësuar votën e zonjës Osmani me votën e famshme të “deputetit” Etem Arifi, i cili në parlament vjen me 2089 vota minoritare.

Dhe, shtrohet pyetja: A i duhet qytetarëve tanë një qeveri qe nuk e ka mbështetjen e shumicës shqiptare? A i duhet Kosovës një qeveri qe mbështetet në formulën qe i brazon numërat (votat) 176016 me 2089, apo nuk e pengon fare ndryshimi ndërmjet këtyre numrave. A i duhet qytetarëve tanë një qeveri qe blen, vjedh apo keqpërdor nëçdo mënyrë votën qytetare? A i duhet qytetarëve tanë një qeveri që udhëheq në dëm të interesit të përgjithshëm qytetar,në kundërshtim me moralin, njerëzoren, madje edhe në kundërshtim me kushtetuten?A i duhet qytetarëve tanë një qeveri qe i mbyll sytëpara vjedhjeve milionshe, krimeve e keqpërdorimeve tëllojllojshme?

Kosova nuk e ka luksin te mbajë zgjedhje çdo vit, e pastaj të jemi të pasinqertë dhe të papërgjegjëshëm ndaj votës se popullit. Dhe, kur vjen koha e koalicioneve, ta ulim kokën si pulat dhe për hyrje apo dalje, të vendosin lideret me mentalitet diktatori, që nuk e kan guximin t’i nënshtrohën votës se popullit. U deshten mbi dy dekada parlamentarizem në Kosovë, për të dëgjuar një zonj t’i kundervihet liderit.

Para se ta përfundoj, dua t’ ju lutem liderëve tëpartive politike, atyre që do t’i nënshtrohen votës se popullit dhe deputetëve që do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm të Kosovës, pavarësisht a do të jenë pjesë e qeverisë ose jo, të tregohen të përgjegjëshëm aq sa i ngarkon populli me votën e tij tëshenjtë. Vota është amaneti i popullit dhe amaneti i popullit është edhe amaneti i dëshmorëve. Prandaj, leni prapa interesat e ngushta personale, klanore e partiake. Mos u bëni pjesë e lojërave të pasinqerta dhe të papërgjegjëshme me të cilat i humbëm shpresën dhe përspektivën rinisë, duke i dhënë një edukatë jo të shëndoshë shtetformuese me përplot shembuj të shëmtuar, duke i bërë ta marrin botën në sy.

Dhe krejt ne fund, edhe nje here shpirterisht ju lutem qe pas zgjedhjeve t’i shtrini doren fituesit, ta uroni njerëzisht, vëllazërisht dhe burrerisht. Ta uroni dhe ta ndihmoni ate qe do ta votoje populli. Sepse ashtu e kerkon njerezia, ashtu e kerkon demokracia, ashtu e kerkon edukata dhe amaneti i votës shtetndërtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat