Njerëz të vitit 2020 Vjosa Osmani dhe Edmond Budina

Opinione

Njerëz të vitit 2020 Vjosa Osmani dhe Edmond Budina

Luftulla Peza Nga Luftulla Peza Më 6 janar 2021 Në ora: 22:42
Vjosa Osmani

Për të vlerësuar “Njeriu i vitit 2020”, që po kërkohet në qarqet tona politiko-letrare, për një komb, shtet apo komunitet, vlerësohet veprimtaria dhe dobia e këtij njeriu gjatë vitit, puna e këtij njeriu në dobi të shoqërisë sonë.

Në shoqërinë shqiptare në të gjitha trojet janë shquar shumë persona, që me veprimtarinë e tyre ndihmuan në ecjen përpara të bashkësisë sonë kombëtare.

Për vitin 2020 mendoj dy persona janë më të shquar, që ndihmuan shqiptarët të bëjnë një hap tjetër përpara në hapjen e horizontit të botkuptimit të tyre dhe përmirësimin e jetës në shoqëri:

Vjosa Osmani, presidente dhe kryetare e Kuvendit të Kosovës. Njeriu më i votuar në Kosovë në zgjedhjet e fundit, me përgatitje mjaft të lartë teorike, në punën e saj drejtohet nga parime demokratike dhe atdhedashurie të zjarrtë, kontributi i saj si kryetare e Kuvendit dhe Presidente e Kosovës vlerësohet mjaft i lartë nga komuniteti dhe qarqet e specializuara. Vjosa është politikania e përkryer e kombit shqiptar për kohën e tanishme, e cila po mundohet me mish e shpirt ti shërojë plagët Kosovës, të shkaktuara nga kriminelët serbë, “komandantët “ zullumqarë dhe rrenacakë, për stabilitetin në Kosovë, bashkimin kombëtar shqiptar dhe për marrëdhënie të drejta me Serbinë.

Edmon Budina, regjizor dhe artist me përgatitje të lartë profesionale dhe kryeaktivist në mbrojtje të THEATRIT KOMBËTAR dhe të kulturës sonë. Vitet e fundit veprimtaria e tij artistike është përqendruar në mbojtjen e Theatrit Kombëtar nga vampirët e Kulturë Shqiptare, të përbetuar për shkatërrimin e saj. As goditjet dhe gjakosjet nga policia nuk e trembin këtë njeri dhe shokët e tij me shpirt të madh.

Ne të gjithë duhet ti vlerësojmë lart, ti duam, ti respektojmë dhe ti mbështesim këta bashkëatdhetarë të shquar, që Vjosa Osmani dhe Edmond Budina, detyrën, që kanë përpara, ta kryejnë sa më mirë, që të ndikojë sa më shumë në të mirën e popullit dhe vendeve tona!

Qytetarë zgjohuni e mbroni të drejtat tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat