Dënim me kusht dhe pozita juridike e personit të dënuar

Opinione

Dënim me kusht dhe pozita juridike e personit të dënuar

Nga: Prof. Ass. Dr. Kadri Bicaj Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

1. Nga fakti që një person ka qenë i dënuar me dënim me kusht si dënim alternativ në të drejtën penale paraqet reformë kualitatitve me cilësi të lartë në konceptin e sistemit të sanksioneve penale.Dënimi me kusht është dënim i karakterit parimor dhe në mbrendin e tij paraqet sanksion parapenal i cili dënim është dënim jo me burgim dhe jo izolues dhe i veçuar nga mjedisi ku jeton. Ky dënim konsiderohet drejtim i humanizmit i së drejtës ndëshkimore në zbatimin e dënimit që ka ardh në shprehje edhe në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së).

Me anë të këtij dënimi (dënimi me kusht) ligjdhënësi e realizon parimin për zbatimin e dhunës penalo-juridike në shprehje vetëm kur është e domosdoshme dhe në perpjestim në shkallën e rrezikut ndaj të mirës dhe vlerave njerëzore të mbrojtura me ligj. Për gjykatën dënimi me kusht është udhërrefyes për ato raste që kryesit të veprës penale t’i shqiptohet dënimi me kusht. Kryesin e veprës penale e qorton dhe i’a terheqë verejtjën por edhe i’a shqipton dënimin me kusht i cili dënim nuk ekzekutohet dhe si i tillë dënimi me kusht pezullohet dhe pushon me kusht që brenda afatit të caktuar në kohë dhe hapsirë të mos kryen ndonjë vepër tjetër penale. Qellimi i këtij dënimi është që me anë të qortimit dhe kercënimit (kanosjës) do të zbatohet dënimi i shqiptuar për arritjën e qëllimit të dënimit ndaj kryesit të veprës penale.

1.1. Dënimi me kusht shqiptohet ndaj kryesit të veprës penale në përputhsje me dispozitat ligjore të KPRK-së në fuqi që janë përcaktuar në nenit 49 të kodit dhe nëse plotësohen kushtet të cilat i parasheh Kodi Penal i cili dënim mund të shqiptohet vetëm për rastet kur gjykata shqipton dënim me gjobë apo me burgim deri dy(2) vjet dhe se ky lloj dënimi është në pajtim me parimin e ligjshmerisë nga neni 2 i KPRK-së dhe se përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të sakt me ligj dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë sepse veprat penale, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm përcaktohen vetëm me ligj e jo me aktin ma të lartë juridik dhe akt themelor siq është kushtetuta e cila kushtetutë me dispozitat e saja kushtetuese dhe ligjore janë burimet kryesore të së drejtës në përgjithësi siç është parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet penale. Dënimi me kusht i shqiptohet kryesve penalisht të përgjegjshëm dhe se fajësia është bazë për qortim për kryerjen e veprës penale të përcaktuara me nenin 48 të KPRK-së në fuqi dhe kryesit në mënyrë serioze i bëhet me dije se ka kryer vepër penale joetike kundër shoqëeisë dhe rendit juridik dhe se gjykata ka mundësi që të reagojë më ashpër ndaj delikuenteve në raste nëse kryen serisht (perseri) vepër penale do t’i shqiptohet dënimi më i rëndë – kuptohet në kohën e verifikimit të cilën e cakton gjykata i cili verifikim nuk mund të jetë më i shkurter se një(1) vit dhe as ma i gjatë se pesë (5) vjet. Dënimi me kusht mund të revokohet për shkak të kryerjës së veprës se re penale.

2. Sa i përket pozitës juridike e personave të dënuar pas mbajtjes apo vuajtjes së dënimit me kusht në Kodin Penal të Republikës se Kosovës (KPRK-së) në fuqi kemi të bëjm me Rehabilitimin ligjor dhe gjyqësor që është i regulluar me nenin 96 dhe 97 të kodit në fjalë.

2.1. Rehabilitimi ligjor

E drejta penale e njeh institutin e rahabilitimit sipas nenit 96 par.2 e 2.2 të KPRK-së në kohë prej një (1) vit nga dita e kalimit të afatit të periudhës së verifikimit në rastin e dënimit me kusht – kjo dispozitë ligjore konsiston dhe qendron në faktin që një person nëse ka qenë i dënuar me kusht ai dënim nuk guxon të shëbejë si bazë për kufizimin e të drejtave ndaj të dënuarit që nënkupton me kthimin e të drejtave personit të dënuar pasi të ketë mbajtur dënimin me kusht dhe se shlyerja e dënimit me rehabilitim ligjor, personi i dënuar konsiderohet i padenuar dhe i kthehen të gjitha të drejtat që i ka pasur para se të jet i dënuar dhe fikson një lloj realitetit fiktiv mbi jondershkueshmerinë. Rehabilitimi ligjor në mënyr automatike (ex lege) përmbarohet në bazë të ligjit duke u shlyer dënimi nga organi i cili mban evidencën e të ndeshkuarve dhe se ai person konsiderohet i padenuar pasi që të kryhet rehabilitimi ligjor e gjithë kjo mbeshtetur në sensin e nenit të theksuar më lartë ku thuhet se:”i pa dënuar konsiderohet edhe personi i rehabilituar”.

2.2. Rehabilitimi gjyqësor

Edhe rehabilitimi gjyqësor si institucion i kategorizuar sipas të drejtës penale, gjykata me kërkesën e personit të dënuar me kusht mund të vendos që dënimi ti shlyhet në afatin më të shkurter se që është paraparë me ligj dhe është i njejtë me rehabilitimin ligjor dhe realizohet në bazë të vendimit të gjykatës. Njiherit, ndryshe nga rehabilitimi ligjor i cili shprehet exlege në mënyrë automatike me kalimin e afatit, rehabilitimi gjyqësor është rehabilitim fakultativ me mundësi lehtësuese që nuk është i detyrueshëm dhe kryhet me vullnetin e gjykatës dhe patjetër do ti merr parasysh sjelljen e të dënuarit pas mbajtjës së dënimit me kusht dhe natyrën e veprës penale dhe rrethanat e tjera të cilat tregojnë se kryesi është përmirësuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat