Skenari i vjetër

Opinione

Skenari i vjetër

Nga: Bekim Rexhepi Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:32
Bekim Rexhepi

Një thirrje për një revoltë në një gjendje ku askush nuk ka legjitimitet dhe një aventure për legjitimitet popullor, prapëson rregullat paraprake të shtetit dhe këtu Gjykata Kushtetuese si organi më vendimmarrës duhet të ketë kujdese që kjo deriçkë e paparashikueshme të mos hapet.

A mund të vihet serish skenar i vjetër, qe mbase ne jemi mësuar ti shohim dhe ti provojmë nën ish Jugosllavi, e që gjithnjë qendrën e babëzisë e kishin në Beograd – theksi ishte metoda e linçimit politik. Në ato kohë më këtë metodë të eliminonin politikisht duke të linçuar ose edhe duke të kurdisur ndonjë ndërskamëse politike a ligjore. Në Kosovë kjo dredhi tash sa vjet ka zënë të mbijë, o si farë e keqe, o si frutë i importuar nga e njëjta qendër e lartë përmendur, kjo më shumë për tu besuar sepse ne nuk kemi pasur taktika të tilla. Këto taktika duket se u instaluan që nga koha e Hashim Thaçit, kur donte pushtet dhe kur pushteti nuk vinte sipas vullnetit të qytetarëve dhe prognozave të tij. Provat për ta marrë pushtetin më rrugë të tjera, sot e kanë mbyllur në grila të Hagës, akuzat e shumta janë pjesë e këtyre insinuatave të shfaqura tashmë. Dy atentate të pasuksesshme ndaj Rugovës, ishin pjesë e linçimit politik, pastaj tkurrja e stafit politik të tij po ashtu ishte pjesë e një ndërskambës politike që përmes së cilës tentohej të fashitej popullariteti dhe dobësimi i figurës emblematike të pavarësisë së Kosovës - Ibrahim Rugova. Llogaritë e Thaçit në një skenar të vjetër sa vijnë e shtoheshin ndaj kundeshtarëve të tij politik, ai arriti të gjithë ti latoi në hesapin e tij përfundimtar tani i vetmi është Albin Kurti qe reziston skenarin e vjetër i cili po vihet serish nga reliktet e tija në skenën politike të Kosovës përmes KQZ-së.

...

Iluzor është vendimi i KQZ-së që përmes një ndërskamse politike të mund të pretendohet se linçimi i Albin Kurtit mund të arrihet për kohë të gjatë duke qartë vullnetin e shumicës dhe të elektoratit për ndryshime në vend dhe për ç ’kapje të shtetit nga strukturat e krimit të organizuara dhe korrupsionit të përgjithshëm në vend.

KQZ-ja po orvatët ta vë në pallaskë Albinin Kurtin duke e futur në lojën mes PZAP-së dhe Gjykatës Kushtetuese me një vendim se kinse është i dënuar. “Dënimi me kusht”, nuk është i plotësuar për të qenë dënim sepse paraprakisht si kusht ka kohën e sanksionuar, ndërsa koha e sanksionuar ka të bëjë me atë “statusin e vëzhgimit”, pra me mos tejkalimin e masave që do ta plotësojnë apo e fuqizojnë dënimin. Në asnjë kushtetutë dhe ligjislaraturë zgjedhore “koha e sanksionuar” si formë e dënimit nuk mund të jetë edhe penalizim për të kandiduar në zgjedhje, sepse kjo koniunkturë ligjore nuk e përcakton saktësisht përformancën e dënimit të prerë si dënim me kusht dhe dënim efektivë. Nëse kjo gjë është lejuar në zgjedhjet e kaluara që i njëjti kandidat të jetë edhe kryeministër, me po të njëjtin “dënim”, ahere pse në këtë vit nuk mund të jetë? Kjo pyetje tani ka vetëm një përgjigjeje të vetme dhe të sinqertë, veçse dikush në rolin e sensasivit antishqiptar dhe antidemokratik synon të korruptoi tërë sistemin dhe tërë hierarkinë në këtë vend. Qendra në Beograd a në Hagë e skenarit të vjetër për të linçuar Albin Kurtin, është vendosur në tavolinë, ndërsa relacioni KQZ, PZAP dhe Gjykatë Kushtetuese mund të ketë një llogari të dëmshme provokuese për vendin sepse mund të futë vendin në kaos të përgjithshëm institucional, ku Presidenca është në një ushtruese detyre, Parlamenti disfunksional, Qeverija në dëtyrë, Policia pa drejtor të zgjedhur, e disa të tjera.

Pra le të saktësojmë se mos certifikimi i kandidaturës së Albin Kurtit do e mos fut në rrugëtime politike të rrezikshme për vendin:

Bojkoti i LVV-së le pa pushtet të gjithë. Sepse nuk mund të ketë pushtet legjitim me 15% e me 12% të zgjedhësve. Shtyrja në terminë të tjera të zgjedhjeve nuk mund ta penalioj më Albin Kurtin, serish mund të vijmë në rastin më të përshtatshëm, nëse Albini strukturalisht ndryshon veprimet politike nga konsekuenca e “rebelit” politik. Bojkoti ka edhe një rrezik tjetër nëse Albin Kurti shpallë të paligjshëm sistemin e shtetit që tenton të mbrojë hierarkinë e krimit dhe të korrupsionit në vend jashtë vullnetit të shumicës se qytetarëve të vendit. Një thirrje për një revoltë në një gjendje ku askush nuk ka legjitimitet dhe një aventure për legjitimitet popullor, prapëson rregullat paraprake të shtetit dhe këtu Gjykata Kushtetuese si organi më vendimmarrës duhet të ketë kujdese që kjo deriçkë e paparashikueshme të mos hapet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat