“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”!

Opinione

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”!

Nga: Fatmir Limaj Më: 29 janar 2021 Në ora: 22:41
Fatmir Limaj

Kështu thoshte në njërën nga protestat e VV-së, për ish Presidentin Thaçi, por tani vetë Albin Kurti e ka shndërruar në kauzë populiste të Lëvizjes, narracionin politik që gjithçka duhet vënë në shërbim të ambicies së tij për pushtet absolut dhe në këtë frymë flet edhe fakti se vendin e dërgon në zgjedhje Parlamentare tri herë brenda dy viteve, me të vetmin qellim; që të arrij në maje të piramidës shtetërore duke synuar: "Krejt dhe drejt"!

Liderit suprem të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti, po i kthehen bumerang kurthet dhe intrigat e konstruktuara për oponentët dhe kundërshtarët politik ndër vite, atëherë kur z.Kurti nuk gëzonte mbështetje popullore dhe as besim elektoral, megjithatë synonte pushtetin me çdo kusht dhe me çdo çmim; në rrugë dhe në institucione, me mjete jokonvencionale, të dhunshme dhe jo demokratike duke sulmuar institucionet dhe vetë shtetin e Kosovës deri tempullin e demokracisë-parlamentin.

Dikur, z. Kurti, edhe kur oponentët fitonin trefishin e subjektit të tij (VV-së), fitoren e tyre e kontestonte duke ngritur në parim bindjen e tij në VV, dhe atë të VV-së, në institucione, se;

"Zgjedhjet s'janë garë automobilistike se kush del i pari, dhe se Republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë... janë garë për formimin e institucioneve" !

Por kur doli i pari në zgjedhje, me vetëm 0,65 % ma shumë se sa LDK-ja në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, i rezervonte vetës dhe Lëvizës së tij, të drejtën që t’i ketë Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin, dhe për Presidentin thoshte nuk duhet të diskutohet tani por kur të vije koha, e që në fakti kishte synimin e përvetësimit të të gjitha pushteteve në emër të fitores së zgjedhjeve, lak në të cilin nuk ra LDK-ja, por që tani lideri suprem i VV-së, ia rezervoj subjektit të tij edhe pozitën e Presidentit, bilës ende pa ndodhur zgjedhjet dhe pa pasur rezultatin.

Gjithçka për Liderin dhe në sherbim të Tij!

E kur kësaj i shton faktin e abuzimit me Familjen Jashari dhe konsumimit moral të emrave të përveçëm të kësaj familje emblematike nacionale për këtë pozitë dhe i harron të gjitha kur është në pyetje pushteti i Tij?

Kurti: "Ai që shkel Kushtetutën është super kriminel"!

E kur për vetëm një muaj në pozitën e kryeministri, dy herë shkeli Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe bilës duke mos e respektuar as Aktgjykimin e Gjykates Kushtetuese, sikurse ndodhë në vazhdimësi me vendimet e Gjykatave dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese, çfarë të pritet prej një pretendenti të tillë për të qeverisë me vendin?

Kurti nuk njeh Gjykatat, nuk njeh as verdiktin e gjyqësorit, vetëm nëse ato vendime janë në favorin e Tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, në të kundërtën, vendimet dhe vetë organet e Drejtësisë i quan të kapura dhe kundër Tij.

Gjithë sistemin juridik dhe kushtetues të vendit, Kurti dhe LVV-ja, e shohin si komplot kundër tyre dhe jep premisat e qarta se me ardhjen në pushtet, do t'i mësyje dhe luftoj ato, fakt ky që paralajmëron një rrezik për rendin dhe demokracinë e këtij vendi.

Kurti pretendon se: "Organet kushtetuese duhet të përcjellin frymën e "ndryshimit", e cila nuk mund të ndalat nga askush"!

Pra kjo i bije se i gjithë sistemi duhet të trembet dhe tani e tutje t'i nënshtrohet vullnetit të VV-së dhe ambicies së Tij për pushtet absolut.

Sipas Kurtit, krejt çfarë ai pretendon është e ligjshme dhe legale, sikurse çdo vendim e veprim ndryshe, jo vetëm që nuk pranohet por kërcënon për hakmarrje pas ardhjes në pushtet.

Si të shpjegohet fakti që përshëndet aktgjykimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti për votën e 61-të, të Ethem Arifit, meqë ky i fundit kishte një dënim gjykate të formës së prerë, dhe vetë z.Kurti edhe 4-5 tjerë të VV-së, janë njësoj me precedentë gjyqësore sikur Ethem Arifi ?

Jo z.Kurti !

Ligjet vlejnë njësoj për të gjithë, dhe kështu do të jetë edhe për Ty dhe Brigadat e Kuqe në krye të të cilave jeni, dhe kështu do mbetet gjithmonë në kë të vend të lirë, të pavarur, demokratik dhe me orientim euro-perëndimor, projekt ky nacional i shqiptarëve dhe për të cilin ti dhe VV, e keni luftuar prore.

Asi ti z. Kurti si "Lider suprem" i VV-së nuk do të jeni mbi Ligjin, përkundrazi !

Në të kundërt; as në poltikë dhe as në pushtet, por diku tjetër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat