Kosova nuk është “Jerusalemi” i Serbisë

Opinione

Kosova nuk është “Jerusalemi” i Serbisë

Nga: Skender Karaqica Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 07:10
Skender Karaqica

Me të drejtë është thënë se,njohja dhe marrëdhëniet e Izraelit më shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës, është një ngjarje e madhe historike.

Në kronikat e historisë thuhet se gjatë Luftës së Dytë Botërore,shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri,kur këmba e Nazi-fashizmit i ndiqte,i vriste deri në shfarosje të substancës kombëtare të popullit hebrejë nëpër Evropë,në këto rrethana të rënda edhe për vetë shqiptarët,ata ua hapën derën dhe zemrën për pritjen dhe shpëtimin nga retë e zeza të fashizmit hitlerianë.

Në takimin e 4 shtatorit 2020, në Uashington në praninë presidentit Donald Trump ku ishin të pranishëm dy delegacionet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë, kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu e konfirmoi zyrtarisht edhe para kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe të presidentit serb A.Vuçiç, njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë të Republikës së Kosovës dhe të shkëmbimit të ambasadorë dhe të ambasadës në Jerusalem.

Me rastin e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy popujve me një histori të njëjtë të vuajtjeve dhe gati-gati në shfarosje në substancën kombëtare të shqiptarëve dhe hebrenjve(Izrael-Kosovë),në kohën e ndryshimeve demokratike dhe të themelit të dyja shteteve në tokën e vet në krah gjithmonë me Amerikën,po bëhen dy shtete mike bashkë për paqen,lirinë dhe të ardhmen e sigurt në rajon dhe më gjerë në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

E gjithë kjo vlerë e demokracisë dhe të lidhjeve miqësore në mes të dy popujve shqiptar dhe hebrejë,nuk i pëlqeu regjimit të Serbisë dhe Beogradit zyrtar,ndonëse kryetari parlamenti serb Ivica Daçiç,pioner i kryekriminelit Slobodan Millosheviq,nisi të vajtojë të shesë “diplomacinë” e gënjeshtrës me mite të historisë kundër popullit shqiptar dhe të Kosovës, duke e quajtur shtetin e lirë si “Jerusalemi i Serbisë” për të vazhduar me propagandën e njohur shekullore për gjoja se Kosova na qenka “shteti mysliman” (siç!)që e ka njohur shteti i Izraelit(!).

Këtu nis (hidhërimi) i Serbisë,që,përmes makinerisë vrastare ushtarako-policore dhe paramilitare ,vrau dhe dogji tërë substancën kombëtare shqiptare dhe për tokën e djegur të Kosovës dhe,tashti del si kancer para botës për të penguar rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe të popullit shqiptar.

Populli shqiptar dhe hebrej në Prishtinë dhe Jerusalem,do të jenë më afër më njërin-tjetrin si miq të përjetshëm dhe bashkërisht do të bëjnë projekte për kahet të zhvillimit dhe të investimeve në resurset e pasura njerëzore dhe të tokës së Kosovës,që në kohën e vijave të përbashkëta në krah të Amerikës, e nesërmja do të jetë vlera e demokracisë dhe e paqes në botë,kur do të projektojnë dy popujt miq shqiptarët dhe hebrejtë.

Tashmë e di tërë bota se shteti Kosovës nuk është ,,Jerusalemi,,i Serbisë dhe nuk është shtet,,muslimanë,,(!).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat