Faktorizimi i Kosovës si shtet i pavarur

Opinione

Faktorizimi i Kosovës si shtet i pavarur

Nga: Dibran Demaku Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:40
Dibran Demaku

Kur me katër shtator të vitit që iku nga Shtëpia e bardhë u dha lajmi se Izraeli kishte vendosur që ta njihte shtetin e Kosovës,për shumëkend lajmi si i tillë ishte një befasi e llojit të vetë.

Dhe siç ndodhë zakonisht pas lajmeve të tilla të rëndësishme dhe pse jo edhe të jashtëzakonshme,filluan komentet për dhe kundër:

Optimistët ju gëzuan këtij lajmi të jashtëzakonshëm(thanë se njohja nga Izraeli e betonizonte shtetësinë e Kosovës),ndërkaq pesimistët thonin se kjo nuk është njohje,por vetëm një premtim?!...

Dhe lajmi si i tillë nuk bëri asnjë përshtypje në diplomacinë botërore.Siç dukej edhe kancelaritë e njohura botërore,ashtu si pesimistët tanë,mendonin dhe shpresonin se ai lajm ishte vetëm një premtim dhe asgjë më shumë?!...

Dhe kur me një shkurt ndodhi ajo që ishte premtuar(Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike) filluan reagimet nga kancelaritë e fuqishme botërore.

Reagimet u nisën edhe nga selia e Bashkimit europian(Brukseli) me arsyetimin se Kosova me veprimin e saj(vendosjen e ambasades në Jerusalem) po dilte hapur në kundërshtim të politikës europiane, tregon se pas njohjes nga Izraeli Kosova është bërë një Faktor i rëndësishëm!

Dhe këtë fakt tash e tutje duhet ta pranojë edhe Bashkimi europian(ende nuk e njeh shtetësinë e Kosovës) dhe vizavi Kosovës të ndërrojë kurs!

Dhe atë sa më parë aq më mirë edhe për vetë Bashkimin europian!

Pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli,janë hapur rrugët edhe për njohje nga shtetet tjera të botës.

Nëse ndodhë njohja(siç edhe realisht pritet)edhe nga Vatikani,atëherë kundërshtarët e Pavarësisë së Kosovës do të gjunjëzoheshin përfundimisht.Njohja nga Izraeli Kosovën e ka faktorizuar në politikën botërore!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat