Letra e presidentit Biden, njohja nga Izraeli dhe Ambasada e Kosovës në Jerusalem

Opinione

Letra e presidentit Biden, njohja nga Izraeli dhe Ambasada e Kosovës në Jerusalem

Nga: Hafiz Shala Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:19
Hafiz Shala

Tani të shqiptarët është ngjallur interes, shpresë dhe kurajo se me letrën Presidentit Biden dërguar Serbisë, e qartëson qëndrimin e Administratës së tij ndaj marrëveshjës së dy vendëve për ta përfunduar konflktin në mes të dy fqinjëve me shekujë.

Dallimi i letrës së Presidentit Biden me atë të ish-presidentit Trump, dallon jo vetëm në përmbajtje por edhe në një synim të qartë, të sinqertë, të ndershëm e miqësor për ta arritë atë që nuk u arritëm deri tani.

Ky proces, duhet të përmbyllet ashtu siç pretendohet në letrën e Presidentit Biden dërguar presidentit të Serbisë, Vuçiq.

Kjo, për shumë arsye e ndër të tjerat janë edhe: përkushtimi dhe kontributi i Presidentit Biden për 30 vite të kaluara i lidhur drejtpërdrejtë në cilësinë e ish-Senatorit dhë njëherit Kryetar i Komitetit për marrëdhënie më Jashtë në Senatin Amerikan i cili, shumë ngushtë ka punuar e bashkëpunuar më zotin Dioguardi, kryetar i Ligës qytetare shqiptaro amerikane por, edhe si ish-Kongresmen nga i cili i ka marrë informatat e sakta për gjëndjen e Kosovës nën okupimin serb nga ana e regjimit të Millosheviqit.

Ishte lobues i vërtetë dhe ndikues në vendimarrjet e rëndësishme të presidentëve të asaj kohe cilido qoftë ai, Republikan apo Demokrat.

Si një politikan më përvojë 47 vjeçare në politikën Amerikane me një respekt të lartë, ishte i përkrahur nga të dy krahët.

Vetë dallimi i të dy letrave, asaj të ish-presidentit Trump dhe kjo e Presidentit Biden, në një mënyrë e reflektojnë dallimin por edhe ndryshimin e kahjes dhe rrjedhave politike të dy administratëve që, megjithatë, do të dallojnë dhe, une mendojë se shumë gjëra duhet adaptuar realitetit.

Presidenti Biden, është për njohje reciproke e jo, marrëveshje të balancuar që, i bie se po barazohet viktima me agresorin.

Ky, nuk është principë e as kahje e politikës së administratës së Presidenti Biden dhe, të atij personalishtë.

Besojë së tani e ka njohurinë më të gjerë të atyre marrëveshjëve të cilat, pas shpinës së popullit, pa pëlqimin e Parlamentit, pa konsenzuesin ndërpartiak por në mënyrë të fshehur nga ana e ish presidentit në marrëveshje më Vuçiqin dhe Edi Ramen me bashkëpunëtorët dhe propangatorët e tij rreth asaj iniciative, që nënkuptonte korigjim apo ndarje për të cilën, zoti Grenell “ zotohej se nuk e ka parë në tavolinë”. Mund të jetë por, si e fshehur në sirtar ka ekzistuar. Kjo, dul sheshazi.

Kjo marrëveshje e fshehur, i’a hangër kokën politikishtë Albin Kurtit i cili, si shkaktar i pengesës së kësaj “ Marrëveshje” apo “ Betimi”, u rrëzuar më puç politik duke u involvuar edhe “ Amerika”- Grenelli, në bashkëpunim të ngushtë më ish-presidentin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa më bashkëpunëtorët e tij të afërt,duke e paraqitur si “ antiamerikan”.

Kjo ishte një ndërhyrje e pa president nga ana e SHBA-ve ndaj një shteti mik siç është Kosova. Kjo, ishte një gabim i pafalshëm dhe i paarsyeshëm i ish-Presidentit Trump.

Presidenti Trump, së pari, çështjën e Kosovës e trajtojë në kohën kur i’u desht atij, Serbisë, Izraelit dhe, më në fundë Kosovës.

Disa herë e kam cek dhe është e mirënjohur se në periudhën e fushatës zgjedhore pra në vitin e fundit të mandatit të parë, tentojë që me një shpejtësi të arrijë një hap “historik” siç i quanti ai, duke i “ ndërprerë vrasjet” në mes të dy popujve, që i duhej për ta shitur të populli amerikan që të fitojë vota por, i’u kthye si bomerang.

Kosova ka përfituar shumë më njohjën nga Izraeli

Të dy popujt, i’a kemi borxh njëri-tjetrit sipas të kaluarës sonë të dhimbshme historike, si popujë që kemi përjetuar gjenocid, masakra e hollokouste nga shtetet si Gjermania Naciste e Serbia Shoveniste. I kemi dalë në ndihëm njëri-tjetrit kur ishte nevoja. E, kjo, nuk harrohet.

Shpëtuam çdo hebrejë nga ushtarët nacist gjerman. Hebrejtë, na ndihmuan nga kriminelët serb të regjimit të Millosheviqit.

Personalitete politike me peshë, siç janë Kongresmen e Senator të cilët në momentin kritik, na dulën në ndihmë për ta larguar Serbinë, për ta krijuar shtetin e Kosovës dhe, përfundimishtë për të na njohur.

Kosova, ka përfituar me njohjën nga ana e Izraelit, ani pse presidenti Trump na bëri shtet musliman sikur të ishim më ligën Arabe, e cila tani ngriti zërin kundërshtues pas njohjës nga ana e Izraelit.

Liga Arabe bashkë me Palestinën, ishin tërë kohën në anën e Serbisë.

Nuk jemi shtet musliman por jemi shtetë laik sekular në zemër të Evropës e cila, dorën në zëmër po na mbanë në geto të izoluar, pasi, nuk po mund t’i bindë 5 shtetet evropiane që të na njohin, anipse, edhe më fajin e kastës së kaluar politike e cila, as që e fillojë luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Një kusht pothuajse së çënjësor për t’u realizuar liberalizimi i vizave.

Pra, Kosova përpos njohjes nga Izraeli, asgjë më shumë nuk përfitojë anipse, e veti Kosovën në gjendje padive për një vjet sipas kërkesës së Serbisë, hyri në lojëra për bashkëpronësim të aseteve vitale siç është Ujmani, me pretendim më vonë edhe për Trepçën, me rëndësi jetike për Kosovën.

Mos ta harrojmë një gjë që, Lobi Shqiptar në krye më Dioguardin, ka punuar dhe bashkëpunuar më shumë se 34 Kongresmen e Senator më origjinë hebreje secili në postet dhe rolet e rëndësishme për çka populli i Kosovës dhe ai shqiptar, i’u është përjetëshit mirënjohës.

Ndihem i lumtur dhe krenar, që e kam pasur kënaqësin dhe mburrjën të jam pjesë e këtij bashkëpunimi nga i cili e kam fituar përshtypjën, besimin tek një politikan i kalibrit të të tillë, prandaj, si republikan, publikishtë kam deklaruar se, do të votojë për Joe Biden.

Vendimi për përcaktimin e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, ka ndodhur qysh më 23 tetor 1995. Propozimi i këtij ligji i adaptuar nga Senati( 93-5) i sponzoruar nga ish-Senatori Bob Dole dhe Kongresi ( 374-37), numrat e tregojnë kalimin e këtij ligji me shumicë votash, por, deri tani nuk ishte ekzistuar.

Ky akt është zyrtarizuar pas nënshkrimit presidencial më 8 nëntor, 1995. Edhe pse ka qenë afati i fundit që ky rilokim të ndodhë më 31 maj, 1999, Administratat e, Clinton,Bush, dhë Obama, e kanë prolonguar.

Më 14 maj, 2018, pas nënshkrimit të ish-Presidenti Trump me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Izraelit, e transferojë Ambasadën e SHBA-ve, nga Tel Avivi në Jerusalem.

Qeveria e ardhshme e Kosovës, duhet që në kordinim të ngushtë më Administraten e Presidentit Biden, sipas sugjerimëve apo kërkesave, duhet të zbatohën pa marrë parasyshë se çka “ kushtëzonë” Evropa. Kjo e fundit, e ka humbë këtë të drejtë.

Jemi në Evropë dhe i takojmë asaj gjeografikishtë por, nuk po trajtohemi si pjesë e saj prandaj, politikat e mjegullta, herë me Moskën e herë Ëashingtonin, nuk po na jep një garancë të shtetëndërtimit, shtetëfunksionimit dhe integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës e njohur përmbi 100 shtete të botës.

Dua të besojë së, pas përfundimit të fushatës dhe shpalljës së fituesit, deklaratat e zyrtarëve qeveritar, në kohen e Presidentit Biden, duhet të jenë të analizuara mirë, të matura dhe, pastaj ta marrin formën zyrtare.

Besojë se, nuk ka nevojë që të theksohet se, fati i Kosovës është në pyetje jo pse e themi sa pë ta thënë si gjithmonë por, mund ta paramendojë se çka do të ndodhtë po të ishte Administrata Trump në pushtet. Nuk dua ta paragjykojë por, mund ta paramendojë.

Nëse ndonjëherë kemi kërkuar unitet, respekt ndaj njëri-tjetrit, në Qeveri, në Parlament në Presidencë dhe të gjithë së bashku në një zë, kjo është thirrja e cila Kosovës kësj here, më së shumti i duhet.

Mos harroni se për lëshimet tona, askujt nuk mund t’i kërkojmë llogari.

Dhe, bëhuni gati që të jeni përgjegjës para popullit i cili po i mbush sheshet e bulevardët në kohë pandemie duke e rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre për t’u liruar nga pandemia politike për të cilën, nuk u gjendë ndonjë vaksinë pasi udhëheqësit në pushtet, nuk lejonin. Ndryshimi duhet të ndodhë pa kurfarë kushti.

A do ta kuptojnë përfundimishtë se bota, nuk do të sillet më rreth Kosovës por, fatëkeqësishtë, Kosova do ta marr botën e do të shndërrohemi në populli nomad anipse, me shtet e komb të konseliduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat