Mësuesi im i vendosi Fletë Rrufe Enver Hoxhës

Opinione

Mësuesi im i vendosi Fletë Rrufe Enver Hoxhës

Nga: Avokat Gjet Kola Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:50
Gjet Kola

Vendimin de facto të Hrushovit për shkarkimin nga posti i kryeministrit në vitin 1954, në favor të besnikut të sovjetikve Mehmet Shehu, megjithëse vu në radhë të parë interesat e vendit, Enver Hoxha do ta suportonte me vëshirësi. Ai ishte vetëm 46 vjeç, me kulmin e përvojës e të energjive për punë. Por ai vendim i’u kthye në boomerang Hrushovit, sepse duke kaluar nga ngarkesa ditore prej jo më pak se 12 orë punë konkrete si kryeministër, ai kishte dal në profesion të lirë si shef partie. Me gjithë mbështetjen e pakursyer që pati nga bashkëpunëtorët e KGB-së, që kishin studjuar në Bashkimin Sovjetik, delegatë të Konferencës së Partisë të Tiranës të vitit 1956, Hrushovi dështoi në realizimin e projektit për ta nxjerrë Enver Hoxhën nga skena politike dhe për të ndërtuar pushtetin në Shqipëri vetëm me agjentët e tij besnikë që kishin studjuar në BS.

Duke qenë pa aktivitet konkret, me gjithë kohën në dispozicion, Enver Hoxha filloi të mendojë teorikisht, që u finalizua me përplasjen për çeshtje doctrine në Konferencën e 81 Partive Komuniste e Punëtore në Moskë në nëntor të vitit 1960. Mendohet se qëndrimet e gabuara të Hrushovit në konfliktin me Shqipërinë dhe Enver Hoxhën, kanë patur peshë jo të vogël në vendimin e strukturave sovjetike për ta shkarkuar atë nga të gjitha funksionet më 1964.

Pas këtij konflikti, Shqipëria u lidh ngushtë me Kinën e Mao Ce Dunit. Kjo marrëdhënie, në përgjithësi, është trajtuar si jo normale. Por e vërteta është se dy popujt kishin probleme të të njejtit karakter, prandaj përvojën e Kinës, Enver Hoxha i shfrytëzoi për europianizimin e shqiptarëve.

Ce Duni kishte kuptuar se Kina nuk mund të përparojë, të modernizohet, e të ecë me hapin e popujve të tjerë dhe se kurrë nuk mund ta tejkalojë prapambetjen ulëritëse në të gjitha fushat e jetës, me rregullat e sjelljes të trashëguara nga Konfuci, që kishte jetuar në vitet 551 deri në 479 para Krishtit. Prandaj, në maj të vitit 1966, ai nisi lëvizjen e tij, që u quajt Revolucioni i Madh Kulturor Proletar. Ajo ishte një lëvizje sociopolitike që zyrtarisht, përfundoi në vitin 1969, por faza e tij aktive zgjati deri të paktën në 1971, kur Lin Biao i akuzuar për komplot të mbetur në tentativë për rrëzimin e Ce Dunit, vdiq pas rrëzimit të avionit me të cilin tentoj të arratisej. Qëllimi i tij i deklaruar ishte ruajtja e komunizmit kinez duke pastruar. mbetje të elementeve kapitalistë dhe tradicionalë nga shoqëria kineze. Në fakt synohej thyerja e rregullave dhe shpartallimi i kastave tradicionale që shiheshin pengesë për zhvillimin në përgjithësi, dhe për thithjen e investimeve perendimore, aq të domosdoshme për Kinën. Ai synonte krijimin e njeriut të ri kinez, krenar, me besim në vete e të pa nënshtruar. Rezulton se Enver Hoxha e pa këtë model të përshtatshëm për kushtet e Shqipërisë. Ndryshe nga kinezët që gjithsesi kishin një vazhdimësi në formatimin e qytetrimit Kong në rreth njëzet e pesë shekuj, shqiptarët ishin në amulli të plotë. Pushtuesi turk, u kishte imponuar me dhunë shumicës së tyre heqjen dorë nga Qytetrimi Perendimor dhe zbatimin e normave të Qytetrimit Arab. Ai qytetrim ishte përshtatur për kushtet e shkretirës arabe, për popujt e ri dhe popujt nomadë. Shumicën e arbënve, pushtuesi turk e kishte detyruar që të heqë dorë nga trashëgimia disa dhjetëra mijë vjeçare e të parëve të tyre, si pasardhës të ilirve dhe nga trashëgimia e krishterë në 50-60 breza. Zbulimi i piramidës rreth dyzet mijë vjeçare në Bosnje Hercegovinë, rreth 35 mijë vjet më e lashtë se piramidat e Egjyptit, ndryshon gjithë dijet për historinë dhe provon se bazat e qytetrimit njerëzor fillojnë në Iliri, që, për shkaqe politike, akoma nuk po suportohet nga perendimi.

Se shqiptarët e identifikonin veten një me turqit dhe se ndiheshin si pjesë e Qytetrimit Arab, e kishte konstatuar dhe e vu në dukje Hrushovi, sapo me datë 25 maj 1959 zbriste në aeroportin e Rinasit në Tiranë për vizitë në Shqipëri që do ta vazhdonte deri në datën 4 qershor 1959. Ai nuk i kishte përshëndetur mikpritësit, që mbanin patronime tre tarikatet kryesore të Muhamedanizmit, hoxha, shehu dhe dervishi: Enver Hoxha sekretar i përgjithshëm i partisë, Mehmet Shehu kryeministër dhe Rrapo Dervishin sekretar i parë i partisë së kryeqytetit Tiranë as në gjuhën shqip, as në gjuhën e tij, rusisht, por në gjuhën arabe selam alekym, fakt që i kishte shqetësuar shumë mikpritësit.

Enver Hoxha kishte planifikuar që me 17 janar 1968 të prezantonte solemnisht para

gjithë Botës kontributin e arbënve, që për çerek shekulli, mbrojtën atdheun e tyre dhe Qytetrimin Perendimor në luftë kundër Perandorisë Turke, më të frikëshme të kohës, me përkujtimin e pesëqind vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Por monomenti i tij ishte vendosur në sheshin qëndror të Tiranës, në anë të xhamisë turko-arabe të Et’hem Beut. Fjalimi i tij për kontributin e Gjergj Kastriotit do të mbahej disa orë pas faljes së mëngjesit të muhamedanëve në gjuhën arabe, që e kompromentonte gjithë aktivitetin.

Për të homogjenizuar kolonët turq e arabë me popullsinë etnike vendase, pushtuesit turq

kishin fshirë nga kujtesa etnonimin arbën duke injektuar hap pas hapi etnonimin shqiptar. Në vitin 1774, shtatë dekada pas Kuvendit të Arbënit të mbajtur në në kishën e Shën Gjon Kryepremit, në Mërqi të Mirditës pranë qytetit të Lezhës, Johan Thunmanni, do të pohonte: “Albanët e quajnë veten Skipatar, por burimin e kësaj fjale ata nuk e dijnë.” Ka deduksione se turqit shfrytëzuan transformimin e emrit të Shkupit, nga shkuptarë që thirreshin banorët e tij, në etnonimin shqiptarë për gjithë arbënit. Prandaj, me konvertimin në muhamedanë, dhe me fshirjen nga kujtesa të etnonimit arbën, jeta e çdo shqiptari fillonte nga zero, dhe nga popull bazik i Europës, si atëherë dhe sot, ata dalin pa identitet historic dhe populli më i ri në Botë. Në atë kohë, jo vetëm në Kosovë e viset shqiptare në Jugosllavi, por dhe në Shqipëri popullsia myslimane e identifikonte veten turke, të njejtë me popullsitë nomade të Azisë Qëndrore. Disa muaj pas fillimit të Revolucionit Kulturor Proletar nga Mao Ce Duni në Kinë, kishte mbetur rreth një vit për realizimin e punimeve finale dhe organizimin e veprimtarive shkencore për përkujtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kjo kërkonte mobilizimin e gjithë strukturave të shtetit, që nga përkthimi e botimi i kronikave të autorëve turq, që kishin përshkruar me skrupolozitet genocidin e krimet kundër njerëzimit që kishin kryer sulltanët turq kundër arbënve të krishterë, të pafe, etj.

Prandaj, në kuadrin e përgatitjeve për këto veprimtari, Enver Hoxha orienton një fushatë të gjërë emancipuese nëpërmjet dy fjalimeve dhe të një materiali kolektiv, të prezantuar në një muaj.

Në mbledhjen me disa organizata partie me datë 6 shkurt 1967, Enver Hoxha do të mbante fjalimin “Revolucionarizimi i mëtjeshëm i partisë dhe pushtetit”. Duke folur për luftën kundër burokratzimit ai do të orientonte, se në gazetat e murit… cilido pa frikë dhe me shkronja të mëdha të shkruajë çfarë mendon ai për punën dhe për njerëzit, duke bërë paralelizëm me deciabot në Kinë.

Njëzet ditë më vonë, ai do të nënshkruante letrën e KQ të PPSh të datës 26 shkurt 1967, mbi luftën kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare, ku do të shkruante edhe se:

“Le të marrin çeshtjet e praktikave fetare myslimane. Gjatë 14 shekujve ato ruajnë karakterin e unitetit arab, të dominimit arab me anën e fesë; Kurani është libri i këtij ligji. .. Disiplina e fesë myslimane kërkon që çdo mysliman, i çdo kombësie që të jetë, duhet të falet në gjuhën arabe, Kuranin ta mësojë e këndojë vetëm në arabisht. … Ne duhet t’i thyejmë këto praktika dhe t’u tregojmë të gjithë atyre që besojnë sa absurd është të ruash dhe të zbatosh zakone të tilla që nuk kanë asnjë lidhje me jetën tonë, jo vetëm me të tashmen, por dhe me të kaluarën A mund të imagjinohet që shqiptari të vazhdojë t’u bindet ligjeve të të huajve, ligjeve të pushtuesve, qofshin këto ligje të veshura me pektun e fesë e të sheriatit?”

Kjo ndërmarrje ishte një goditje e rëndë, mbasi të gjithë besimtarët humbisnin institucionet e kulteve fetare. Por duke patur parasysh se Doktrina e Krishterë ka përshtatur gjithë trashëgiminë e para Krishtit, pra ka ruajtur trashëgiminë e njerëzimit që nga Zanafilla, ky vendim merrej për ti krijuar mundësi shumicës muhamedane që të kthehet në identitet, me ndalimin e rrethprerjes, konsumin e pijeve alkolike e të mishit të derrit, nxitjen e mësimit e leximit dhe të librave të pa feve dhe me ndalimin e përdorimit të emërave turq e arabë për fëmijët. Për shkak të mentalitetit të njejtë në perendim nuk dallohet besimtari praktikant nga ateisti.

Ndërsa tetë ditë më vonë në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSh, të datës 7 mars 1968, ai do të mbante fjalimin “Për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë”. Në këtë fjalim ai orientonte rritjen e ngarkesës mësimore për nxënësit dhe studentët në nivelin e shkollës në BS e shtetet e tjera të Europës Lindore,. Llogaritej se ishte tejkaluar faza e shkollimit ekstensiv në gjitha nivelet, ku fjala vjen teksti i “Psikiatrisë” për studentët e Fakultetit të Mjeksisë numëronte rreth 250 faqe, dhe vendi nuk kishte më nevoja emergjente, për nxënës e student që merrnin vetëm dijet elementare.

Synohej tejkalimi i prapambetjes, mbasi dhe shkollat e rrethit të Tiranës, do hynin në vitet ’70-të me mësues pa arsim përkatës. Pas arrestimit të Taho Sejkos, i akuzuar për krime kundër shtetit u tentua largimi nga puna në arsim i kunatit të tij Masar Manes. Si preteks për marrjen e kësaj mase do të shërbente mospjesëmarrja e tij në një kurs veror të kualifikimit të mësuesve pa arsim përkatës të organizuar në Shkodër. Por komiteti ekzekutiv i rajonit nr. 4 që duhej të merrte vendimin do të informohej se mësuesit me arsim të lartë në fshatrat e rrethit të Tiranës numërohen me gishtat e dorës dhe se ai duhet të kishte shkuar mësimdhënës dhe jo nxënës në kursin e Shkodrës. Megjithëse prindërit dhe motrat e tij ishte pjesëmarrëse active në luftën antifashiste, dhe shtëpia u ishte djegur nga nazistët, si bazë e luftës, ai kishte kaluar shumë kohë në familjet e miqve të babait, nuk do merrej për bazë as detyrimi që kishte ai për ti shërbyer nënës invalide lufte, dhe për dhjetë vjet do jepte lëndën e letërsisë në shkollën 8 vjeçare të Zall Mnerit. Disa herë banorët e këtij fshati do të mblidheshin për të dëgjuar duke recituar para nxënësve, shokun e grupit të Ismail Kadaresë në Fakultetin e Gjuhë Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, që ishte dërguar për të edukuar fëmijët e tyre.

në shkollat e kryeqytetit mungonin mësuesit profesionistë, më e vështirë ishte gjendja në rrethe ku çdo vit, 32-33 lindje për mijë banorë ishte kontigjent nxënësish.

Më 15 shkurt, në shembullin e dacibaove maoiste, filloi vendosja e fletë-rrufeve me kritika për fenomene të ndryshme. Kësaj lëvizje i besoi dhe u përfshi dhe mësuesi im i klasës së parë Pjetër Zef Ndoci. Ai ishte tepër konciz në spjegim, skrupuloz dhe këmbëngullës në kërkesën që nxënësit të mësonin shkrim, lexim e aritmetikë. Mua dhe disa nxënësve të tjerë, na vlerësonte me notën pesë me yll, ndërsa bënte punë të diferencuar me ata që nuk mësonin mirë.

Duke besuar në fjalën e Enver Hoxhës për luftën kundër burokratizmit, ai vendosi fletë rrufe, në qendër të zonës Fan, pranë shkollës 8 vjeçare “Ndrec Ndue Gjoka” ku denonconte autorët e disa veprimeve të paligjëshme. Opinioni i njihte problemet prandaj i miratonte plotësisht qëndrimet e tij, ndërsa personat përgjegjës në pushtet filluan kundërvënien ndaj tij. Meqenëse nuk mori përgjigje ai vazhdoi serinë e fletë rrufeve. Në vend që të merrnin masa për zgjidhjen e problemeve që trajtoheshin në fletë rrufe, Seksioni i Arsimit të rrethit Kukës e largoi nga detyra si mësues, me preteksin se i mungonte arsimi përkatës, kur gjatë kontrolleve e kishte vlerësuar si një nga mësuesit më të mirë.

Opinioni i gjërë e njihte mirë, prandaj nuk ishte i bindur me vendimin për largimin nga puna të mësuesit, sepse e njihte si një nga mësuesit më të mirë të zonës. Ndërsa ekonomikisht nuk ishte dëmtuar shumë, për shkak se ishte shumë punëtor dhe çdo vit vilte mbi një ton mjaltë, prandaj u kalua në masën e dytë kundër tij, përjashtimin nga partia. Mësuesi, kishte besuar në fjalën e liderit, sepse ishte nga ajo pjesë e popullsisë ku askush nuk heq dorë nga përgjegjësitë për ta transferuar sovranitetin tek të tjerët e në asnjë rrethanë te pushtuesit siç kishte vepruar shumica e arbënve, prandaj vendosi ti vejë fletë rrufe Enver Hoxhës. Teksti i Fletë Rrufesë, mbushte një karton format të madh 80 cm dhe atë e vendosi në këndin e fletë rrufeve prapa ish komitetit ekzekutiv në qendër të Tiranës. Në Fletë Rrufe shkruante se i ka shtruar problemet botërisht sepse ka besuar në fjalën e shokut Enver dhe jo vetëm që nuk janë marr masa e vënë para përgjegjësisë personat përgjegjës, por se është ndëshkuar me largim nga detyra e mësuesit dhe me përjashtimin nga partia. Nga përmbajtja e fletë rrufesë dilte se përgjegjës për fatkeqsitë e tij ishte drejtë për drejtë yetë shoku Enver, në fjalën e të cilit ai kishte besuar. Mbasi kishte vendosur Fletë Rrufenë në stendë, ai do të vazhdonte që të qëndronte aty për të mos lejuar njeri që ta hiqte. Është fakt i njohur botërisht se Fletë Rrufeja ka qëndruar për disa orë dhe është lexuar nga shumë kureshtarë derisa janë paraqitur punonjësit e Sigurimit të Shtetit që e kanë hequr nga stenda. Ata nuk e kanë patur të vështirë identifikimin e autorit, mbasi mësuesi im ka tentuar të mos i lejojë ata që ta heqin fletë rrufenë. Nuk kemi insistuar për studimin e këtij rastin në arkiv, por është llogjike se në këtë rast është informuar menjëherë vetë Enver Hoxha që atakohej drejtë për drejtë, prandaj punonjësit e Sigurimit të Shtetit e kanë shoqëruar autorin e fletë rrufesë duke e sistemuar në një dhomë në katin e katërt të Spitalit nr 5 (Psikiatri), duke i urdhëruar drejtuesit që të marrin masa vetëm për ta ushqyer atë.

Sipas familjarëve, rezulton se diktatori, jo vetëm nuk ka lejuar ndëshkimin e tij por ka urdhëruar që ai të shoqërohet i sigurtë deri në shtëpi, sepse ai dinte se mirditasit i kërkojnë llogari lidershipit për mbajtjen e premtimeve. Autori ua ka lehtësuar punën, për të mos e shoqëruar atë deri në fshatin Klos të Fanit ku kishte vendbanimin e përhershëm, por që ata ta linin në shtëpinë e vëllait më të vogël që banonte bashkë me nënën në qytetin e Laçit, Prandaj pas dy ditësh dy punonjës të Ministrisë së Brendëshme e kanë shoqëruar atë deri te shtëpia e vëllait, ku kanë mbajtur një process verbal, në të cilin kanë nënshkruar se ka mbërritur shëndosh e mirë, jo vetëm ai por dhe nëna e kunata. Ai nuk është kthyer më në pozicionin e mësuesit por sipas porosisë është sistemuar në një punë tjetër shumë të vlerësuar për kohën, magazinier në magazinën e mallrave industriale të ndërmarrjes tregtare të zonës, me pagë më të lartë se të mësuesit, ku ka punuar derisa ka dal në pension.

Kur ka kaluar më shumë gjysëm shekulli nga ajo ngjarje, ndoshta askush nuk e beson se një mësues i thjeshtë nga një fshat i Mirditës mori guximin dhe për çeshtje parimore i vu fletë rrufe diktatorit Enver Hoxha, dhe jo që nuk u ndëshkua por u vlerësue.

Në vitin 1977 Shqipëria dhe Kina i ndanë rrugët me njeri tjetrin, mbasi në Kushtetutën e RPSSH të vitit 1976 ishte sanksionuar një dispozitë allogjike e absurde për vetë ndalimin e marrjes së ndihmave kredive nga të huajt. Edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e rënies së diktaturave në shtetet komuniste të Europës Lindore, Kina nuk ka bërë asnjë përpjekje për të rehabilituar të kaluarën për të hedhur poshtë rezultatet e arritura me Timonierin e Madh, por është vazhduar intensivisht puna për realizimin e projektit të hartuar nga Mao Ce Duni, pa mbaruar Lufta e Dytë Botërore.

Rrugë diametralisht të kundërt po ndjek klasa politike në Shqipëri, që.i ka vënë të gjitha energjitë për t’u kthyer te trashëgimia që i lanë shumicës pushtuesit turq. Nën maskën e luftës kundër trashëgimisë komuniste dhe për inat të diktatorit Enver Hoxha që punoi për t’u kthyer identitetin europian gjithë arbënve, i ka vënë objektiv vetes riinstalimin me vullnet të mentalitetit arab që ua kishte imponuar Turqia shumicës së shqiptarve dhe zerimin e ekonomisë për ta kthyer dhe atë në gjendjen që e la pushtuesi. Synimi, tjetërsimi te të huajt, kryesisht turq të çdo pasurie nacionale. Këto dy rrugë kanë dhënë rezultate diametralisht të kundërta. Nga shtatë miliardë e pesëqind e nëntëdhjetë milion dollarë eksport që ka realizuar Kina në vitin 1977, në vitin 2019, ajo ka eksportuar produkte me vlerë dy mijë gjashtëqind e dyzet e tre miliardë dollarë, ose mbi treqind e dyzet e tetë herë më shumë. E kundërta ka ndodhur me Shqipërinë, që në të njejtin periudhë, me gjithë tre e katër fishimin e dijeve njerëzore, dhe rritjen e popullsisë, ajo realizon më pak se një të tretën e produkteve bazë që realizonte më 1977, pa asnjë precedent në historinë e njerëzimit nga zanafilla deri në ditët e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat