Vetëvendosja dhe Vetëvetvjosa

Opinione

Vetëvendosja dhe Vetëvetvjosa

Nga: Dedë Preqi Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Dedë Preqi

Vetëvendosje në krye me liderin e saj Albin Kurti dhe lista e zonjës Vjosa Osmani, sikur e kanë gjetë vijën politike të përbashkët, të cilët e kanë shpallur këtë herë në mënyrë zyrtare, dhe praktika ka për të treguar efektin dhe rrolin e tyre, që i ka bashkuar një vullnet në një vi dhe në një front të përbashkët, si një dyshe e bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, që predentojnë forcën reale jo vetëm në krijimin dhe organizimin e një pushteti formal, por të një pushteti ligjor me kuptimet dhe format e funksioneve që i jep domethënjën e këtij pushteti.

Lidhur me të parën, me LVV, që në fillim të aktivitetëve të saj, sikur është vërejtë me një sy tjetër dhe kritik pozicioni i tyre karshi partive tjera, duke i marrë sjelljet e tyre si veprime të pa kuptimta, konceptet e sëcilës shpeshherë janë atakuar dhe kanë shkakëtuar mosmarrëveshje e konflikte, të cilat nga palët kundërshtuese dhe gjykatat nën udhëheqjet e tyre janë përkthyer edhe në vepra penale, edhe pse shumë veprime të tyre kanë qenë në mbrojtje të kauzës së rëndësishme shtetërore dhe ligjore.

Kaluan 20 vite mbas çlirimit, populli i këtij vendi, akoma nuk mundi ta gjejë vetëvetën dhe domethënjën e një populli të pavarur, që do duhej të veprojnë dhe të ndërtojnë kushtet e jetës dhe mirëqenjës në vendin e tyre, jo vetëm për shkak të pasojave që ka lënë lufta, por për shkak të koncepteve të humbura, që ia imponuan politikat e gabuara dhe të zhytura në krim dhe korrupsion.

Prandaj, ndër të tjera kërkohet një përpjekje e pa kontestueshme për ti dhënë çasje tjetër dhe kahe të mundshme përmbajtjes dhe jetës së këtij populli. Një përpjekje e cila do krijonte një frymë të re demokratike, duke marrë shembuj të mirë nga modelet e shoqërive evropiane, që mund ta kthejë në entuziazëm këtë popull, me ritmet e jetës dhe imazhet e saj për një mirëqenje më të begatë.

Lideri i VV, zotëri Albin Kurti, i udhëhequr nga idetë e një politikani të ri, por i pjekur dhe i regjur nga rrymat e ndryshme politike, por edhe të luftës së fundit në Kosovë, një politikan pro-popullor, i cili do të ishte njëri ndër ata që kundërshtoi haptas korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe i cili e bënë haptas diferencimin e llojit të kapjes së shtetit, si një lloj i anarkisë, që e rëndon dhe e prek keq çdo shoqëri njerëzore.

LVV, dhe lideri i saj Albin Kurti, ishin pothuaj të vetmit me opsionet dhe qëndrimet e tyre të pa lëkundura në rastet dhe pikat më kyqe për shtetin e Kosovës, në veqanti kundër Asosacionit të Komunave serbe në Mitrovicën Veriore, pastaj kundër Demarkacionit me Malin e Zi, që do përfitonte me dhjetëra hektar nga tokat e vendit tonë, kundër Shkëmbimit të teritoreve të Kosovës me Serbinë, dhe kundër Gjykatës Speciale, e cila po i gjykon sot në Hagë luftëtarët e UçK-së.

Prandaj, filozofija e z.Kurti dhe politika e LVV, vërehët shumë çartë, me tendencën e një politike që e drejton qytetarin drejtë vetëvetës dhe ardhmërisë së vet, duke e formuar një kompakt real të jetës së tyre, që do degëzohej në linja tjera dhe koncepte të rëndësishme shoqërore, me një intonim të përbashkët, që do të stabilizonte jo vetëm botën tonë shoqërore, por edhe rreth e përqark saj, duke shëruar edhe shumë plagë, që akoma kullojnë në shpirtin e këtij populli.

Albin Kurti, si një kryeministër i pritshëm mbas këtyre zgjedhjeve në Kosovë, do ballafaqohet me shumë probleme dhe shumë sfida që janë grumbulluar në këtë vend, por një gjë është e vërtetë, se përveq marrëdhënieve të ngushta që do të kishte me vendet e BE-së, kryemintri i së nesërmës z.Kurti, në asnjë mënyrë nuk do të heçte dorë nga marrëdhëniet në mes popullit të Kosovës dhe SHBA-së, duke e pritur me pa durim edhe administratën kryetarit të ri Joe Baiden , i cili në fokus të agendës së tij e ka edhe çështjen e Kosovës dhe popullit të saj.

Dhe z. Vjosa Osmani, apo sikur ia vura me qëllim titullin « VetëvetëVjosa », do të ishte modeli i një femre të rrallë shqiptare, e përgaditur në profesionin e saj dhe e pastër në politikbërje të shtetit të Kosovës. Ajo do të ishte edhe më e votuara femër shqiptare në trojet tona, që sot mbanë dy funksione shtetërore, si kryekuvendare e Parlamentit të Kosovës, njëherit edhe Ushtruese e Detyrës të Presidentit të shtetit, duke synuar që postin e presidentës ta merr edhe njëherë në kohë reale.

Zonja Vjosa Osmani, ishte anëtare e kryesisë së LDK, dhe pjesë shumë aktive e këtij subjekti politik, mirëpo, ajo largohet me pa dëshirë nga LDK, dhe kjo pavarësisht se si u arrit një vendim i tillë, me këtë nuk duam të thëmi diçka si fryt i fantazisë së atyre që pretendojnë ta thonë, por e kemi fjalën për diçka që është përsëritur edhe më herët se, njeriu gjithmonë duhet të jetë në kërkim të asaj që e zotëron dhe nxjerr në dritë imazhin e vet, pavarësisht pengesave dhe intrigave që atakohet gjatë rrugëtimit të vet.

Z. Osmani, një ndër më e dalluara politikane shqiptare, që u përsonifikua kundër politikave të gabuara në Kosovë, dhe fokusi i saj politik ishte gjithherë drejtuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe angazhimi i saj për të ndërtuar një siguri të një juridiksioni të pavarur në Kosovë. Poashtu fokusi i saj politik ishte edhe politikat e jashtme, në veqanti në procesin e integrimit Euro-Atlantik dhe ruatja e marrëdhënieve me SHBA-të.

Qëllimi i z.Kurti dhe z.Osmani, është i dukshëm dhe i hapur, të cilët në një listë të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit, pa dilema dhe rezerva dhe në marrëdhënie të ngushta e të drejtpërdrejta me qytetarin, do arrijnë një fitore të madhe. Një çasje e tillë qëndron edhe në programet tyre zhvëllimore, si në reformat për drejtësi, arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi dhe të tjera, të cilat i shpalosin sot para qytetarëve të vet në prag të këtyre zgjedhjeve dhe gjatë fushatave, gjithandej diçka që do shihet në rrjedhat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat