Kosovë gëzuar zgjedhjet dhe Diten e Pavarësisë   

Opinione

Kosovë gëzuar zgjedhjet dhe Diten e Pavarësisë   

Nga: Hafiz Shala Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Hafiz Shala

Në vendës ta fillojnë ndryshimin dhe zëvendësimin e atyre nga postet e deritanishme, ndryshimi i të përzgjedhurve të rinj të popullit, duhet të ndodhe paralelisht. Ky, është çelësi dhe kushti i udhëheqjes së suksesshme për mandatin e marrë nga sovrani.

Në vende së t’ia filloja nga udhëheqjet partiake e shtetërore të cilët udhëhiqen në një periudhe të gjatë por që populli kësaj here ua caktojë fatin e humbësve, dua të ia fillojë së pari, nga fituesit e zgjedhjeve, zotin Albin Kurti dhe, zonjën Vjosa Osmani.

Edhe zoti Kurti, ndoshta më shumë por, edhe zonja Osmani, duhet ta ndërrojnë diskursin politik afirmues dhe bashkues, në rëndë të parë ndaj elektoratit që do të thotë së, ata janë të zgjedhurit e popullit për herë të parë në historinë e Kosovës më një shumicë mbi 50% të votave të zgjedhur në mënyrë demokratike si kurrë më parë që nga çlirimi.

Pra, janë udhëheqës jo vetëm të atyre që ua dhanë votën por edhe atyre të cilët nuk kanë votuar për ta. Janë shpresëdhënëse deklaratat të dyve së, nuk ka hakmarrje por barazi për të gjithë duke i zbatuar në praktikë e, atë duhet ta ndijë e shijojë çdo qytetar. Më fjalë boshe e premtime, si udhëheqja e deritanishme, nuk realizohen.

Kur populli ta jep një përkrahje të këtillë aq masovike, duhet pasur kujdes së si do të sillesh,  si do të veprosh e respektosh opozitën në rrolin e monitoruesit të qeverisë e cila duhet të respektohet, të  afrohet dhe të inkuadrohet në të gjitha rrjedhat politike, posaçërisht aty ku kërkohet konsensusi, posaçërisht të atyre më karakter nacional ku përkrahja e tyre jo vetëm formale por edhe esenciale më qëllim të krijimit të një uniteti real e jo artificial sa për sy e faqe, është e nevojshme.

Kurrë nuk duhet nisur nga ajo së, i kam shumicën e votave dhe mund të sjelli çfarëdo vendimi që dua.

Pra, një respekt dhe sjellje ndaj opozitës e cila duhet të jetë e këqyr e tera në mënyrë praktike në vendimmarrje.

Për opozitën e tanishme, do të ishte e pafalshme dhe sjellje inatçore, nëse e pengon çështjen e zgjedhjes së presidentit ku mundën vendin edhe njëherë ta qojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kështu, t’i ngadalësojnë proceset politike, shtetërore të cilat janë në pritje të formimit të organeve shtetërore për t’u përgatitur për sfidat që na presin.

Opozita, nëse vepron kësaj herë në mënyrë destruktive, përgjegjësia për fatin e vendit, do të bie mbi ata. Nëse hipotetikishtë në shenjë revolte për humbjet që i kanë pësuar duan “ t’i hakmerren”, pushtetit, kjo do t’u kthehen si bumerang edhe më i madhe në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme të cilët, do t’i qojnë në një humbje edhe më të madhe, ku disa nga to, mundë ta rrezikojnë që as pragun nuk do ta kalojnë. Kjo, nuk është frikësim por, një realitet sepse, definitivishtë duhet kuptuar së, populli është lodhur dhe është zhgënjyer më lojërat e partive politike për të qëndruar në pushtet, posaçërisht ato që, duke e parë rrezikun nga ndryshimi dhe përballja më drejtësinë që janë të pa evitueshme, bënë gjithçka që oponentët të cilit njëherit ishin edhe të besuarit e popullit, mos ta arrijnë këtë sukses.

Kjo, nuk u varet, as nga ata e as nga këta që populli iu dha votën, ajo ishte në dorën e sovranit i cili, vërtetë, tregojë një pjekuri politike e demokratike, së pari here pas çlirimit.

Arseja, sepse populli ishte i pakënaqur, i revoltuar dhe i pashpresë. Shkakun dhe arsyen, duhet ta gjejnë partitë humbëse përmes  analizave të tyre.

Nuk janë fajtor as Albini e as Vjosa për fitoren e tyre. Është sovrani ai i cili e mori për sipër si kurrë më parë që të ndodhe ndryshimi. Diaspora e jonë e respektuar të cilën e keni lënë pas dore, bile edhe nga disa individ të papërgjegjshëm dhe sharlatan, përdorën fjalë fyese e poshtëruese, kur, Diaspora  ishte njëra ndër promotorët e këtij ndryshimi. Dhe, ia doli më sukses dhe krenari.

Ajo, Diaspora, shkëlqeu dhe ia dha atë sharmin dhe bukurinë e zgjedhjeve demokratike mu ashtu sikur në ato shtete ku ata jetojnë dhe veprojnë, ngritën shpresën dhe moralin e popullit i cili qëndron në atdhe, duke iu siguruar së, kurrë nuk kemi hekë dorë nga ju e atdheu dhe, këtu na keni gjithmonë.

Përpos këtij sharmi e bukurie që ia dhanë këtyre zgjedhjeve, është edhe një mesazh shume i fortë dhe i bindshëm, sipas bindjes sime e posaçërisht ndaj fqinjëve tonë veriore së, po t’i shkojë mendja në ndonjë aventurë, ajo që e keni parë është një pakicë ndaj  atij zbarkimi i cili do të ndodhe në mbrojtje të atdheut tonë të dashur, Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës.

 

Populli i Kosovës më daljen measovike dhe në mënyrë civilizuese në kushtet e rënda atmosferike në kohë dimri e acari pa kurrfarë eksesi e ndërhyrje, ishte pjesa ma e ndritshme e këtyre zgjedhjeve më të cilat, në rëndë të parë, Evropës ia bëmë më dije së populli i Kosovës është demokratizuar dhe padrejtësisht po e mbani në geto duke mos ua dhënë liberalizimin e vizave.

Tani, miqtë tanë ndërkombëtar, në rëndë të SHBA-t por edhe BE, e kanë të qartë së, do të kanë punë më një udhëheqje legjitime e cila, e ka marrë besimin e shumicës së popullit, njëherit edhe barrën e përgjegjësisë, në rëndë të parë ndaj sovranit se, nuk do t’i mashtrojë, tradhtojë dhe, kur është në pyetje fati i vendit, nuk mundë dhe as që do të jenë dorëlirë as ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare sepse, populli iu ka dhënë besimin për ta mbrojtur tërësinë dhe integritetin territorial të Republikës së sipas kufijve të vitit 1974.

E kanë marrë besimin dhe përgjegjësinë për ndryshimin e gjendjes së rëndë ekonomiko sociale, si dhe marrjen e masave mbrojtëse në kohën e pandemisë.

Fuqizimi i shtetit përmes zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve, funksionimi i institucioneve të drejtësisë, prokurorisë, gjyqësisë dhe policisë, e gjithë kjo duke i vendosur njerëzit e pastër, të ndershëm e të guximshëm, të filtruar përmes vetingut para së të caktohen në poste përgjegjëse, është një garancë së, do të luftohen dukurit shemtuese e komprometuese ndaj vendit.

Qeveria, duke u kompletuar më ministri dhe ministra të përgatitur të dikastereve përkatëse, duhet të angazhojë edhe kuadra profesionale të profileve të ndryshme duke mos u mbyllur brenda partive që i bie së pa marrë parasysh përkatësinë partiake, duhet të jenë pjesë e qeverisë  që pozitivisht do të ndikonte në afrimin e opozitës jo vetëm formalisht por, edhe  në mënyrë praktike që qytetarëve ua bënë më dije së, kur është interesi i shtetit, përkatësia partiake, nuk do të këtë kurrfarë rëndësie e as ndikimi.

Kjo qeveri, pas besimit historik që e mori nga populli, duhet të sillet e të veprojë më qëllim që, të punojë jo vetëm për një mandat por, nëse populli ndahet i kënaqur, do t’ia vazhdojë mandatin edhe njëherë apo më shumë herë.

Edhe njëherë, Kosovë, gëzuar Pavarësia, Diasporë, krenohemi e mburremi më juve, përjetësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat