Vrasësi i Enver Hadrit lëvizë lirshëm

Opinione

Vrasësi i Enver Hadrit lëvizë lirshëm

Reshat Sahitaj Nga Reshat Sahitaj Më 26 shkurt 2021 Në ora: 09:32
Enver Hadri

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të brendshme duhet t’i dërgojnë notë zyrtare Belgjikës dhe B.Europiane

Enver Hadri u vra më 25 shkurt 1990, më urdhër të Sllobodan Millosheviqit siç e konfirmoi më 11 maj 2004 Dejan Tërziqi,  që ishte dëshmitari C-044 në Hagë në procesin kundër Millosheviqit që për vrasjen e Enverit ishin paguar 2milionë e gjysmë dollarë.

Enver Hadri u vra nga:

Adria Lakonqi i cili u vra në Beograd më 24 mars 1990

Darko Hashanini i vrarë në Beograd më 30 qershor 1998

Kristian Goluboviqi i i arrestuar në Gjermani  më 25 qershor 1991

Veselin Vukotiqi

Gjykata belge më 23 nëntor 2016 i dënon më burgim të përjetshëm ADRIA DRASHKOVIQIN pjesë e atentatorëve dhe BOZHIDAR SPASIQIN shef  i Shërbimit Sekret të Serbisë.

 

Sipas një portali boshnjak Istraga.ba , Adria Drashkoviqi bënë lëvizje të lira nga Serbia në Bosne Hercegovinë edhe pse kundër tij kishte fletë arrest internacional.

Sipas mendimit tim, është normale që Adria Drashkoviqi lëvizë lirshëm në Serbi dhe në BeH, sepse qeveria e Serbisë e kaluar,  dhe kjo  aktuale i mbron qytetarët e vetë edhe pse janë vrasës por ata në shtetin e tyre konsiderohen kontribuues të shtetit serb.

Mendoj që do të ishte e domosdoshme që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe veçanërisht Ministria e Brendshme R. Kosovës të reagojnë më një NOTË ZYRTARE jo vetëm duke ua dërguar Bosnjës e Serbisë , por edhe Bashkimit Evropian e në këtë rast në mënyrë speciale të ngarkohet ambasadori i Kosovës në Bruksel e të kërkoj sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme në Belgjikë.

Është për t’u habitur së ambasadori/rja e Kosovës në Bruksel jo që nuk janë interesuar për rastin e procesit gjyqësor kundër vrasjes së Enver Hadrit që u mbajt në nëntor të vitit 2016, por as Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk e ka treguar as më të voglin interesim që 20 vite më radhë.

Krimineli Adria Drashkoviqi, lëvizë lirshëm që nga 2019 e madje edhe para një jave kishte kalua në Bosne pa reaguar askush nga qeveria jonë!

Ministria e punëve të Jashtme duhet të reagojë sa më parë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Belgjikës dhe të kërkojë arrestimin e Adria Drashkovoqit kudo që gjendet jashtë Serbisë. Nëse ne heshtim heshtin pse të reagojë Belgjika!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat