Kurti dhe ambasada

Opinione

Kurti dhe ambasada

Nga: Dibran Demaku Më: 2 mars 2021 Në ora: 11:56
Dibran Demaku

Nëpër rrjete sociale po shkruhet e po bëhet zhurmë e madhe se ku do(duhet)të vendoset ambasada e Kosovës në shtetin e Izraelit.Shkruhet dhe thuhet se kryeministri i Izraelit e ka ftuar zotin Kurti që të marrë pjesë në hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.Në anën tjetër thuhet e shkruhet se presidenti turk Erdogan i ka bërë thirrje Kurtit që mos ta bëjë një hap të tillë?!

Ndërkaq z.Kurti në momentin aktual nuk është asgjë tjetër vetëm një kryetar partie,partia e të cilit i ka fituar zgjedhjet e fundit,të cilat nuk janë çertifikuar ende nga Komisioni qendror zgjedhor?!

Përse bëhet atëherë gjithë kjo zhurmë, gjithë ky presion?!

Në anën tjetër edhe i dërguari special i Bashkimit Europian Lajçak,sapo „zbriti“në Kosovë,takimin e parë e bëri me z.Kurti,i cili siç u cek edhe më lartë,aktualisht nuk është në asnjë post politik shtetëror,përveq postit të kryetarit të një partie politike?!

Në momentin aktual,në poste politike shtetërore janë vetëm Vjosa Osmani ushtruese e detyrës se presidentes së Kosovës dhe z.Abdullah Hoti si kryeministër në detyrë i Kosovës!

Sipas protokollit shtetëror,Lajçaku do të duhej që takimin e parë ta bënte me presidenten e Kosovës apo me kryeministrin në detyrë,dhe jo me z.Kurti i cili në momentin aktual është vetëm kryetar partie.

Nëse organet shtetërore e kanë bërë një lajthitje të tillë do të duhej të sqaronin publikum se përse ka ndodhur kështu?

Nëse z.Lajçak ka kërkuar një protokoll të tillë dhe organet aktuale politike të shtetit kanë pranuar një lajthitje të tillë,sërish duhet të sqarohen para publikut!
Nesër apo pasnesër kur z.Lajçak do të shkojë në Beograd dhe pastaj kur të arrijë në Bruksel do të tregojë se në Prishtinë është takuar me Albin Kurtin,që është pretendent për postin e kryeministrit,por që ajtualisht është vetëm kryetar partie?!

Në këtë mënyrë vetë Kosova si shtet e degradon vetëvetën si një shtet jo serioz.

Nëse është e vërtetë që kryeministri i Izraelit z.Netanjahu i ka bërë thirrje që z.Kurti të marrë pjesë në inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Jerusalem (që është jashtë çdo logjike,sepse Netanjahu nuk do të bënte një lajthitje të tillë)pasiqë siç u cek edhe më lartë ai,pra z.Kurti në momentin aktual është vetëm kryetar partie dhe si i tillë nuk mund t‘a përfaqësojë shtetin e Kosovës?!

Andaj tërë zhurma e ngritur nëpër rrjete sociale ka si qëllim,që ta degradojë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të z.Kurti,në sy të publikut ende pa u zgjedhur në postet shtetërore si fituesë të zgjedhjeve?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat