Jo propagandë, shtimi dhe shpejtimi i vaksinimit janë politika më e mirë ekonomike e sociale

Opinione

Jo propagandë, shtimi dhe shpejtimi i vaksinimit janë politika më e mirë ekonomike e sociale

Nga: Prof. Lisen Bashkurti Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:04
Prof. Lisen Bashkurti

Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale shkaktuar nga politikat konfuze publike, nga goditja e rëndë e tërmetit në nëntor 2019 dhe nga pandemia Covid-19. Fushata zgjedhore politike e 25 prillit 2021 vetëm e ka rënduar këtë situatë. Shpresa për ndryshim është e madhe dhe në rritje. Por deri atëherë vendi gjendet pa qeverisje. Dhe, dihet se qeverisja më e keqe është mosqeverisja.

Ndërkohë që politika në fushatë elektorale ka ndezur gjithë motorët e saj drejt 25 prillit, duket se një garë e nxehtë është përqendruar tek mëkëmbja ekonomike e vendit dhe adresimi i problemeve sociale të tij. Gara duket edhe në ofrimin e shifrave për eliminimin e varfërisë, përmes rritjes së pagave minimale dhe pensioneve; rritjes së punësimit, përmes investimeve të brendshme e të huaja: përmirësimit të klimës së biznesit, përmes vendosjes së taksës së sheshtë dhe në përgjithësi uljes së taksave dhe tatimeve dhe lehtësimit të procedurave në këtë aspekt; adresimit të problemeve madhore sociale, përmes reformave radikale në shëndetësi, arsim etj.

Pandemia, si po adresohet në botë

Pa folur për pasojat dramatike e shpesh tragjike në jetë njerëzore të pandemisë, gropa e krijuar prej saj po zmadhohet e thellohet duke e varrosur ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Edhe të verbëritë e shohin këtë, edhe të shurdhrit e dëgjojnë, por vetëm politika zyrtare, pra qeveria qendrore dhe vendore nuk po e ndjejnë, ose po përpiqen ta kamuflojë me propagandë.

Në gjithë botën katastrofa pandemike ka varrosur ekonomitë dhe ka shkaktuar plagë sociale. Krahasuar me periudhën para pandemike afërsisht më shumë se 10 milionë njerëz kanë humbur vendet e punës vetëm në vendet e OECD-it, ku bëjnë pjesë 36 vendet më të pasura të botës.

Në vendet më të varfra, ku bën pjesë edhe Shqipëria, papunësia është akoma më e madhe dhe në rritje, plagët sociale gjithashtu. Kjo shpjegon faktin se edhe në këtë kohë pandemie kërkesat e shqiptarëve për azil janë të mëdha, madje nga më të mëdhatë në botë.

Rritja e papunësisë në Shqipëri, thellon varfërinë në vend, rrënon nivelin e jetesës së njerëzve, ulë kërkesën për konsum, dobëson prodhimin, tregtinë dhe shërbimet që varen nga kërkesat e njerëzve. Rritja e papunësisë, pra, godet fatalisht gjithë sektorët ekonomik dhe social të vendit. Në këtë krizë nga duhet kapur filli?

Shtimi dhe shpejtimi i vaksinimit, politika më e mirë

Bazuar në mendimet më të avancuara të ekspertëve të krizave ndërkombëtare që po merren intensivisht edhe me krizën globale pandemike, mendohet gjerësisht se rimëkëmbja më e mirë dhe më e shpejtë ekonomike varet kryekëput nga masa dhe shpejtësia e vaksinimit të popullsisë. Çdo zhvendosje tjetër në prioritetet e politikave publike është e pasaktë dhe e gabuar. Çdo zhvendosje prioritetesh zgjatë pandeminë dhe për rrjedhojë gjithë pasojat komplekse të saj.

Duke analizuar krizën aktuale pandemike Laurence Boone, eksperte në Grupin e Parisit Chief Economist, thotë se… “Politika më e mirë ekonomike sot është të vaksinohen më shumë dhe më shpejtë. Nëse ne jemi në luftë me virusin, ne duhet t’i japim vetes gjithë burimet e kohës së luftës për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës”.

Këtë prioritizim për rritje dhe shpejtësim të vaksinimit si rruga e vetme, më e mira dhe më e sigurta edhe për mëkëmbje ekonomike dhe sociale e provojnë vende si Izraeli që kanë vaksinuar shpejt një numër të madh popullsie. Deri me 8 mars 2021 Izraeli ka vaksinuar thuajse 58 për qind të popullsisë, gjë që e ka ndihmuar të heqë kufizimet për lëvizjen e njerëzve dhe veprimtaria ekonomike është duke marrë rrugën e ripërtëritjes së shpejtë. Gjithashtu, këtë po tregon edhe përvoja e vaksinimit të madh dhe të shpejtë në ShBA, të cilat deri në fillim të marsit 2021 kanë vaksinuar 18 për qind të popullsisë. Sikundër në Mbretërinë e Bashkuar ku janë vaksinuar afro 33 për qind e popullsisë. Ndërkohë masë dhe ritme më të ulëta vaksinimi kanë Gjermania dhe Franca, diku mbi 6 për qind të vaksinimit të popullsisë.

Situata e masës dhe shpejtësisë së vaksinimit në Shqipëri është, e duhet thënë pa kurrfarë hezitimi, katastrofale. Numri i vaksinave është fare-fare i papërfillshëm për numrin e popullsisë, aq sa nuk i afrohet gjëkundi as 1 për qind numri total të popullsisë. Janë vaksinuar vetëm bluzat e bardha dhe një grup shumë i vogël të moshuarish. Ndërkohë që edhe rrjeti i kushteve të vaksinimit është tejet i kufizuar dhe i mangët.

Përkundrejt kësaj situate dramatiko-tragjike për popullsinë, shëndetin, ekonominë e jetën sociale të vendit, Qeveria parashikon skenarin më të mirë realizimin e vaksinimit të plotë në 14 muaj, e në skenarin më të keq në dy vjet. Ndonëse janë skenarë në ajër, pa tregues, kontrata, marrëveshje dhe përgatitje paraprake kushtesh vaksinimi si dhe pa një kalendar të mirë-menduar e transparent për target-grupet që duhen vaksinuar prioritarisht, të dy skenarët propabël të Qeverisë janë të trishtuar.

Limitet e kufizuara dhe shpejtësia e ulët e vaksinimit të popullsisë shqiptare do e mbajnë krizën pandemike gjallë e për pasojë do rriten rastet e smundshmërisë dhe të fatalitetit herë pas here. Gjithashtu. do të zmadhohet dhe thellohet gropa ekonomike e sociale e vendit dhe zgjatja e pasojave të saj në kohë të paparashikuar.

Shkaktarë të kësaj situate katastrofale është verbëria e politikës shëndetësore të Qeverisë Rama, vonesat në adresimin e kontraktimeve dhe likuidimeve financiare paraprake të vaksinave, paparashikueshmëria e situatës pandemike në vend, mos përgatitja për variante alternative si dhe e mangësitë në ngritjen e network-ut të përshtatshëm për vaksinim.

Në vend të përpilimit dhe aplikimit të politikave efikase dhe efiçente shëndetësore vaksinuese masive dhe të shpejta, Qeveria Rama bën një plan-veprimi propagandistik me ece-e-jake nga Tirana në Aeroportin e Rinasit e prej atje nëpër stadiumet e Shqipërisë ku janë krijuar disa poste vaksinimi për grupe të papërfillshme njerëzish. Ngrehina e propagandës nuk e mbulon dot gropën e madhe dhe të thellë që po zmadhohet çdo ditë duke rroposur jetët njerëzore, ekonominë dhe aspektet sociale të vendit.

commentFirst article
Fjalë kyçe Prof. Lisen Bashkurti COVID pandemia pra vaksinat Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale shkaktuar nga politikat konfuze publike nga goditja e rëndë e tërmetit në nëntor 2019 dhe nga pandemia Covid-19. Fushata zgjedhore politike e 25 prillit 2021 vetëm e ka rënduar këtë situatë. Shpresa për ndryshim është e madhe dhe në rritje. Por deri atëherë vendi gjendet pa qeverisje. Dhe dihet se qeverisja më e keqe është mosqeverisja. Ndërkohë që politika në fushatë elektorale ka ndezur gjithë motorët e saj drejt 25 prillit duket se një garë e nxehtë është përqendruar tek mëkëmbja ekonomike e vendit dhe adresimi i problemeve sociale të tij. Gara duket edhe në ofrimin e shifrave për eliminimin e varfërisë përmes rritjes së pagave minimale dhe pensioneve; rritjes së punësimit përmes investimeve të brendshme e të huaja: përmirësimit të klimës së biznesit përmes vendosjes së taksës së sheshtë dhe në përgjithësi uljes së taksave dhe tatimeve dhe lehtësimit të procedurave në këtë aspekt; adresimit të problemeve madhore sociale përmes reformave radikale në shëndetësi arsim etj. Pandemia si po adresohet në botë Pa folur për pasojat dramatike e shpesh tragjike në jetë njerëzore të pandemisë gropa e krijuar prej saj po zmadhohet e thellohet duke e varrosur ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Edhe të verbëritë e shohin këtë edhe të shurdhrit e dëgjojnë por vetëm politika zyrtare pra qeveria qendrore dhe vendore nuk po e ndjejnë ku bëjnë pjesë 36 vendet më të pasura të botës. Në vendet më të varfra ku bën pjesë edhe Shqipëria papunësia është akoma më e madhe dhe në rritje plagët sociale gjithashtu. Kjo shpjegon faktin se edhe në këtë kohë pandemie kërkesat e shqiptarëve për azil janë të mëdha thellon varfërinë në vend rrënon nivelin e jetesës së njerëzve ulë kërkesën për konsum dobëson prodhimin tregtinë dhe shërbimet që varen nga kërkesat e njerëzve. Rritja e papunësisë godet fatalisht gjithë sektorët ekonomik dhe social të vendit. Në këtë krizë nga duhet kapur filli? Shtimi dhe shpejtimi i vaksinimit politika më e mirë Bazuar në mendimet më të avancuara të ekspertëve të krizave ndërkombëtare që po merren intensivisht edhe me krizën globale pandemike eksperte në Grupin e Parisit Chief Economist thotë se… “Politika më e mirë ekonomike sot është të vaksinohen më shumë dhe më shpejtë. Nëse ne jemi në luftë me virusin ne duhet t’i japim vetes gjithë burimet e kohës së luftës për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës”. Këtë prioritizim për rritje dhe shpejtësim të vaksinimit si rruga e vetme më e mira dhe më e sigurta edhe për mëkëmbje ekonomike dhe sociale e provojnë vende si Izraeli që kanë vaksinuar shpejt një numër të madh popullsie. Deri me 8 mars 2021 Izraeli ka vaksinuar thuajse 58 për qind të popullsisë gjë që e ka ndihmuar të heqë kufizimet për lëvizjen e njerëzve dhe veprimtaria ekonomike është duke marrë rrugën e ripërtëritjes së shpejtë. Gjithashtu këtë po tregon edhe përvoja e vaksinimit të madh dhe të shpejtë në ShBA të cilat deri në fillim të marsit 2021 kanë vaksinuar 18 për qind të popullsisë. Sikundër në Mbretërinë e Bashkuar ku janë vaksinuar afro 33 për qind e popullsisë. Ndërkohë masë dhe ritme më të ulëta vaksinimi kanë Gjermania dhe Franca diku mbi 6 për qind të vaksinimit të popullsisë. Situata e masës dhe shpejtësisë së vaksinimit në Shqipëri është e duhet thënë pa kurrfarë hezitimi katastrofale. Numri i vaksinave është fare-fare i papërfillshëm për numrin e popullsisë ekonominë e jetën sociale të vendit Qeveria parashikon skenarin më të mirë realizimin e vaksinimit të plotë në 14 muaj e në skenarin më të keq në dy vjet. Ndonëse janë skenarë në ajër pa tregues marrëveshje dhe përgatitje paraprake kushtesh vaksinimi si dhe pa një kalendar të mirë-menduar e transparent për target-grupet që duhen vaksinuar prioritarisht vonesat në adresimin e kontraktimeve dhe likuidimeve financiare paraprake të vaksinave paparashikueshmëria e situatës pandemike në vend mos përgatitja për variante alternative si dhe e mangësitë në ngritjen e network-ut të përshtatshëm për vaksinim. Në vend të përpilimit dhe aplikimit të politikave efikase dhe efiçente shëndetësore vaksinuese masive dhe të shpejta ekonominë dhe aspektet sociale të vendit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat