Përgjigje Rrahman Jasharit për kërcënim me greva

Opinione

Përgjigje Rrahman Jasharit për kërcënim me greva

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:43
Gani I. Mehmeti

Rrahman Jasharaj, Kryetar i Sindikatës së Bashkaur të Arsimit, ende pa u formuar Qeveria Kurti, rri me çekan mbi kokë!

Shkurt, ai kërkon tri kushte për arsimin nga Qeveria ose pasojnë grevat:

Ta ketë prioritet arsimin, që vetë Kurti e ka thënë këtë

Të ketë përmirësimin e kushteve nëpër shkolla

Të hiqen defektet nga Kushtetuesja për Ligjin për Paga!

Vallë, nuk ka pasur kohë t’ia paraqesë këto kushte qeverisë së deritanishme?

Apo, mos Kurti i ka në duar të gjitha këto, dhe, posa të vijë në krye të qeverisë, vetëm do i lëshojë ato, aty ku është e nevojshme?

Përse kërkesat dhe grevat nuk kanë qenë më heret, apo e ka ndërmend ta ndërpresë procesin edukativo-arsimor nëpër shkolla?

Sikur ka harruar kryetari i sindikatës se prej një viti jetohet bashkë me pandeminë në botë, jo vetëm në Kosovë, dhe gjendja, e shpallur apo e pashpallur nuk është e zakonshme.

Unë mendoj se, vetëm atij që është kundër arsimit, kundër diturisë dhe mbarëvajtjes në procesin mësimor, paraqet kushte një qeverie ende pa ardhur në pushtet.

Personalisht nuk jam kundër kushteve të kujtdo e sidomos në arsim, por gjithherë me mendje në kokë.

Sa i përket pikës së parë të kushtit të Rrahman Jasharaj për prioritet, Kurti e ka thënë këtë, nëse nuk gabohem, për çka si kërkesë është e tepërt.

Lidhur me pikën e dytë, kur shklollat nga jashtë duken të mira, brendësia e tyre më shumë varet nga ata që punojnë aty. Me ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe me angazhimin e punëtorëve, brenda do të mirëmbahehsin siç është më së miri. Kjo, pra, më shumë i takon vetë kryetarit të sindikatës.

Ndërsa rreth kërkesës së tretë, unë nuk e njoh këtë problematikë. Mirëpo, deri sa përmendet e shkruhet Kushtetuesja, edhe këtu, Kurti e kush do qoftë, nuk mundet ta ndryshojë Kushtetutën aq shpejt.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, para se të paraqesë kushte ultimative, do duhej të shtronte këto tek ministri në ardhje pas formimit të qeverisë, të shqyrtojnë bashkarisht çka është e mundur e deri kur, pa ardhur me këso thirrjesh të parakohshme.

Unë do të thosha që, më përpara do duhej të interesohej edhe për mënyrën e gjetjes së ndonjë metode si të përmirësohet cilësia e mësimit tek nxënësit, të angazhimit më të madh të punëtorëve të arsimit në procesin arsimor dhe edukativ, pasatj të paraqiten edhe kushte nga qeveria.

Apo, kjo mund t’i ngjaë një bojkoti...!

Mendoj se do duhej menduar më shumë për cilësinë në mësim, të kalojë pandemia, e, më vonë për greva!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat