Ti largojmë servilët e Isës nga organet udhëheqëse të Lidhjes Demokratike!

Opinione

Ti largojmë servilët e Isës nga organet udhëheqëse të Lidhjes Demokratike!

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 12 mars 2021 Në ora: 17:16
Prof. Fahri Mahalla

Kushdo që Zgjidhet kryetar i LDK-së nga servilët e Isa Mustafës më 14 mars 2021,për Lidhjen Demokratike do të jetë shumë më keq. Anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së nuk ju besojnë servilëve të Isa Mustafës. Ti largojmë servilët e Isës nga organet udhëheqëse të Lidhjes Demokratike.

Për ta Reformuar dhe për ta ngrit LDK-në, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë qenë jashtë klanit të Isës. Tani disa udhëheqës të LDK-së e kanë ngrit zërin kundër Isës, po ku ishit ju taraza ma herët.

Të gjithë udhëheqësit e LDK-së janë fajtor,për ardhjen e Isës në krye të LDK-së, ju e keni ditë që Isa nuk ka qenë kurrë anëtar i LDK-së,a ka kuptim dikush nga jashtë me ardhën në krye të LDK-së, ju këtë e toleruat, ju e poshtëruat veten dhe LDK-në, kjo i bjen sikur dikush i huaji me ardhë në familje e dikujt dhe me ja rregulluar tjetrit rendin familjar, këtë nuk do ta kishte pranuar askush, e ju e keni pranuar, a e keni ditë që Isa me Bujarin. Presidencës së shtetit të Kosovës.

Presidentit Dr. Ibrahim Rugova ja kanë ndërprerë financat. Të gjithë ju anëtarët e kryesisë qendrore edhe të tjerët, bashkë me delegatët e kuvendin të LDK-së, të gjitha i keni ditë, ju nuk e patët guximin meja thanë të gjitha Isës në sy, keni heshtë, interesat personale i keni vendos mbi atë partiak,dhe mbi shtetin e Kosovës.

Ju keni ndjetë si maca nën sofër, dhe keni prit mos po ju bjen ndonjë trosh në gojë për ta ngrënë. Jeni treguar qyqarë, jeni treguar interesegji, turp duhet të ju vijë. Isa me servilët e tij thirrej në Rugovizëmnë frymën Rugoviane, vetëm kur kishin nevojë, por nuk e përfillnit frymën Rugoviane të Ibrahim Rugovës. Isa bashkë me servilët e tij në LDK e ka instaluar frymëne Komunizmit, duke i zgjedhur organet udhëheqëse me ngritje dore,dikur sistemi komunist vepronte kështu. Isa bashkë me servilët e tij, i kanë përçarë organet udhëheqëse të LDK-së, në Kosovën në Evropë dhe kudo në Botë. Lidhjen Demokratike mund ta Reformojnë të diturit, tolerantët dhe të urtit, dhe ata që janë kombëtarisht të ngritur,që e vendosin interesin e shtetit mbi atë personal dhe mbi atë partiak.

Programi i LDK-së është ai që i tërheqë qytetarët për tu bërë anëtarë të LDK-së. Ata që mendojnë se Lideri është ai që e ngrit partin e kanë shumë gabim, sepse nëse varet gjithçka prej një personi, ekur ai person shkon (vdes), do vdes edhe organizimi.

Dikur respektoheshin anëtarët e LDK-së. Me ardhjen e Isës në krye të LDK-së, anëtarët e LDK-së nuk janë respektuar, janë injoruar nga Isa dhe servilët e tij. Dihet se anëtarësia është bazamenti i të gjitha organizimeve. Programi i LDK-së duhet të jetë mbi të gjitha, statusi dhe rregullorja. Qytetarët vinë për t’u bërë anëtar për hirtë Programit, e jo për hir të individit. Lidhjes Demokratike i duhet një udhëheqje që krijon harmoninë mes organeve udhëheqëse edhe me anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së.

Udhëheqësit vijnë dhe shkojnë, ndërsa LDK-ja duhet të mbetët e Fortë dhe Stabile. Në LDK nuk duhet ti ndajmë udhëheqësit, të Vjetrit dhe të Rinjtë, të dy moshat janë me vlerë, janë me vlerë nëse e kryen punën me nderë, të dy moshat duhet ta respektojnë njëri tjetrin, duhet ti shkëmbejnë përvoja te tyre politike.

Ne anëtarët dhe simpatizuesit e Lidhjes Demokratike, duam që LDK-ja të udhëhiqet nga të Diturit, nga të Sinqertit, nga ata që krijojnë Harmoni dhe respekt brenda LDK-së, dhe që respektojnë të tjerët dhe që bashkëpunojnë me subjektet tjera shqiptare, dhe me të gjithë subjektet tjerët, për të mirën e shtetit të Kosovës. Kuvendar të LDK-së tani ju mbetët juve që më 14 mars 2021 ti zgjidhni ma të mirët në mesin e ma të mirëve, për ta ngrit Lidhjen Demokratike të Kosovës sam a lartë. Vetëm edhe kësaj radhe është në dorën tuaj Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat