Me Abdixhikun kryetar, LDK-së i kthehet fryma rugoviane

Opinione

Me Abdixhikun kryetar, LDK-së i kthehet fryma rugoviane

Nga: Nexhmedin Saqipi Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:01
Nexhmedin Saqipi

Zgjedhja e Kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me origjinë nga Lugina e Preshevës, partisë së parë të Kosovës, i kthehet fryma rugoviane, për të vazhduar misionin, që kishte dikur, tani dhe në të ardhmen, duke krijuar një faqe të re në skenën politike kosovare.

Zgjedhja e Abdixhikut për kryetar të LDK-së, ka zgjuar reagime edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës, te cilët e kanë mirëpritur një proces kaq të rëndësishëm brenda një subjekti nga më të vjetrit, më të organizuarit dhe nga më të shtrirët në nivel të Republikës së Kosovës.

Nga reagimet e para për këtë lajm me rëndësi vjen nga koordinatori i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, i cili njëherit është edhe publicist dhe analist politik, duke komentuar zgjedhjet për njeriun e parë të LDK-së, ai, mes tjerash thotë: “Lumiri, nga Lugina e Preshevës, është i denjë ta bartë frymën rugoviane, jo vetëm brenda partisë, por edhe jashtë saj, duke e konsoliduar partinë, si dhe duke vazhduar me besnikëri misionin e presidentit legjendar dr. Ibrahim Rugova, një drejtues politik pragmatik, pacifistë dhe miqësor te vendorët dhe ndërkombëtarët”.

Gjatë prononcimit të tij koordinatori Saqipi, nuk la pa komentuar edhe kandidatët e tjerë, të cilët garuan për kryetar të LDK-së, të cilat pak kanë bërë për të mos thënë hiç, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, qoftë në Gjilan e qoftë në Fushë Kosovë, të cilët edhe përkundër hapjes së një zyre për sensibilizimin e çështjes shqiptare të kësaj ane, qytetarët e saj edhe sot nuk e kanë të zgjidhur rregullimin e statusit të tyre rreth lejeqëndrimit dhe dokumentacionit të identifikimit, u shpreh me hidhërim z. Saqipi.

Koordinatori Saqipi, uron zgjedhjen e bashkëvendësit të tij z. Lumirit, për kryetar të LDK-së, duke u pajtuar me të, kur thotë pas emërimit të tij në krye të këtij subjekti politik: “LDK nuk ka kohë për të humbur, por ka kohë të për ecur përpara. Ndjej obligim dhe nder t’i prij këtij procesi përpara, kjo detyrë nuk është aspak e lehtë. E gjen LDK-në në frymën populliste, e ideve të majta. Para një obligimi të tillë asnjëri s’mund të qëndrojmë indiferentë”, njofton Jetapress.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat