Ju e doni Shqipërinë për ta plaçkitur

Opinione

Ju e doni Shqipërinë për ta plaçkitur

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 mars 2021 Në ora: 12:06
Sulejman Mehazi

E doni Shqipërinë për ta plaçkitur, ju Ilir Meta, Edi Rama, jeni egërsirat më të rrezikshme kombëtare, e keni viktimizuar e thithur deri në palcë Shqipërinë; ju e doni Shqipërinë për ta gllabëruar, plaçkitur e sosur fare.

Lufta juaj politike s'është për të mirën e Shqipërisë, por për lukset tuaja, për t'u pasuruar ju e për ta varfëruar Shqipërinë. Ju jeni armiqtë më të mëdhenj të kombit tonë.

Që nga 1990, në emër të demokracisë kurrgjë s'keni bërë, po vetëm e keni plaçkitur e plaçkitur atdheun tonë. Kritikojmë sistemet e më përparshme të Ahmet Zogut për plaçkitje, si, kurr ai iku e Shqipërinë ia la popullit të vet, kritikojmë Enver Hoxhën, si, kur gjithë pushtin e kishte në dorë, por kurrë s'mendonte ta pasuronte familjen e tij, o familja e tij ka mundur të pasurohej, o kush tjetër, po Enveri asnjë pasuri si la familjes së tij.

Enveri 40 vjet pushtet kurrë se plaçkiti Shqipërinë, ju vetëm me mandate katërvjeçare apo tetëvjeçare u bëtë milionerë duke vjedhur e plaçkitur Shqipërinë, ju jeni armiqtë më të mëdhenj të popullit dhe shtetit shqiptar.

Ju me kurrgjë se keni ushqyer Shqipërinë përveç narkodilerëve shtetëror, plaçkitësve shtetëror, bizneseve korruptive shtetërore; e keni ushqyer popullatën shqiptare me varfëri totale, me tatime marramendëse, me vetëvrasje, zbrazjen e rinisë shqiptare, me prostitucione, amoralitet, me degradime sociale, ekonomike, arsimore e kombëtare, me pikëllime e hidhërime. Jeni ata që na e keni humbur krenarinë kombëtare.

Prandaj, ikni sa më shpejt, s'na duheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat