Propagandistë të “ferrit të majtë” nga “parajsat e djathta”

Opinione

Propagandistë të “ferrit të majtë” nga “parajsat e djathta”

Nga: XhevaT MUSTAFA Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:40
Xhevat Mustafa

“...shumë emigrantë apo diasporistë kanë mbetur"të majtë", enveristë dhe edramistë, edhe pas rreth 20- 30 viteve të jetesës dhe punësimit në vendet e Perëndimit, ku në shumicën e tyre qeverisin parti dhe koalicione të djathta. Përse vetë jetojnë në "parajsat e të djathtës" dhe Shqipërinë propagandojnë e përpiqen ta lënë sa më gjatë në "ferrin e së majtës"???!!!

Ka muaj që flakët dhe sherret e luftës politike paraelektorale në Shqipëri janë ndezur edhe në Diasporë, si dhe tek shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, sidomos tek ata që kanë shtetësi e passaportë të Shqipërisë dhe të drejtë votimi këtu...Kjo është e natyrshme dhe e kuptueshme. Shumica janë të lidhur me plot fije të forta, të dukshme e të padukshme me vendlindjen, më së pari me familjet. Nuk është e vështirë për t’u kuptuar se më masive është pjesa e emigrantëve apo diasporistëve intelektualë dhe profesionistë elitarë të fushat e publiçistikës, letërsisë, shkencave, mjekësisë, pedagogjisë...,të angazhuar edhe në media dhe rrjete sociale, për ta shpëtuar vendin dhe shumicën e popullit nga qeverisja afro 8 vjeçare e Rama-Rilindjes. Sepse prej kohësh janë bindur se kjo gjasme qeverisje është amatoreske, e dështuar, e korruptuar, skandaloze dhe tejet e dëmshme për të sotmen e dhe të ardhmen e vendit.

pjesë, edhe pse shumica nuk ka ndonjë parapëlqim, afeksion, tifozllëk ndaj PD-së dhe opozitës si koalicion, personalisht për Lulzim Bashën dhe liderë të tjerë, apo që në të kundërtën ka plot rezerva e kritika ndaj tyre, është pozicionuar publikisht në mbështetje të opozitës vetëm e vetëm për të rrëzuar këtë qeveri dhe kryeministër. Është për të ardhur keq, për t’u shqetësuar dhe për të reflektuar demokratiksht, që në Diasporën shqiptare nuk janë të paktë edhe ata intelektualë, që individualisht dhe familjarisht, prej shumë kohësh, mbështesin hapur dhe pas kulisave gjasme të majtën shqiptare, “Rama- PS-Rilindjen”, më së shumti si rrjedhojë e lidhjeve partiake, institucionale, funksionale, shpirtërore apo inkriminuese me struktura, organizma dhe aparate të diktaturës komuniste. Shumica e tyre e fshehin këtë pozicionim të ndërgjegjshëm dhe agresiv “majtas”, duke u kapur tek disa sajesa të zgjuara propagandistike të ERTV-së e personalisht të Edi Ramës.

Njera nga sajesat apo sebebet më masive është ajo se “e gjithë klasa politike e pas viteve 90-të është njësoj. Të gjithë që kanë ardhur në pushtet kanë mbushur xhepat me pasurinë e popullit. Duhet të vijë në pushtet një klasë tjetër politike që të punojë për shqiptarët...”, kur dihet mirë se kjo klasë e re, krejt e ndryshme, e standarteve më të përparuara perendimore, nuk krijohet dhe vjen as për 3-5 dekada...

Asnjeri nga ata që janë kapur fort tek kjo fije kashte dhe e propagandojnë si trung të trashë, nuk është dhe nuk mund të jetë njësoj as si vëllezërit dhe motrat e tij e jo më me të tjerët në Shqipëri. Të gjithë ne si gazetarë dhe shkrimtarë, a mund të jemi dhe a jemi de facto njësoj? Të gjithë piktorët, inxhinierët, arsimtarët, pedagogët, mjekët, sportistët...a mund të jenë dhe a janë në të vërtetë njësoj? Atëherë përse vetëm klasa politike na qenka njësoj? Sipas meje, kjo është një gjysëm e vërtetë, e investuar qëllimisht apo me keqdashje. Edhe për nga niveli i profesionalizmit, moralit, ndërgjegjshmërisë, përgjegjshmërisë, papërgjegjshmërisë, korrupsionit...politikanët tanë, si shumica e atyre në botë, kanë diferencime, kush më shumë e kush më pak...Unë mendoj se klasa politike shqiptare ka shumë anë negative, sidomos për mercenarizëm, militantizëm apo fanatizëm partiak, për korrupsion, servilizëm, konformizëm, por mes saj ka shtresëzime, klasifikime, diferencime, ndryshime...për aftësi, intelektualizëm, dobishmëri, përvojë, normalitet, moralitet..! Së fundi, a nuk ju bën përshtypje se teza e njësojllëkut të klasës politike qarkullon dhe fryhet vetëm në periudhat kur e majta është në pushtet dhe e djathta është në opozitë? A nuk mund të mendohet se kjo investohet për të penguar rrotacionin politik dhe qeverisës? Para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, PD dhe Berisha, që e kishin bërë hak largimin nga pushteti, sidomos me mandatin e dytë, 2009- 2013, nuk thonin: "na lini edhe një mandat, meqenëse edhe "të majtët" janë njësoj si ne"! Së fundi, bën përshtypje fakti se shumë emigrantë apo diasporistë kanë mbetur"të majtë", enveristë dhe edramistë, edhe pas rreth 20- 30 viteve të jetesës dhe punësimit në vendet e Perëndimit, ku në shumicën e tyre qeverisin parti dhe koalicione të djathta. Përse vetë jetojnë në "parajsat e të djathtës" dhe Shqipërinë propagandojnë e përpiqen ta lënë sa më gjatë në "ferrin e së majtës"???!!!

Të tjerë diasporistë tifozë të vjetër apo të rinj të “së majtës”, të Edi Ramës dhe ekipit të tij apo më troç të enverizmit mbuluar me gjethe fiku, e justifikojnë keq e trashë majtizmin e tyre tek alergjia personale, më shumë e injektuar se sa e sinqertë ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës

Në të vërtetë ky kontigjent edramistësh e kupton mirë se Rama i tyre i zemrës dhe votës, të cilit ia “harrojnë” dhe falin “maunen” me defektet e lindura, veset, dështimet, skandalet, dëmet, gjëmat..., që i ka bërë gjatë 22 viteve Tiranës dhe gjithë vendit, kërkon t'i trembë njerëzit me gogolin e Berishës dhe “furgonin” e gabimeve dhe të gjëmave” të tij. Në të vërtetë, paradoksalisht, për nga shumica e veprave, nga një analizë objektive mund t’u dalë se Berisha i ka bërë më shumë të mira të majtës sesa të djathtës. Do të mjaftonte për të rrëzuar kalanë e tyre prej rëre të paragjykimeve apo tendencave jo të sinqerta ndaj Berishës dhe Bashës nëqoftëse do të kujtonin, se krahas plot të mirave të tjera, ashtun si edhe krahas plot gabimeve, prej këtyre dy liderëve të PD-së të gjithë shqiptarët kanë dhe gëzojnë prej vitesh: 1 Rrugën e Kombit. 2 Heqjen e vizave për qarkullim të lirë në shumicën e vendeve të BE-së. 3- Anëtarësimin në NATO ! Po nga Edi Rama çfarë të mirash me interes të përgjithshëm mund të mbajnë mend shqiptarët? Kanabizimin e të gjithë vendit? Rritjen e frikshme e të pandalshme të papunësisë, varfërisë, çmimeve, emigracionit, kriminalitetit, informalitetit, pandershmërisë në proçeset zgjedhore, të betonizimit dhe kullëzimit mbi zonat dhe objektet e trashëgimisë historike, kulturore, monumentale, të gjelbëruara...”??? Dhurimin jo nga xhepi i vet, por nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë të rreth 200 milionë euro Becchettit, si gjoba nga Strasburgu?...Fotografitë vëllazërore me Vuçiç-in dhe Brnabiç-in, për firmosjen e Minishengenit Ballkanik, që i mundëson Serbisë realizimin e ëndrrës shekullore të daljes në Adriatik? Veprime të tjera në dëm të integritetit, sovranitetit dhe pavarësisë së plotë të Kosovës? Traun dhe taksën në Kalimash, në “Rrugën e Kombit”? 12 miljet kufi detar, që mund t’i mundësojë Greqisë gllabërimin e një copë deti Shqipërie të pasur me naftë e gaz???

Plot “të majtë shqiptarë nga “parajsat e Perëndimit” e justifikojnë animin dhe mbështetjen e tyre për “rilindjen” dhe për Ramën tek iluzionet optike, tek pamjet e jashtme. Sipas disave prej këtyre, “kur kanë ardhur në Shqipëri këto afro 8 vjet kanë parë ndryshime për mirë, si në rend e qetësi, në shërbim, mirëqenie, zbatim ligji”!!!???

Për këto "ndryshimet pozitive" që kanë parë, kur kanë ardhur rrallë e për mallë, 1 herë në 3-5 vjet, tek kullat 30- 40 katëshe, komplekset turistike në bregdet, të vilave në jug dhe jug- lindje të Tiranës, po të kërkojnë informacione të sakta, do të mësojnë se shumica janë fryte të kohës, të miliardave dollarëve apo eurove të kanabizit, të mafiozëve italianë Ndragheta, të mafias ruse, serbe, malazeze, arabe...Mund të jenë më mirë për nga niveli i jetesës familjet e tyre, nga fati se mund të kenë pasur punë me paga të mira, edhe në kohën e diktaturës, nga kapja, nën hundën e PD-së e të Berishës, qysh më 1991-1997, të pushtetit ekonomik nga “e majta e tyre” apo nga dollarët dhe eurot, që u sjellin ata, djemtë dhe vajzat emigrantë. Gjithashtu, po të kërkojnë informacione të sakta, më shumë nga burime ndërkombëtare se sa nga INSTAT-i qeveritar shqiptar, do të tronditen nga disa shifra. Po u bëj të njohur vetëm njërën: rreth 400 mijë familje nga gjithsejt 675 mijë familje, që ka sot në Shqipëri, janë varfëruar gjatë këtyre afro 8 vjetëve të qeverisjes Rama nga rritja e papunësisë, çmimeve të artikujve ushqimorë, të ilaçeve, biletave të avionëve, metrit katror për apartamente, korrupsionit,...Kur kanë ardhur pak ditë e jave në Shqipëri “emigrantët përjetësisht majtistë” e kanë pas të pamundur të futen në shtëpitë, kuletat, frigoriferët, raftet, të ulen në tavolinat e ngrënies të shumicës së familjeve shqiptare që mbijetojnë me paga minimale e mesatare në rreth 200- 300 dollarë apo euro dhe me pensione 150- 200 dollarë ose euro. E kanë pas të pamundur të shikojnë me sytë dhe kuletat e veta se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur rreth 50- 100% në krahasim me 2013 - tën e "Berishës së keq" apo me Gjermaninë e sotme, ndërsa pagat dhe pensionet në afro 8 vjetët e Edi Ramës janë rritur nga rimbursimet në çdo 1 prill, gjithsejt me rreth 25 %... Nuk kanë pas kohë edhe të shkojnë në tregje e të shikojnë me sytë e veta sesa kushton sot e të kujtojnë sesa kushtonte më 2013 1 kg mish, sallam, peshk, djathë, gjalp, vaj luledielli dhe ulliri, reçel, mjaltë, oriz, biskota, 1 pako 500 gr.makarona...As të shkojnë nëpër farmaci, spitale, hipoteka, gjykata, zyra ministrishë, drejtorishë të përgjithshme, agjensishë dhe institutesh qeveritare, ku hallexhinjve u zbrazen kultetat, u bie të fikët apo u humbin më kot muaj e vite për të gjetur të drejtën dhe marrë atë që u takon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat