A është gabimi i fundit i partisë që humbi, apo gabimi i parë i partisë që i fitoj zgjedhjet?

Opinione

A është gabimi i fundit i partisë që humbi, apo gabimi i parë i partisë që i fitoj zgjedhjet?

Nga: Rexhep Gashi Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:17
Rexhep Gashi

Zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme parlamentare, do të mbahen mend gjatë në jetën politike në Kosovë.

Këto nxorën fituesin e madhë – një lloj koalicioni mes partisë Vetëvendosje (VV) dhe listes zgjedhore ‘Vjosa Osmani’’ – që garuan me listë të përbashkët-në njëren anë dhe :

Humbësin më të madh Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) – së paku në bazë të numrit të votuesve dhe ulëseve në parlament.

E pazakont për demokracin parlamentare por kjo listë e përbashkët (VV dhe lista Vjosa Osmani) fitoi jo më pak se 58 ulëse në kuvend (50,8%).

Dhe në bazë të kësaj e zgjodhi kryeministrin dhe qeverin vetëm me minoritetet jo shumic (67 vota), si dhe synon zgjedhjen e presidentes nga kjo listë zonjën Vjosa Osmani – që kundershtohet nga partit tjera parlamentare në opozit.Po a eshte e mjaftueshme zgjedhja e presidentes pa bashkpunim me partitë tjera opozitare?

-A eshte mjaftushëm stabile kjo qeveri (67 vota),pa koalicion me ndonjëparti tjeter parlamentare-shqipëtare? - Kur themi kete kemi parasysh se ne interes te votuesve te Kosoves eshte krijimi i institucioneve stabile dhe prodhimi i ligjeve të dobishme per vete ata qytetaret e Kosovës. – Natyrisht koalicioni i fituesve (VV-Lista V.Osmani)-me nje parti tjetër parlamentare ne kete rast p.sh Lidhja Demakratike e Kosoves (LDK) me kryetarin e ri L.Abdexhiku – do të rriste stabilitetin e brendshëm ( mbi 80 ulëse) ashtu edhe ne planin nderkombtar ne raportet me miqte e Kosoves (SHBA, dhe vendet tjera të QUINTIT). Kur flasim për stabilitetin e brendshëm;

1.Do të siguronte kourumin per zgjedhjen e pretendentes per presidente.

2.Do te kalonte me lehte ligjet ne te mire te qytetareve,perfshire edhe marrveshjet nderkombetare.

Druajse edhe me kete rast mbizotruan teket dhe inatet personale dhe egoizmi politik, qe perkunder fitores se madhe ne zgjedhje- nuk ofrojne zgjidhje sa eshte pritshmeria e madhe e qytetareve. Si perfundim; Do to jete e veshtire qe te krijohet kuourumi edhe nga partitë opozitare per zgjedhjen e presidentes edhe perkunder presionit te miqëve nderkombetar;ShBA-ve dhe ambasadoreve tjerë te QUINTIT. Pra qe te perfundohet me krijimin e te gjitha institucioneve ne Kosovë. Ne anën tjeter qytetarët duan zgjidhje te problemeve te grumbulluara me vite e jo zgjedhje te reja te rradhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat