Të gjitha qeveritë me radhë deri në këtë të fundit kanë bërë shumë pak për tri shtresa shoqërore

Opinione

Të gjitha qeveritë me radhë deri në këtë të fundit kanë bërë shumë pak për tri shtresa shoqërore

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 23 mars 2021 Në ora: 22:55
Kryeministria

Të gjitha qeveritë me radhë deri në këtë të fundit kanë bërë shumë pakë për tri shtresa shoqërore:

1. Për personat me Dawn Syndrom,

2. Për pensionist dhe

3. Për familjet me asistencë sociale.

Saharë ka patur ngritje rrogash në nivel vendi këto tri kategori janë anashkaluar me ngritje pensionesh apo ndihmash minimale , që nuk e kanë përmirësuar as për se afërmi pozitën e tyre materiale të cilën e kanë merituar krahasuar me kategoritë tjera të të punësuarave .

Më shumë se shteti këto tri shtresa shoqërore i kanë ndihmuar bizneset private  dhe organizatat e ndryshme humanitare, veçanërisht personat me Down Syndrom.

Këto ditë biznesmeni nga fshati Budakovë ,komuna Therandës Shaqir Palushi ,ka premtuar ndërtimin e fabrikës për prodhimin e ambalazhit nga letra në të cilën do t'i punësojë në fillim 50-të persona me Dawn Syndrom.

Z.Palushi edhe pse nuk e bënë publike ka ndihmuar shumë familje dhe individë në nevojë në periudhën e pas luftës: Ka ndërtuar shtëpi banimi për strehimin e familjeve pa kulm mbi kokë , ka blerë banësa për strehimin e veterinave të luftës dhe strehimin e familjeve të dëshmorëve, gati në mënyrë të përditshme ndihmon individ dhe familjet në nevojë me mjetet financiare vetanake nga të hyrat e biznesit të tij.

Z.Shaqirë Palushi , ka ndihmuar aq shumë individ dhe familje në nevojë sa që është e pamundur të përfshihet numri i tyre në këtë rrëfim dhe vendbanimet nga të cilat janë.

Biznesmeni z.Shaqir Palushi, ka ndihmuar edhe individ dhe familje andej kufirit në Shqipëri, ato familje dhe individë të cilët e kanë ndihmuar luftën në Kosovë, dhe pas luftës janë ballafaquar me kushte të vështira të jetës.

Po të vazhdonin emisionin humanitare edhe të tjerë ndërmarrës si z. Shqir Palushi , numri i familjeve dhe individëve në Kosovë , të cilët vuajnë pasojat e një varfërie ekstreme do të reduktohej në mënyrë të dukshme.

Shpresohet që ky rrëfim të sensibilizojë edhe shumë ndërmarrës tjerë  që kanë shpirt të madh, dhe janë bujar dhe fisnik si z.Shaqir Palushi ,do t'i ndihmojnë individët dhe familjet në nevojë për t'ia u shëruar dhimbjet nga vuajtja e varfërisë dhe mjerimit.

Edhe pse nuk bëhet publike, numri i familjeve dhe individëve që jetojnë në varfëri ekstreme dyshohet  të jetë mjaftë i madh në vendin tonë, prandaj është akt human që të ndihmohen këto familje dhe këta individ që të mos vuajnë nën kataklizmin e varfërisë dhe mjerimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat