Propaganda serbe anti-shqiptare e mbështetur në gënjeshtra nuk ka të ndalur

Opinione

Propaganda serbe anti-shqiptare e mbështetur në gënjeshtra nuk ka të ndalur

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:46
Adem Bytyçi

Serbia fashiste gjenocidole anti-shqiptare në periudhën kur shqiptarët e Kosovës të shpërndarë në formacione politike të ashtuquajtura subjekte-parti politike po përplasën njëri me tjetrin se cili do të jetë në krye të vendit Kosovës, Serbia po vazhdon avazin e vjetër të gënjeshtrave mesjetare anti shqiptare, duke përfillur Maximen e tyre të moçme se "Rrena që përsëritet disa herë shndërrohet në të vërtetë"!

Këto ditë mbi këto gënjeshtra dhe shpifje po e përgatitë xhirimin e filmit për "Shtëpinë e verdhë", aty ku kishte shpifur Senatori Dick Martih , kinse shqiptarët gjatë luftës kishin manipuluar me Organe "njerëzore" të civilëve serb të zënë rob!

Edhe pse Prokuroria ndërkombëtare për krime lufte ,ka hudh posht si të pa vërteta këto insinuata të Senatorit zviceran Dick Martit, për shpikjen e të cilave kishte marr miliona franga nga shtetit serb për mes ambasadorit të tyre në Zvicër, prapë se prapë Serbia fashiste ,gjenocidale dhe anti-shqiptare , ka vendosur të investojë miliarda për ta shndërruar në film raportin e Senatorit zviceran, me qëllim që të gënjejnë opinionin ndërkombëtar  mbi të pa vërteta të tmerrshme të cilat u referohen shqiptarëve në luftën e fundit të Kosovës  kundër serbeve.

Filmi do të jetë aq i trishtueshëm sa që opinioni ndërkombëtar do tronditet nga "krimet" monstruoze të shqiptarëve kundër " serbëve gjatë luftës të bazuara në gënjeshtrat dhe insinuatat e Senatorit zviceran ,Dick Martit, kundër  shqiptarëve , të cilat nuk do të  mund t'i imagjinonte  mendja e shëndosh e njeriut!

Serbia ka filluar të angazhojë Artistet më me famë botëror të Hollivudit, për xhirimin e një fillim  anti shqiptar të titulluar : "Shtëpia Verdhë" të bazuar në shpifje të gënjeshtrave dhe të pavërtetave më monstruoze  për ta diskredituar luftën e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës kundër Ushtrisë dhe policisë serbe, e cili bëri krimet më makabre të luftës kundër popullsisë civile shqiptare të Kosovës në luftën e fundit 1998-99...

Ministria e jashtme e Kosovës duhet të mobilizojë të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës në botën e jashtme ,për të informuar opinionin ndër- kombëtar dhe për të protestuar me forcë pranë të gjitha kancelarive ndërkombëtare dhe Europiane, kundër kësaj propagande makaber anti-shqiptare të Serbisë, që ka të bëjë me xhirimin e një filmi nga ana e Serbisë të bazuara në trillime dhe të pa vërteta me qëllim të diskriminimit të një lufte të drejtë të një populli liridashës, kundër të cilit shteti serb ka bëre krimet më makabre të luftës për të cilat është në dijeni i gjithë opinioni ndërkombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat