Ganimete Musliu, si s’të vjen turp ta ofendosh vajzën 7 vjeçare të Albinit?!

Opinione

Ganimete Musliu, si s’të vjen turp ta ofendosh vajzën 7 vjeçare të Albinit?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 mars 2021 Në ora: 09:30
Albin Kurti, Ganimete Musliu

Gjithnjë kam pasur bindjen se vetëm femrat mund ta çojnë përpara Kosovën, vetëm ato janë të denja për të qenë prijëse të proceseve politike në Kosovë. Pavarësisht se ka ndonjë politikane që bën përjashtim, qëndrimi dhe besimi ndaj femrave në politikë nuk mungojnë.

Fatkeqësisht kemi edhe të atilla që të bëjnë të mbash kokën më duar, me veprimet e tyre të shëmtuara, të gërditshme që shfaqin anën e errët të femrës, mbi të gjitha të njeriut. E tillë është deputetja e PDK Ganime Musliu. Ganja siç e thërrasin ndryshe, shpërfaq anën më të errët të femrës, të një injoranteje, të një të paditure që nuk i gjendet soji. Nuk mund të kuptoj se si dikush e voton atë për deputete, a thua çfarë niveli inteligjence kanë ata që e votojnë një femër të pavlerë, injorante dhe mbi të gjitha të gërditshme. Ganja të bën që edhe femrën mos ta duash, që është krijesa më e bukur që ekziston. Fatkeqësisht, Ganja është deputete, eu mjerë Kosova çfarë deputete ka. Ganja, e cila është fatkeqësi për politikë shqiptare në Kosovë, së fundmi preku në familje kryeministrin Albin Kurti. Ka mijëra mënyra, forma për të qenë kritik ndaj dikujt, në këtë rast të Albinit, të kritikosh brenda normave të lejuara politike.

Derisa e kritikon tjetrin për mendime politike, për vendime po ashtu politike është krejtësisht normale dhe njerëzore, mirëpo ta kritikosh dike në familje, në moral dhe dinjitet kjo është poshtërsi, që vetëm një njeri pa dinjitet mund ta bëjë. Të prekësh tjetrin në familje, në këtë rast vajzën e vogël, vetëm se tjetrin nuk ke nga “ta kapësh” dëshmon më së miri superioritetin e tjetrit ndaj teje. Mos reagimi i Albinit ndaj fyerjeve të Ganës ndaj familjes së tij dëshmoi më së miri nivelin, edukatën, moralin që tjetri ka edhe kur e godet nën brez.

Më e turpshme akoma më shumë është fakti se askush nga PDK nuk u distancua nga ofendimet, nga gjuha e Ganimete Musliut, për të shpërfaqur mungesën etikës njerëzore. Nuk më befasojnë këto veprimet nga Ganja, as nga PDK,tashmë e kanë dëshmuar veten për nivelin e tyre, tanimë e kanë dëshmuar se pushteti, paraja për ta është çdo gjë. Tanimë që janë në opozitë janë në gjendje të bëjnë çdo gjë për të sulmuar tjetrin. Nuk iu ka faj Albini, aq më tepër një engjëll i vogël si vajza e tij që e kanë humbur pushtetin.

Të kujtojnë pak për dëmet që i kanë bërë vendit, për hajninë e madhe, të cilat quan tek ndëshkimi që iu dha populli me 14 shkurt. PDK dhe Ganja dëshmuan edhe një herë së për ta pushteti është çdo gjë. Kjo marrëzi e tyre, është një satisfaksion akoma më i madh për popullin për të kujtuar se sa mirë kanë vepruar me 14 shkurt. Asgjë nuk do të jetë 14 shkurti, çfarë do të jetë në zgjedhjet e ardhshme. Ganja, dhe tipat si ajo, janë fatkeqësi për familjen, shoqërinë, dhe për popullin kur marrin përgjegjësi për të përfaqësuar. Njeriu i lig fyen tjetrin në familje, kjo nuk është politikë, kjo është idiotësi....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat