Partia Demokratike e Shqipërisë simbol dhe mision demokracie, lirie dhe eurointegrimi

Opinione

Partia Demokratike e Shqipërisë simbol dhe mision demokracie, lirie dhe eurointegrimi

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:48
Skënder S. Kapiti

Partia Demokatike, formimi, lindja dhe politika e saj është tashmë simbol lirie,demokracie,patriotizmi dhe eurointegrimi. PD ka të hipotekuar në jetëshkrimin e saj një thesar e pasuri të jashtëzakonshme kombëtare; ka meritën e shëmbjes së diktaturës komuniste e antihumane dhe ripërtëritjen e kombëtarizmit , të zëvëndësimit të ideologjisë komuniste sllave  ‘’proletarë të të gjitha vëndeve bashkohuni “ me ideologjinë kombëtare të rilindasve të mëdhenj“shqiptarë të bashkohemi”.

Partia Demokratike lindi si shpresë  e cila edhe sot, edhe pas 30 vitesh tranzicion është po besim e shpresë e madhe për shqiptarët. Pavarësisht se PD në qeverisje dhe në  politikë edhe ajo ka gabuar sepse në politikë nuk ka pagabueshmëri , pasi edhe vetë  njerëzorja gabon. Por PD-së gabimet  i janë imponuar nga rrangallet dhe nga trashëgimia e keqe publike ideologjiko-politike e komunizmit,prej nga edhe doli Shqipëria, si dhe nga alternativa majtisto-socialiste që është pasuesja e ish Partisë Komuniste.

Partia Demokratike ka meritën e madhe si reformatore dhe si ripërtëritëse e vlerave fisnike, kombëtare dhe patriotike; hapjen e rrugës së demokracisë, zhvillimit kapitalisto-liberal si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike, antarësiminnë NATO dhe për liberalizimin e vizave.       

PD  e nxori Shqipërinë nga sketerra komuniste e cila e kishte falimentuar shtetin dhe shoqërinë shqiptare aq sa në vitet e agonisë së saj nëse nuk do të nderhynin Europa dhe SHBA në Shqipëri do të kishte pllakosur epidemia e urisë.

Kundërshtarja politike e PD-së , Partia Socialiste në 8 vitet e pushtetit të parë të saj 1997-2005 ishte një fatkeqësi e madhe sepse me revoltat antidemokratike të vitit 1997  e për 8 vite më pas ajo montoi sistemin e korrupsionit rezultat i së cilës Shqipëria nuk e mori vetem akoma as deri më sot. Po këtë avaz kriminalo-korruptiv e ashtuquajtura e famshme Rilindje Socialiste vetëm sa e shumëfishoi duke e rrënuar dhe degraduar deri në falimentim shtetin dhe sistemin  si dhe prej keqeverisjes së saj Shqipërisë as nuk iu hapën as bisedimet pë Antarësimin në BE, por ndodhi e kundërta ajo që Shqipëria ka rrëshqitur në regres ku për t’i hapur negociatart asaj i kërkohet që të plotësojë 15 kushte shtesë, kushte të cilat tregojnë se Shqipëria, demokracia dhe standardet demokratike vetëm sa janë përkeqësuar, pasi sikur të mos mjaftonin këto Riindja i ka dhënë shtetit shqiptar fizionominë e një narkoshteti dhe krimo-korrupsioni institucional të pashëmbullt.

Sot , kur PD-në e drejton Lulzim Basha , kryeministri në ardhje me zgjedhjet e 25 Prillt 2021, e gjithë struktura majtiste , enveriste, kriptokomuniste dhe “agjenturat” e maskuara  pseudodjathtiste sulmojnë , shpifin e intrigoijnëe lloj-lloj gënjeshtrash e trillimesh kundër tij, sepse z. Basha është krejtësisht ndryshe nga ata dhe te i cili populli dhe demokracia kanë besimin dhe shpresën se Shqipëria do ndryshojë . Se tashmë me qeverisjen e re me kryeministëre Bashën , Partia Demokratike do ta nxjerrë Shqipërinë dhe ajo do të ndahet nga ky  tranzicion traumatik , i dhimshëm dhe i tejzgjatur.

Pra me Bashën kryeministër do realiziohet misioni dhe vizioni i tij , e që është në vazhdën e misionit historik të PD-së e që si mision ato janë , shteti ligjor, demokracia, liria, morali, patriotizmi, zhvillimi,proamerikanizmi dhe integrimi në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat