Shteti bashkëkohor në mbrojtjen dhe sigurinë në interes të shtetit

Opinione

Shteti bashkëkohor në mbrojtjen dhe sigurinë në interes të shtetit

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 2 prill 2021 Në ora: 08:21
Ilustrim

Një  përpjekje të një analize për rolin e shtetit bashkëkohor në mbrojtjen dhe sigurinë dhe funksionimit të institucioneve të saja, me qëllim të mbrojtjes të interesave vitale të shtetit dhe qytetarëve. Pra qëllimi është të tregohet se një shtet bashkëkohor, si realitet shoqëror, në fazat e saja të zhvillimit mban po këtë rol. Të tregohet dhe të nxirret mendimi apo konstatimi, se a është funksioni i shtetit të zhvilloj dhe luaj funksionin e mbrojtjes dhe sigurisë ne ruajtjen e interesave vitale të shtetit dhe të mirave të popullatës, apo në ruajtjen e pushtetit.

Postulati i mbrojtjes dhe sigurisë dhe roli i shtetit bashkëkohor është primarë dhe është imperativ i politikës dhe qeverisë. Në veçanti ky postulat është prezent në fushatat parazgjedhore në luftën për arritjen e pushtetit dhe fuqisë.

Shteti duhet të synoj, që fuqia e mbrojtjes të jetë proporcionale në raport me vlerësimet të cilat tregojnë për kërcënimet dhe rreziqet e gjithmbarshme që vijnë dhe cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Shteti ynë disponon me instrumentet dhe mekanizmat e mbrojtjes sipas ligjeve, pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor – prokurial. Dispozitat Kushtetuese të mbrojtjes për funksionin e mbrojtjes të shtetit të Kosovës janë të qarta. Ligji i mbrojtjes dhe Ushtrisë, definon qartas vendin dhe rolin e Forcave të armatosura, institucioneve dhe qytetarëve të e Republikës së Kosovës. Megjithatë është një element kyç i paraparë në gjithë këtë. Elementi apo faktori që mbështet në “njeriun”, në njeriun si qenie e gjallë, pavarësisht gjinisë. Pra çka është ajo që institucionet e sistemit jo mjaftuar mbështesin, e që quhet “njeri”?

Njeriun apo personin, të cilin e zgjedhim për një profesion të caktuar, të cilin dhe e shkollojmë, aftësojmë, avancojmë ofrojmë karrierë dhe në vazhdimësi verifikojmë aftësitë. Po si e bëjmë verifikimin? Verifikohet lojaliteti ndaj shtetit që ka. Përmes detyrave dhe rezultateve të cilat shkojnë në interes të shtetit, e jo partisë si zakonisht që tek ne është prezente kjo dhe bëhet hapur, jo ndaj autoritetit, jo ndaj një personaliteti të fuqisë politike, personave të pushtetit. Verifikim përmes detyrave të punës të cilat kontribuojnë që shteti të funksionoj më mirë dhe efikasitet. Verifikojmë kontributin që jep për pasqyrën e shtetit. Verifikohet në aftësitë që të sfidohet në vendin dhe pozitën që mbanë. Sa është i aftë, që përmes pozitës që ka, të avancoj pozitën diplomatike të vendit. A mban qëndrim që shkon në dobi të shtetit.

Qeveria dhe partitë politike duhet të kenë dhe tregojnë vullnet politik në bërjen e prioriteteve dhe me këtë të kontribuojnë në rritjen e fuqisë mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Buxheti i shtetit është. Poashtu janë obliguesit tatimor që e bëjnë, dhe këta kanë të drejtën të presin një mbrojtje stabël të vendit dhe një pozitë më të mirë materiale të pjesëtarëve të Forcave të armatosura, si dhe një shpërndarje më të mirë të buxhetit sipas prioriteteve.

Zyrtarë të shtetit, që kontribuojnë në atë që shteti të humbë sasi të mëdha të parave të taksapaguesve duhet ti plotësojnë nga të ardhurat vetanake. Të gjitha paratë ,pagesat e bëra që kanë shkuar në dëm të shtetit ndaj personave duhet të merren sanksione ligjore. Ky do ishte rast që shërbimet publike të lirohen nga kuadrot politike duke zënë vend kuadrot  kompetente. Kuadrot që njohin fushëveprimin si nga rregullat dhe obligimet, rrallë do gabonin. Po dhe duhet të jenë të vlerësuar dhe shpërblehen. Kjo përbën mbrojtjen e sistemit, mbrojtjen nga ndikimi i personave nga partitë politike në zbatimin e ligjshmërisë dhe normave juridike në organet ekzekutive, mbrojtja nga korrupsioni dhe kriminaliteti. Kjo është mbrojtja nga krimi i organizuar dhe mbrojtja e shtetit nga vetë shteti.

Në rastin kur shteti nuk kontrollon veten, kjo gjatë ishte në Kosovë, përmes strukturave dhe rregullatorëve të pavarur të cilat duhet ta mbrojnë, mund të vije në aso situate që jokompetetntët dhe joprofesionistët ta rrënojnë duke i shkaktuar dëme materiale dhe dëme të mëdha në pasqyrën dhe prestigjin e vendit.

Në funksionin e mbrojtjes më e rëndësishme është që të kemi të zgjedhur në forcat e armatosura pjesëtarë të përzgjedhur të verifikuar, të arsimuar, të aftësuar dhe luajal ndaj Forcave të armatosura i cili gjatë arsimimit dhe karrierës është drejtë i orientuar, në vazhdimësi i verifikuar, të ketë shtytje me mbështetje dhe i motivuar për të kryer, në cilado kushte, funksionin e mbrojtjes së shtetit dhe atdheut.

Siguria si prodhim dhe sikur mall qëndron gjatë në shkallën më të lartë. Në çfarë e mbështesim këtë? Fakti se jeta e njeriut është vlerë parësore, atëherë këtë duhet mbrojtur. Çka do thotë kjo? Jeta e njeriut, kafshëve dhe botës së bimësisë luajnë rolin qenësor në ekzistencën e planetit. Nga kjo themi se me kujdes duhet të sillemi për shëndetin e njeriut si dhe aftësive psiko-fizike që ai të funksionoj. Rëndësi dhe kujdes të kemi edhe për ujin, ushqimin, mjedisin, kualitetin e tokës dhe ujit si resurse natyrore.

Institucionet e sistemit në shtet duhet përkujdesur për sigurinë dhe jetën njerëzve. Funksioni i sigurisë së vendit, nuk guxon të mbështetet në tregtimin e informatave e një personi nga politika, pushteti dhe sistemet e sigurisë. Këtë, shteti i cili synon të jetë bashkëkohor, duhet ta çrrënjosi njëherë e përgjithmonë. Politika e kudrave në strukturat e sigurisë është çelësi i suksesit për sigurinë e vendit.

Në pozitat kyçe në strukturat e sigurisë në të gjitha institucionet e shtetit, që nga Presidenti  dhe Kryeministri i vendit e gjerë tek bashkësitë lokale, duhet zgjedhur dhe vendosur kuadro me kompetencë, profesionalisht të ngritur  dhe që kanë integritet. Të gjithë këta kanë rëndësinë në funksionin e sigurisë dhe duhet zgjedhur sipas ligjit dhe të njëjtat principe.

Shteti duhet ballafaquar me faktin se taksapaguesit nuk mund të paguajnë më pa limit dëmet milionëshe të shkaktuara nga joprofesionalizmi i administratës së shtetit. Në mjetet e informimit dhe mediet kemi hasur mjaft shembuj se sa dëmet i janë shkaktuar shtetit dhe janë paguar nga humbja e privatizimit të egër, koncesioneve, kontratave të dëmshme, arbitrazhit, veteranët e jashtëligjshëm, kompensimet për arrestimet dhe mbajtjeve në paraburgim.

Roli i mbrojtjes nga shteti është edhe brenga për gjendjen ekonomike të qytetarëve të saj, kontrolli dhe mbikëqyrja e masave të marra  që kanë ndikim në gjendjen e gjithmbarshme ekonomike të vendit. Si shembuj marrim: pastrimin e lumenjve dhe kanaleve, masat e mbrojtjes nga vërshimet, pyllëzimin në veçanti aty ku mban rrezik nga rrëshqitja e tokës të gjitha këto në kuadër të ligjeve dhe rregulloreve. Bashkëpunimi rajonal në rrafshin e mbrojtjes nga vërshimet është i domosdoshëm. Trajnimi i qytetarëve të bëhet direkt apo indirekt.

Sipas mendimeve të dhëna në këtë punim, mund të marrim si një përfundim, se “njeriu” është çelësi i të gjitha ngjarjeve.

Të mos anashkalohet edhe shqyrtimi apo trajtimi i mbrojtjes së shtetit nga vetja dhe aparati i sajë.

Kontrolli jo i mjaftuar dhe jo adekuat, si dhe mungesa e vullneti politik nga ekzekutivi dhe gjyqësori rrezikojnë dëmtimin dhe dobësimin e funksionit të fuqisë mbrojtëse dhe sigurisë së vendit. Në këtë kontekst kërkohet:

Profesionalizëm në të gjitha nivelet, pa ndikime politike.

Puna e strukturave të rregullatorëve, jashtë ndikimit të përfaqësuesve politik dhe qeveritarë.

Veprimi i përfaqësuesve politik sipas urdhrit të strukturave rregulluese.

Sistemi arsimor dhe edukues të përmbaj edhe funksionin e mbrojtjes dhe sigurisë nga ai parashkollor gjerë te mosha e tretë.

Informimi në kohë dhe aftësimi i qytetarëve për të gjitha format relevante të kërcënimit dhe rrezikut.

Të bëhet verifikimi i përhershëm apo periodik, kontrollit dhe mbikëqyrjes të gjitha kuadrove në institucionet e sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë.

Të punohet në motivimin dhe shpërblimin e kuadrove profesionale.

Si parësore dhe imanente, me zgjedhjen e presidencës, Presidentja znj.Vjosa Osmani në koordinim me Kryeministrin z.Albin Kurti duhet zgjedhur dhe emëruar drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës.

Përfundimi i dhënë ka për qëllim për një nismë të shqyrtimit të faktorëve të sistemit të vendosjes në të gjitha nivelet. Çelësi qëndron në atë, që ligjet dhe normat të zbatohen për të gjithë, ku nuk do ketë të privilegjuar dhe të mbrojtur. Në këtë mënyrë mbrohet shteti, mbrohet nga njeriu si person. E ruan Presidenti dhe Kryeministri i vendit, kryetarët e komunave, të bashkësive lokale, këshillit banesor dhe çdo qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat