A ka gjasa që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme?

Opinione

A ka gjasa që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 2 prill 2021 Në ora: 15:37
Ilustrim

Sipas diskutimeve dhe nivelit të dëshpërimit të deputetëve të partive opozitare për shkak të humbjeve katastrofale të zgjedhjeve të parakohshme, në seancën e Parlamentit dt .2 Prill 2021, rezulton dyshimi i bazuar se ,për fat të keq, vendi përsëri mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme  në situatën më të rëndë në të cilën gjindtë Kosova dhe qytetarët e saj  në të gjitha fushatë . 

Shkaku kryesore, që mund ta dërgojë pa të drejtë vendin përsëri në zgjedhje të parakohshme  është mos harmonizimi i qëndrimeve të subjekteve  politike të opozitës dhe pozitës, se kush duhet zgjedhur në postin e Presidentes ‐Presidentit të shtetit.

Edhe pse z. Vjosa Osmani, mori vota më shumë  se cilido deputet në zgjedhjet e fundit të parakohshme, që do të thotë se  zonj. Vjosë është kandidatja më e preferuara nga qytetarët e Kosovës për Presidente e Republikës.

Megjithatë, deputetët e ca subjekteve politike , të cilët humben pushtetin dhe privilegjet e shumta të pushtetit në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021, jo vetëm që kërcënojnë se, nuk do ta votojnë zon.Vjosa Osmanin për  Presidente, por nuk do t'ia bëjnë as kuorumin, sepse në seancën kur do të votohej zonj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës, thonë se, do ta bojkotojnë Parlamentin, një shembull ky shumë irracionale për një vend me demokraci të konsoliduar.

Sido që të veprohet lidhur me mospajtimet në mes pozitës dhe opozitës për të mos zgjedhur zonj.Vjosa Osmanin Presidente dhe vendi eventualisht të detyrohej të shkojë në zgjedhje të parakohshme,  partitë e opozitës duhet të jenë të vetëdijshme, se jo vetëm do t'i humbin zgjedhjet edhe më keq se në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021, por ca nga këto parti nuk do të mund ta kalojnë as pragun zgjedhor dhe fitoria e LVV-së, do të jetë edhe shumë më e thellë se në zgjedhjet e fundit të parakohshme si interes imediat i të gjithë qytetarëve të Kosovës, për t'i bindur ndërkombëtarët se Kosova është e aftë të ndërtojë shtet dhe të zgjedh në mënyrë demokratike institucionet e këtij shteti.

Pavarësisht pakënaqësive të atyre që humben zgjedhjet e fundit të parakohshme, sovrani kurrë nuk ka qenë më i vendosur që t'ia besojë z.Kurti dhe LVV-së, qeverisjen e vendit një mandat të rregullt kushtetuese edhe sikur vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme  në çdo dy apo tre muaj.

Ky është shkaku kryesor i logjikshëm dhe shumë i arsyeshëm, të cilin duhet ta kuptojnë të gjitha subjektet politike, që vendi mos të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat