Qytetarët duhet të mbrohen nga rreziku i skamjes!

Opinione

Qytetarët duhet të mbrohen nga rreziku i skamjes!

Nga: Agim Vuniqi Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:07
Agim Vuniqi

Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët... Po të kërkohej të drejtosh gishtin dhe të piketosh se kush duhet fajësuar për gjendjen ekzistuese në Kosovë; atë politike, diplomatike, energjetike të sigurisë etj., nuk mund të gjesh fjalë miradije për punën e qeverive deri më tash. Pastaj për të evidentuar të gjitha problemet e grumbulluara të duhen shumë gishtërinj.

Krahasimi është metoda më e mirë për të dalluar cilësinë qeverisëse, por edhe për të matur kapacitetin e saj veprues. Qeveritë e kaluara, një nga një, që nga qeveria Rexhepi, pastaj Haradinaj, Kosumi, Çeku e deri te ato tè fundit Haradinaj enHoti, nuk mund të krenohen për ndonjë kreativitet qeverisës, meqë përgjithësisht ato kanë dështuar, edhe për arsyen e thjeshtë se pranë tyre parakaluan shumë ministra matrapazë; të LDK-së, të AAK-së dhe të PDK-së, aspak nuk ndryshuan mirëqenien e popullatës, përveçse që ata u bënë më të rëndë-u pasuruan. Ndoshta është gabim individual fajësimi i qeverisë-qeverive se ata nuk patën instiktin e mirëqenies së përgjithshme, se për atë personale as që duhet të bëhet fjalë, dhe vërtetë instikti nuk është fare në lidhshmëri me pakon ligjore as qeveritare, planin zhvillimor, programin ekonomik, me masat për përshpejtimin e investimeve, zvogëlimin e tatimeve, rishqyrtimin e TVSH si avantazh apo pengesë e zhvillimit ekonomik...

Nuk është mjaft të betohesh në qytetarë, por duhet të bësh më shumë pēr ta, duhet që qytetarët të mbrohen nga rreziku i skamjes dhe t’ua mundësosh atyre që në mbrëmje të qetë të shkojnë në shtrat. Ndoshta nganjëherë mund të zbutet hidhërimi në PK-në dhe impotencën e saj në uljen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila vërtet nuk ka kaluar në valët e larta të violencës, por është afër. Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët. Pra gishti juaj duhet të fryhet dhe të merr formë gjigante për të përmbledhur të gjitha gabimet e qeverisë.

Dëshironi të dini pse janë aq dorëlirë..., merret vesh, në Kosovë çdo gjë është e politizuar; edhe gjyqësia edhe policia, mediat.., si do të pritni atëherë ndonjë ndryshim kur Kadia të gjykon, kadia të mbron. Ata të cilët janë të përcaktuar ta pasurojnē veten do të gjejnë gjithsesi mënyrën, nuk kuptoj si votuesi luan “kumarē” me shëndetin e tyre, nëse do të vazhdoj kështu edhe në tardhmen, atëherë do të jetohet vetëm nga ankesat. Deri më tash janë zgjedhur shumë deputetë pa farë eksperience profesionale (pak ka teknokratë dhe të pavarur) pastaj u rekrutuan si zyrtarë të lartë, shumë sish fituan tituj të lartë shkencor dhe kështu u ndërtua iluzioni.

Titistët sulmojnë enveristët dhe reciprokisht, ajo ideologji ka përfunduar dhe është pjesë e së kaluarës, por prapë zgjohet, rikthim mbrapa; është gabim të manipulohet me argumente të së kaluarës. Pastaj a nuk kanë dhimbje kur shohin familje të dëshmorëve me status të pa rregulluar, çka kanë bërë qeveritë e deritashme, apo ata duhet të jetojnë prej festës në festë, për ndonjë pako lëmoshe, po t'mos afatizoheshin zgjedhjet do të shtyhej ende votimi i ligjit të veteranëve të luftës. A duhet qytetarët të dinë sa para të pista qarkullojnë në Kosovë, e që janë stimulues dhe financues i kriminalitetit, të tëra ato para rrotullohen përmes korrupsionit dhe nëntokës kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat