Lojërat konspirative për ndryshim kufijsh

Opinione

Lojërat konspirative për ndryshim kufijsh

Nga: Xhavit Çitaku Më: 20 prill 2021 Në ora: 16:01
Xhavit Çitaku

Harta e ide të shumta për ndryshim kufijsh në Ballkan janë të hershme, të cilat kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha tek popujt e shteteve të këtij Gadishulli. Edhe sot e kësaj dite këto ide të ërrëta po qarkullojnë në zyra de kancelari të ndryshme dhe kësisoj sërish po lëkundet qetësia e brisht e krijuar pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, që, në të vërtetë, po rrezikohet destabiliteti i këtij rajoni, rrezik ky i cili me sa dukët nuk po ua vret veshin aq fort mekanizmave të vendosjes ndërkombëtare. Një sinjal i qartë për këto punë të ndyera e grabitçare u dha këto ditë me një projekt dërguar në adresë të Baskimit Europian, i cili ka të bëj me bashkimin e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare me Shqipërinë dhe të Republikës serbe të Bosnje Hercegovinës me Serbinë si dhe pjesën kroate tö kötij shteti me atë të Kroacisë.

Kjo ide dhe ky projekt i vizatuar në një hartë, sipas mediave të shumta, iu mvesh se e ka bërë Kryeministri slloven Janez Jansha, shteti i të cilit në gjysmën e dytë të këtij viti do të kryesoj Bashkimin Europian. Bile, sipas mediave, ky “ non paper” ka mundësi të jetë punuar në Hungari, për shkak të afërsisë se Janez Janshës me Kryeministrin hungarez, Orhan, i cili, po ashtu, ka një “ shpresë” që në këtë hallakami të përfitoj diçka në rajonin e Vojvodinës, pjesë kjo e okupuar nga ish- Jugosllavia. Mirëpo, i pari i qeverisë sllovene reagoj menjëherë, duke e cilësuar si një rrenë e atyre që nuk ia donë të mirën këtij vendi e posaçërisht udhëheqjes aktuale që po qeverisë . I ashpër ishte edhe Presidenti i këtij vendi, që e quajti të rrezikshëm vizatimin e kufijve të rinjë për Ballkanin, punë kjo që ka përfunduar me shpërbërjen e ish- shtetit jugosllav. Nuk heshti as Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili nuk beson që prapa këtij “ pamfleti” të rrezikshëm qendron Kryeministri slloven. Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha mendimin e saj në emër të Kosovës, duke qenë e vendosur se aty ku ka harta për ndryshim kufijsh pjesëmarrja e udhëheqësve të vendit tonë do të mungoj.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE, Peter Stano, në një deklaratë për shtyp tha se për këtë çështje çfarë po flitet në opinion kanë dëgjuar nga mediat dhe se në adresë të këtij institucioni nuk ka arritur asnjë projekt për të lëvizuar kufijt e tashëm ballkanik. Megjithatë, shumë media eurpiane e demantojnë këtë deklaratë të Stano-s, duke pretenduar se ai dokument jozyrtar tashmë qendron në zyrat e BE në Bruksel. E prerë për të mos prekur kufijtë është qeveria gjermane, e cila shpreh shqetësimin e saj për këtë lojë me zjarr që po luhet këto ditë. Po ashtu edhe ambasadori i SHBA-së në Slloveni ka deklaruar se kjo fuqi botërore respekton integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës në kufijt e përcaktuar në Marrëveshjen e Dejtonit. Në përgjithësi ky shtet është kundër coptimit të vendeve në rajonin e Ballkanit.

Pse hesht Serbia?!

E vetmi shtet që i ka futur veshët në lesh e nuk po reagon fare është shteti serb dhe udhëheqja e saj. Ç’është e vërteta, Presidenti serb Vuçiq është paksa i “zënë” me zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri dhe me përqindjet që do të fitojnë partit politike dhe atë sipas sondazheve “ serioze”, siç thotë ai, bile duke e akuzuar liderin e partisë demokratike, Bashën,dhe ish- Kryeministrin, Berisha, për përpjekje dhe zotim për të krijuar Shqipërinë e madhe. Pra, ai sulmon një vend tjetër për fshehur ambiciet e tij të vërteta territoriale ndaj fqinjëve Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Kjo heshtje lidhur me atë çfarë po qarkullom tash e sa ditë lidhur me “ korigjimin” e kufijve, të bënë të dyshosh se mos në këtë lojë të rrezikshme është e përzier pikërisht intelegjenca e këtij vendi në bashkëpunim me atë ruse, si dy shtete që gjithnjë kanë pretendime territoriale ndaj fqinjëve të tyre. Rusia pushtoi Krimen e Ukrainës, ndërsa këto ditë ka grumbulluar mijëra ushtar në kufi me këtë shtet në pritje të një urdhër për ndërhyrë në një pjesë të madhe për t’i ndihmuar separatistët pro- rus që po luftojnë për t’u shkëputur nga ky vend i lodhur nga lufta disa vjeçare. Ndaj nuk është edhe çuditshme që në të njëjtën kohë të dalë në sipërfaqe ky dokument që ka shqetësuar shtetet demokratike, të cilat nuk dëshirojnë të shohin edhe një tjetër tragjedi njërëzore që kishte ndodhur në fillim të këtij shekulli.

Ndërkaq, tashmë dihet hapur se Serbia në projektet e saj shoveniste e gllabëruese ka si pikësynim Kosovën dhe Republikën Serbe të Bosnje Hercegovinës dhe jo vetëm kaq. Thënë konkretisht, gishti duhet drejtuar kah udhëheqja aktuale serbe, e cila vetëm sa është zbatuese e projekteve të hershme të hartuara edhe nga Akademia e (jo) Shkencave dhe Arteve Serbe, kuptohet, aty ku ka mundësi e mbështetje nga shtetet me politik të njëjtë. Mendësia barbare serbe nuk ka pushuar ende në kokat e udhëheqjes të këtij shteti, i cili sikur po përgatitet për të ndërmarrë edhe hapa konkret për të realizuar ëndërrat pushtuese aq më shumë kur të kihet parasysh fakti se po blen armë më të sotifiskuara sidomos nga Rusia, por edhe nga Kina. Kjo dëshmon fuqishëm rrezikun që po i kanoset Kosovës dhe shtetit tjetër Bosnje Hercegovinës, por edhe Malit të Zi, shtete këto që Serbia nuk i vë në “ pullë” se mund t’i rrezistojnë një sulmi eventual.

E vetmja pengesë për të ndërmarrë një hap pushtues për regjimin serb është prania, sidomos, e ushtrisë amerikane në Kosovë, sepse po ta bënte këtë reagimi do të ishte fuqishëm dhe shkatërrues për forcat e armatosura serbe. Megjithat, do të ishte e udhës që SHBA, BE dhe NATO t’ia bëjnë me dije regjimit të Beogradit se nuk mund të luaj me zjarr se ndryshe pasojat do të jenë të mëdha e të pariparueshme për këtë vend, që është nxitësi i luftës së përgjakshme në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë dhe kryesi i gjenocidit më makabër në shekullin e njëzetenjë në këtë pjesë të Europës. Më mirë të reagohet e veprohet në preventiv para se të bëhet vonë. Është një matje pulsi, provokim, dëshirë apo realitet për ndryshuar kufijt edhe njëherë, mbetët të shihet gjatë periudhës së ardhshme, apo më mirë më thënë se a do të dalë në sipërfaqe se a është Kryeministri slloven ideator i atij dokumenti, të cilin do të mund ta shpalos kiur të merr kryesimin e Bashkimit Europian nga një gushti i këtij viti, apo prapa tij është Serbia dhe Rusia, që po mundohet të shtrij ndikimin e saj në Ballkan, duke e trazuar edhe njëherë situatën sikurse ishte në fillim dhe mbarim të viteve të nëntëdhjeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat