Përse non-paper i Janshes ekzistent apo i imagjinuar duhet të jetë problemi më i vogël i Kosovës

Opinione

Përse non-paper i Janshes ekzistent apo i imagjinuar duhet të jetë problemi më i vogël i Kosovës

Ruzhdi Peçani Nga Ruzhdi Peçani Më 24 prill 2021 Në ora: 09:24
Harta

Kosova sot përballet me probleme dhe sfida  shumë më të mëdha se dokumenti i Janez Janshës, për të cilin dhe nuk dimë se a ekziston? E gjithë ajo që ka ndodhur viteve të fundit në Kosovë, për korrigjimin e kufijve, shkëmbim territoresh dhe falje territoresh, deklarimet e zyrtarëve tanë të lartë për Bashkimin kombëtar, aq është identike dhe paraprakisht të njohura, kështu çdo njeri do gjendet në habi për atë që do shkruajnë mediat, si ato vendore po dhe ato rajonale, kështu të filloj të bëjë analizë për diçka që nuk do të ndryshoj e jo më të ndodhi. Dhe kësaj here është “non-paper” famoz i kryeministrit slloven Janez Jansha për hartën e rifigurimit të Ballkanit.

Edhe pse akoma nuk dimë, se ky dokument a ishte dërguar Komisionit Evropian, ngase shumica e neglizhonin, por si tekst i shkruar mund ta marrim si autentik. Po, pse do e merrnim? Po, ngase që të gjithë shkruanin dhe shkruajnë dhe tani. Po dhe sikur të mos ketë ekzistuar më parë po dhe tani, e gjithë ajo që përmban është hapur si temë legjitime. Atëherë,a është e mundur që djathtisti radikal Janez Jansha, njeriu i cili i pari i kishte uruar fitoren e paqenë Donald Trump, sëbashku me personin identik me te, e që ka fuqi edhe më të madhe në një shtet më të madh Viktor Orban dhe prap në një koordinim me Aleksander Vuqiç dhe Vladimir Putin, që ëndrron për një Bashkim Eevropian ndryshe, apo ky dhe me punë operative angazhohet në temën e dizajnimit të kufijve në Ballkan.

Se dyshimi mund të jetë i mundur. A mund të jetë ky një problem duke patur parasysh se Sllovenia së shpejti merre kryesimin e BE dhe se ndër temat kyçe do të kishte Ballkanin Perëndimor? Mendoj se këtu përgjigjja do ishte negative. Ngase, çfarëdo që ndokush do ëndërronte për shpërbërjen e Bosnjë Hercegovinës dhe Kosovës, për këtë nuk ekzistojnë mundësitë dhe asnjë shansë teorike të ndodhi kjo. Në veçanti kjo të bëhet politikë zyrtare e BE. Këso idesh si ajo për ndarje të Kosovës edhe fuqimisht janë hudhur. Të vetëdijshëm se kjo do shkaktonte efektin domino po dhe luftëra në Ballkanin edhe ashtu të trazuar.

Kjo parasë gjithash nuk i shkon në mendje dhe SHBA të cilat kanë dhënë aq shumë mund dhe investim për paqen në Bosnje e Hercegovinë dhe Republikën e Kosovës, dhe tani të lejonin një luftë potenciale. Tani më kur SHBA thellësisht është përkushtuar për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të obliguar Kosovë – Serbi me njohje reciproke.

Po, pse dhe si doli ky “non – paper”

A mund të qëndroj teza, kjo se në 2023 skadon marrëveshja 100 vjeçare e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Dhe se Turqia ka  decenie duke pritur skadimin e kësaj marrëveshje dhe të shtrijë pozicionin dhe interesat e saja gjeopolitike  në vende të përafërta nga civilizimi. Këtë e kërkon edhe Rusia dhe Serbia të cilat ndjekin filozofinë e “sllavofilisë”. Përderisa në këtë mes SHBA bashkë me BE  janë në një pozicion tjetër që të forcojnë pozitat e tyre gjeopolitike. Në këtë mes përplasjesh është Ballkani dhe një  “nonpaper” i Janshës, e që tani po mohohet si diçka e vërtetë nga vet ky dhe shteti Slloven. Kjo si një matje të tensioneve se deri ku mund të pranojnë ripozicionime shtetet e tanishme. Si zakonisht dokumente të tilla kryesisht të fabrikuara nga shërbimet sekrete të shteteve, për ne të njohura.

Ballkani përherë ishte një poligon, ku përplaseshin politikat e kësaj natyre. Këto nuk do ndodhin rastësisht pa identifikuar “lojtarët” që do bënin lojën, dhe së fundi patë lider në Ballkanin Perëndimor, si Thaqi-Vuqiç-Rama që do përqafonin pranimin e prekjes së kufijve, shkëmbim teritoresh apo korigjim kufiri.Fatamirësisht  një veprimtari e tillë u ndal fuqishëm nga Gjermania dhe SHBA-ja. Por kjo e fundit si matje tensioni me “nonpaper” po vinte nga vektori  Janez Jansha, Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiq, të cilët çështjen e djathtizmit evropiano-perëndimor po e dërgojnë nga niveli ksenofob në nivelin secesionist. Pra, nga niveli i mbylljes së kufijve në nivelin e ndryshimit të kufijve. Në Ballkan ky nacionalizëm secesionist po shprehet edhe me hegjemoni. Pra, aspiratat që shtetet në Ballkanin Perëndimor të dizajnohen si ekskluzive sipas doktrinës “sllavofile” serbomadhe dhe jo inkluzive sipas modelit të ngritjes së nacionalizmit shqiptar.

Doktrina “sllavofile”,nuk ishte rastësi marrëveshja për Minishengenin, kështu përveç përqendrimit të sllavëve pastaj shtrirjen e vet do synoj ta bëje me cilësime ballkanike, Dokumenti në fjalë i cili e heqë nga harta e shteteve Kosovën dhe e ndanë Bosnjën dhe Hercegovinën i shkon përshtati më së shumti Serbisë. Kjo e fundit dhe nuk mohon se dëshiron një gjë të tillë. Serbisë nuk i pengon bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, të kujtojmë se ideja për “Shqipërinë e Madhe” është pjellë e tyre, por i pengon shtetësia e saj. Në heqjen e shtetësisë së Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, Serbia mund të përfitonte territor dhe satisfaksion të madh nga Kosova dhe çdo herë, fatkeqësisht ka gjetur “lojtarët” e sajë që do ja bënin lojën brenda një qeverie në Tiranë se sa në Prishtinë, me ndarjen e Kosovës do mbyllte, përgjithmonë, edhe çështjen e Sanxhakut. Ndërsa nga Lugina e Preshevës me gjithë dëshirë do i heqte disa fshatra dhe qytetin e Preshevës.

Serbia nga Bosnja do përfitonte dhe  më shumë. Por, deri më tani dokumenti i cili nuk është publikuar si i plotë nuk flet për Maqedoninë e Veriut, një problem që kalon kufirin e Ballkanit Perëndimor dhe çështjen e Malit të Zi. Do ishte me këtë e pamundur të mos preket Pireu i Maqedonisë nga Bullgaria.

Nga këto ndryshime, më së shumti do përfitonte Rusia, Kina dhe Serbia. Rusia do arrijë që bashkë me Serbinë të krijoj një shtrirje të civilizimit ortodoks, ideologjisë të asaj si e quan Rusia “demokracia sovrane” dhe të gjeopolitikës në shkëputjen dhe kërcënimin e zemrës së tokës. Kina si bashkëpunëtore e ngushtë me Serbinë dhe Rusinë do ta shtrinte fuqishëm strategjinë e saj “Belt and Road Initiative” dhe kështu më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do ta shtrinte ndikimin e saj të plotë në Ballkan.

Këso idesh janë të rrezikshme, defaktorizuese dhe të dëmshme për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e vende tjera në Ballkanin Perëndimor. Ngase dhe janë dy qëllime madhore: Defaktorizimi i SHBA-së në Ballkan për të ia prishur interesat gjeopolitike, dhe për ne shqiptarët, humbjen e aftësisë për evoluim të brendshëm e drejtë krijimit të një shteti si të Enver Hoxhës ku centralizohet gjithçka dhe ai centralizim kontrollohet nga “sllavofilët” dhe civilizimi ortodoks.

Një ide e tillë edhe mund të hedhet dhe si karrem, që paraqet  një rrezik të madh për interesat shqiptare ,me që përflitet dhe shkruhet mjaftë për bashkimin kombëtar. Një gjë duhet kuptuar dhe mbajtur mend sot e gjithë ditën se shqiptarëve tani për tani u  duhet të qenurit e Kosovës dhe Shqipërisë, si dy shtete, dhe është ideale për shqiptarët. Kjo për faktin se ia humb fuqinë doktrinarëve sllavofilë të kontrollojnë qendrat e ideve të shqiptarëve, sepse duke qenë shqiptarët në një pozitë të pafuqishme dhe të brishta tani, centralizimi i ideve u mundëson kontrollimin e asaj qendre nga sllavofilët.

Shqiptarët duhet të ndjekin idenë e integrimit euro-atlantik ,zhvillimit perëndimor të kombeve dhe civilizimit. Shqiptarët nuk duhet të mashtrohen nga doktrinat shoviniste të doktrinarëve mbi krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, sepse askush nuk mendon projekte të tilla të mira për shqiptarët nëse këtë nuk e kanë bërë vet shqiptarët. Si që dihet synim i nazionalizmit shqiptarë është Shqipëria etnike ajo natyrale.

Integrimi i shqiptarëve duhet të jetë i vërtetë, jo një model ku Shqipërisë mund t'i bashkohet një pjesë e Kosovës dhe nga ana tjetër t'i amputohet një pjesë të jugut duke ia dhënë Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat