Trungu ILIRIK me shtete sllave

Opinione

Trungu ILIRIK me shtete sllave

Nga: Qemal Musliu Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:21
Ilustrim

Këto ditë po qarkullon si informatë kryesore, në portale të ndryshme elektronike, e në gazeta, harta e “publikuar nga kryeministri” slloven Janez Jansha. Në këtë hartë – skicë duken shtetet, tani ekzistuese dhe një Serbi, dikur nga hiçi, në një Pashallëk të Beogradit, në një Serbi marramendëse të madhe, që asnjë herë nuk ka qenë e tillë. Deri në XII-të, Gadishullin ILIRIK, ishte i banuar vetëm nga ILIRËT. Kur erdhën sllavët nga Karpatet Ruse, ata ishin punëtorë të krahut dhe quheshin nga popullata vendase shkije, që do të thotë skllav. Nga koha në kohë, kësaj bashkësie sllave, popullata vendase i dha: fusha, livadhe, male, djerrina dhe gjithçka që u nevojitej për ekzistencë. Më vonë këtyre ju mundësua edhe formimi i një bashkësie - Pashallëk, me territor të kufizuar. Me ardhjen e turqve në Gadishullin Ilirik, mori emrin Kosovë. Tani sllavët formuan, të është quajturën, Pashallëku i Beogradit, në viti më 1817. Dhe duke u zgjeruar 1833 , gjithashtu 1878, arritën deri afër Nishit te Molla e Kuqe, ku ishte kufiri turko – serb. Me largimin e Turqisë ata u zgjeruan në tërë, tani Ballkanin perëndimor. Jo vetëm kaq, por nga viti në vit, shpërndan popullatë sllave në tërë hapësirën shqiptare.

Iliria Antike, Serbia nga hiçi dikur dhe 1817,1833, 1878; dhe Serbia “nesër”?!

Banorët e parë të Gadishullit LIRIK ( Ballkan) ishin ILIRËT, e jo Serbët. Prof. Dr. Alexandër Stipçeviq

Dr. Werner Fassabend, ish ministër i mbrojtjes i Austrisë, i cili përkujtoi se kultura dhe e kaluara e ilirëve është pjesërisht edhe e kaluar dhe histori e austriakëve sepse edhe nëpër Austri ka jo vetëm vend gjetje arkeologjike të kulturës materiale, porse edhe ndonjë emër vendi me prejardhje ILIRE.

Ky shtete u rritë duke masakruar, dëbuar, e torturuar popullatën vendase, nga trojet autoktone: ILIRO- Shqiptare. Ky far shteti përmes gënjeshtrave, kudo në arën ndërkombëtare, dhe me ndihmën e Rusisë, të të gjitha kohërave u forcua dhe u rrit nga dita në ditë, nga viti në vit dhe nga koha në kohë. Serbët gjithë një duke i akuzuar, popullatën autoktone shqiptare, si ardhacak dhe që duan të bëjnë, Shqipërin të madhe, e në fakt, ata edhe sot po rritën, pa as më të voglin problem, me forcë, me faktet false, përmes mitit fetar dhe gjithnjë me përkrahjen ruse. Masakrat ndaj popullatës shqiptare dallon nga masakrat që u bënë, në Europë, e gjetiu, se të masakruarit ishin popull – autokton, mu në shtëpitë e veta.

Prandaj kjo hartë-skicë, pak ka të ngjarë të jetë vepër e Janez Janshës?! Ngjet të jetë “fabrikuar” diku jashtë kontinentit Europian. Gjithsesi reflekton edhe nga përmbajtja e, Elaborateve, të përgatitur që ma herët, për një Serbi të madhe e, sa më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat